Olsi Teqja nuk do të jetë më futbollist i Shkëndijës së Tetovës. Pas vetëm një sezoni, mbrojtësi shqiptar është larguar nga kuqezinjtë tetovarë pasi i përfundoi kontrata me Shkëndijën dhe kampionët e Maqedonisë vendosën të mos rinovonin me të. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi i Shkëndijës në faqen zyrtare. Kuqezinjtë tetovarë falenderuan Teqjan për kontributin e dhënë te Shkëndija gjatë sezonit të fundit duke e ndihmuar skuadrën të fitonte kampionatin dhe Kupën e Maqedonisë. Tashmë Teqja është një futbollist i lirë në merkato dhe gjasat janë që ish mbrojtësi i Tiranës të rikthehet në Kategorinë Superiore.

Loading...