Rreth 56 persona u vranë dhe 379 u plagosën muajin e kaluar gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare në Afganistan, njoftoi sot OKB-ja, duke e cilësuar këtë proces zgjedhor si më tragjikun të regjistruar më parë në vend.

”Dita e parë nga tri ditë votime, 20 tetori, ka qenë më e përgjakshmja”, konstaton Misioni i OKB-së në Afganistan (MANUA) në një raport.

Rreth 251 të vdekur dhe të plagosur u regjistruan gjatë presidencialeve të 2014.

Asnjë proces zgjedhor nuk ka shkaktuar një numër kaq të madh viktimash që kur OKB-ja nisi të regjistrojë humbjet civile në Afganistan në vitin 2009.

”Në gjashtë muajt që paraprinë zgjedhjet, gati 500 afganë u vranë ose u plagosën, gratë dhe fëmijët përfaqësojnë më shumë se një të tretat e viktimave, dhe 245 persona janë rrëmbyer”, sipas misionit të OKB-së.

Loading...