D-r Zhan Mitrev, më 20 qershor 2017 (e martë) kreu operacion kirurgjik rekonstruktim të ndërlikuar në fëmijë nëntëvjeçare me sindromën “Marfan” të diagnosifikuar. Sindromi “Marfan” është shumë i rrallë te pacientët nga popullata femërore, më së shpeshti diagnostifikohet pas vitit të 10, ndërsa ndryshimet fizike vërehen që nga lindja (të gjatë, gracioz me ekstremitete të gjata, deformitete në kraharorë, gishta të gjatë dhe të hollë, kifoskoliozë, mish të lartë të dhëmbëve, abnormalitete dentare, miopi tek 75% e pacientëve). Manifestimi kardiovaskular është me paraqitje të anevrizëm të rrënjës së aortës, rënie të pjesës së parme të fletëpalosjes mitrale. “Tek pacientja tendenca ishte të mbahet indi natyral dhe të mundësohet rritje dhe zhvillim normal. Për këtë edhe u vendos të bëhet rekonstruim i rrënjës së aortës sipas teknikës Tirone David ku është mbajtur valvula natyrale te pacienti, me çka është forcuar unaza e aortës native. Valvula është reimpantuar (përsëri e krijuar) në protezë të veçantë nga Albograft 28mm e cila është vendosur në pozitë të pjesës fillestare të aortës dhe me cilën është bërë rikonstruimi i vetë rrënjës. Pastaj, në protezën e njejtë përsëri janë krijuar hapje ku janë dy arteret kryesore koronare. Proteza është 28mm me të cilën u rikonstrua rrënja koronare u ndërlidh me protezë 20mm me të cilën u ndërrua aorta e sipërme. E njëjta, është qepur në lakesën aortale. Me ehokardiografi transezofageale është vërtetuar se valvula funksionon me rregull”, transmeton gazeta Lajm.

U takuam me nënë e saj në repartin për kujdes intensiv e cila është falënderuese për jetën e shpëtuar dhe fati që fëmija e saj të jetë në “duart më të mira” të medicinës. “Fëmija ishte përcjell kohë të gjatë për shkak të zhurmës në zemër dhe kryenim kontrolle të rregullta, me çka aorta ishte në zmadhim. Pas rekomandimit u lajmëruam për kontroll këtu dhe pas kontrollit nga d-r Ivan Milev dhe konsultimit me d-r Zhan Mitrev ishte bërë operacioni i suksesshëm”, sqaroi nëna. Deri tani, në spitalin e Specializuar ZHAN MITREV janë operuar 834 pacientë me sëmundje të aortës, prej të cilëve 331 me disekcion akut dhe 234 me aneurizma të aortës, ndër të cilat edhe 3 fëmijë me Sindromën Marfan. Për operacionin e ndërlikuar flasin edhe fotografitë nga KT dhe shfaqja e skemave./LAJM

image6 2000 sala dr Mitrev _1160 image1 (1) image4 image5

Loading...