Nuk kemi ekipe të mjaftueshme. Kjo ka qenë përgjigja nga ndihma e shpejtë e Ohrit në telefonatën e gruas 81 vjeçe nga fshati Gorenc në Ohërit, tregon i biri i saj i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Së fundi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar, ndërsa edhe pse e kanë telefonuar urgjencën, nuk ka ardhur askush për ta ndihmuar dhe si pasojë, familjarët kanë rrezikuar duke e dërguar deri në Ohër.

Ohri si pikë turistike posedon vetëm dy ekipe të ndihmës së shpejtë në turne, edhe pse mbulojnë territor të madh në komunën e Ohrit dhe Debërcës. Situata rëndohet edhe për shkak të numrit të shtuar të vizitorëve gjatë verës.

Gjatë verës, për shkak të numrit të shtuar të turistëve, ndihma e shpejtë nuk mund t’u përgjigjet të gjitha thirrjeve, sidomos në vendet më të largëta dhe zonat e fshatrave dhe për këtë arsye, ekipet që i kemi merren me thirrjet dhe kontrollet me prioritet. Dihet kush janë thirrjet me prioritet- fatkeqësi trafiku, shtrëngim në gjoks, infarkt, kafshim nga grerëza dhe bleta. Dje ndodhi një situatë e tillë, njëri ekip ishte në thirrje ndërsa ekipi tjetër trajtonte një rast të pickimit nga grerëza – deklaroi Ajsel Zejnoska, drejtore e Shtëpisë së shëndetit, Ohër.

Nga Shtëpia e Shëndetit shprehen se nga Ministria e Shëndetësisë kanë kërkuar që të punësohen tre mjekë shtesë. Situatë e ngjashme është edhe në Strugë ku në dispozicion janë vetëm dy ekipe në turne që mbulojnë territor prej 60 mijë banorë.

Loading...