Oliver Spasovski kërkon shkarkimin e drejtorit policor, për shkak të skandalit me “Roverin” në Greqi

Lidhur me ratin e shfrytëzimit të veturës “Range Rover Diskaveri Sport” me targa SK-9559-АL e cila më datë 2 gusht 2018 e drejtuar nga një polic, i punësuar në Sektorin për mbrojtjen e personaliteteve dhe objekteve të caktuara ka udhëtuar për në Greqi, pas hetimeve të kryera nga Kontrolli i brendshëm është zbuluar se është dërguar me urdhër të nënshkruar nga drejtori për siguri publike. Në deklaratën e tij, drejtori Vellkovski ka theksuar se angazhimin e personit zyrtar e ka bë për shkak të nevojës së domosdoshme, për shkak se gjatë kohë kanë ekzistuar kërcënime ndaj tij dhe familjes së tij, dhe për shkak se ditën e njëjtë ai ka qenë i angazhuar me punë lidhur me manifestimin për 2 Gushtin dhe për shkak të shkeljes së rendit dhe qetësisë gjatë festimit në Meçkin Kamen dhe për shkaqe që i kanë paraprirë kësaj ngjarje, ka vlerësuar se nuk është e sigurt që vajza e tij të udhëtojë vetëm, transmeton Gazeta Lajm. Për këtë arsye, ai ka vendosur ta angazhojë anëtarin e sigurimit të tij.
“Në këtë rast nuk është zbatuar tërësisht procedura për udhëtim zyrtar edhe përkundër urdhrit për udhëtim, nuk është nënshkruar vendim për udhëtim zyrtar. Për këtë arsye, ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski do t’i propozojë Qeverisë shkarkimin e drejtorit të Byrosë për siguri publike, Llazo Vellkovski”, njoftoi MPB.

Loading...