Puna në të zezë është në rritje e sipër, paralajmëroj nga Oda e zejtarëve. Zejtarët ankohen se ekonomia gri “lulëzon” për shkak të punës joefikase të inspektoratit. Ata që punojnë në të zezë mund të regjistrohen, që të gjithë të kenë dobi. Esnafët e regjistruar në këtë moment kërkojnë punësimin e sahatçinjve, tornitorëve dhe zejeve të tjera. Për këto profesione paga mesatare është nga 300 deri në 500 euro.

Nuk mund ta kuptojmë se dikush me 2.800 denarë asistencë sociale mund të punojë ndonjë zeje, dhe nuk dëshiron të punojë te një zejtar i regjistruar ligjërisht? Jo vetëm zejtarët vuajnë nga kjo, por vuan edhe buxheti i cili mbushet më pak, derisa kemi zejtarë të paregjistruar “- tha Nikola Petrov nga Oda ekonomik e zejtarëve.

Edhe inspektorët i treguan problemet e tyre. Ata thonë se nuk kanë një numër të mjaftueshëm të inspektorëve dhe prandaj puna e tyre nuk është efektive. Shkelësit më të zakonshëm të ligjit janë auto-mekanikët, fotografët… Të gjithë këta është vështirë ti kapësh duke punuar në të zezë.

Kemi mungesë të kolegëve, sepse aktualisht jemi 20 inspektorë, prej të cilëve vitin e ardhshëm do të pensionohen gjashtë ose shtatë, kështu që mbeten shumë pak. Kompetencat janë të mëdha, ne veprojmë në rreth 40 ligje dhe 120 akte nënligjore “- u shpreh Biljana Srbinovska nga Inspektorati i Tregut Shtetëror.

Zejtarët besojnë se bizneset e regjistruara marrin dënime më të mëdha sesa që shteti i sanksionon ata që punojnë në të zezë.

Rregullat janë të vlefshme për ne dhe ne duhet të regjistrohemi, ti kemi të gjitha certifikatat e punës, paguajmë çdo muaj sa duhet, ndërsa dikush që punon 15 metra larg nesh është në njëfarë mënyre i përjashtuar nga këto çështje. Do ta kapë inspektorati dhe do ta dënojë me rreth 150 euro, një gjobë minimale dhe çfarë më tej? Ndërsa gjobat për ne janë nga 1 mijë deri 3 mijë euro”- pohoi Sllave Veljanovski, kryetar i Seksionit të automekanikëve.

Në vendin tonë ka 5 mijë zejtarë të regjistruar dhe vlerësimet janë se rreth dhjetë mijë punojnë në të zezë.

Loading...