Odise Roshi po rikuperohet shumë shpejt, pas operacionit të kryer në gju, ditën e hënë në Romë.

Ai ka postuar në Instagramin e tij, momentin teksa është ngritur në këmbë vetëm ditën e dytë pas ndërhyrjes, duke treguar se jo vetëm operacioni ka shkuar me sukses, por ai po përmirësohet dita ditës për t’ju rikthyer stërvitjes me ekipin turk.

Bashkangjitur videos sulmuesi shqiptar ka shkruar vetëm “Dita e dytë”, duke lënë të kuptohet përmirësimin e tij në një kohë kaq të shkurtër.

Mendohet se koha e nevojshme për të qenë në gjendje t’i rikthehet fushës të jetë 6 muaj, por duke parë shpejtësinë e reagimit të trupit të tij, mund t’a shohim shumë më shpejt duke luajtur.

Kujtojmë se dëmtimi i Roshit ka ndodhur në ndeshjen mes Ahkmat Grozny dhe Rubin Kazan.

Loading...