Operacion Itali-Shqipëri, shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Milano, 19 shqiptarë të arrestuar

Policia italiane ka zhvilluar një operacion në Milano kundër një bande të shqiptarëve që vepronte në rrjetin e prostitucionit. Autoritetet italiane arrestuan 19 persona që drejtonin këtë rrjet, të gjithë me origjinë shqiptare.

Sipas mediave italiane, operacioni u realizua sot në orët e para të mëngjesit dhe u zhvillua në bashkëpunim me policinë shqiptare. Të paktën kështu konfirmojnë mediat italiane, ndërkohë që nga pala shqiptare deri tani nuk ka asnjë të dhënë të tillë. Burime të Syri.net thonë se policia shqiptare do të japë detaje për këtë operacion orët në vijim.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se banda e shqiptarëve vepronte në Milano, Monza, Rimini dhe në Tiranë. Nuk dihet nëse në kryeqytetin shqiptar ka ndonjë të arrestuar apo nëse gjithë shqiptarët janë prangosur në Itali.

Organizata rekrutonte vajza të reja në Europën Lindore duke i joshur për punë të ndershme dhe më pas i shfrytëzonin dhe i detyronin të prostituonin për të fituar shuma të mëdha parash.

Mësohet se banda e shqiptarëve përdorte të njëjtat rrugë që përdorin bandat e tjera për të dërguar emigrantë të paligjshëm në Itali.

Loading...