Olta Gixhari larg të qenit seksi, zhgënjyese me fotot e plazhit (Foto)

OltaGixhari

Pas bujës që shkaktoi në publik gjatë shfaqjes “Penetrimi i shpirtrave”, të koreografit Arian Sukniqi, aktorja Olta Gixhari ka nisur jetën argëtuese në plazhin e Dhërmiut, në shoqërinë e miqve të saj që punojnë në televizion.

Si natyrë aktive që është dhe e lidhur me detin, pasi është rritur në Durrës, ajo gjithë kohën është parë në lëvizje, duke shijuar në maksimum diellin, detin dhe bisedat plot humor me miqtë. Por, pavarësisht faktit se Olta është shprehur gjithmonë krenare për format e saj të kolme, duket se këtë verë e ka tepruar me ushqimin. Paparaci ynë e ka fotografuar aktoren në disa momente argëtimi në plazh, ku na jep mundësinë ta shohim ashtu siç është në origjinalitet, jo më nën efektet e fotoshopit apo “filtrave” të tjerë, që aplikohen zakonisht në foto nga të gjitha personazhet VIP.

Në fotot e shkrepura spontanisht, Olta duket paksa mbipeshë, jo shumë e tonifikuar dhe me këmbë të mbushura më shumë seç duhet. akti që aktorja ka bërë një jetë të larmishme, duke u argëtuar dhe duke shijuar ndoshta paksa alkoolin në tavolina me miq, e ka bërë të marrë pak më shumë kilogramë në trupin e saj, fakt që evidentohet në daljet e saj me bikini në plazh. Gjithsesi, ngjyra e kuqe e rroba banjove dhe modeli fin që ka zgjedhur, i shkojnë me format e saj të mbushura, me të cilat është ndier gjithmonë mirë. /panorama/

Loading...