Hyrje | Opinion | 100 vjet për reflektim

100 vjet për reflektim

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

BLERIM GASHANI

 

 

Në “Kujtimet” e tij, që janë monument i historisë dhe publicistikës shqiptare, Eqrem bej Vlora na shpalos shumë informata të dorës së parë për gjendjen e shqiptarit para një shekulli. Të padëshiruara nga shqiptarët – në kohën kur këta e kishin leçitur krejt botën - këto dëshmi autentike për jetën e shqiptarit, të shkruara nga një mendje shumë e kultivuar, fillimisht janë botuar në gjermanisht. Në mesin e shumë ngjarjeve, në të cilat kjo figurë poliedrike ka qenë dëshmitar, dhe shpeshherë protagonist, s’më shqitet nga mendja përshkrimi i pushtimit të Shkupit nga kryengritësit shqiptarë, në verën e vitit 1912. Autori është i mrekulluar nga shqiptarët e thjeshtë dhe, në anën tjetër, i shqetësuar e i trishtuar nga sjellja e prijësve të tyre, të cilëve, pa asnjë mëdyshje, ua faturon – për papjekuri politike – dështimin që ka shkaktuar plojën më të madhe në historinë tonë. Interesante, ndërkaq, është çështja se po të mos ishin datat, lexuesi mund të mendojë se narracioni flet për 100 vjet më vonë.

“Asnjë komb në botë, pas dy kryengritjeve të shtypura përgjakshëm, (dhe) pas një suksesi siç ishte pushtimi i kryeqendrës së provincës…(nuk do) të mund të sillej në mënyrë kaq të shkëlqyer, kaq të qytetëruar dhe njerëzore, si këta fshatarë të varfër…që zbërthenin nyjen e shamisë së tyre për të nxjerrë që andej një piastër – mbase të fundit – e të blinin më të pak bukë e djathë, ndërkohë që mbronin interesat e bashkësisë. Vetëm se ky popull zotëri, të cilin unë, si atëherë edhe sot, e dua me gjithë shpirt, sepse ai, me vetitë dhe veprat e tij fisnike përfaqëson këngën e fundit të eposit heroik evropian, ky popull nuk ka pasur kurrë fat me udhëheqësit e vet, të mëdhenj e të vegjël. …Shtresa e mesme dhe e lartë e Shqipërisë, me pak përjashtime, që nga mesi i shekullit 19-të e sot kanë qenë shpirtërisht, shpesh, në lartësi, por moralisht të padenjë për të udhëhequr këta njerëz të mrekullueshëm”. (Eqrem bej Vlora, Kujtime, faqe 279).

A është duke folur për vitin 1912, apo për 2012, njëri nga protagonistët e vitit të përmbytjes së madhe të shqiptarëve. Piktura e ardhshme na e kthjellon edhe më ngjashmërinë e hatashme. “Por krejt ndryshe ishte në rrethin e prijësve që unë vizitova me radhë. Binaja e udhëheqjes mezi mbahej në këmbë dhe në çdo ndryshim mendimesh vihej re qartë që uniteti i arritur në mënyrë artificiale (e vetëm në saje të kundërvënies me Turqit e Rinj) mund të shkërmoqej në çdo çast nga xhelozia dhe individualizmi.” (Eqrem bej Vlora, Kujtime, faqe 281).

Përpara se festë, përpara se krenari, përpara se entuziazëm e parada publike, përpara se fjalime patriotike e folklorike, shqiptarët, kudo që janë, duhet ta trajtojnë vitin 2012, si vit reflektimi. Pas një rrugëtimi njëqind vjeçar, nga viti që dikush e quan fillim i lirisë, dikush vit i ndarjes e copëtimit dhe dikush si fillim i robërisë, ne duhet, me kokë të ftohtë, me introspekcion të thellë dhe debat të gjerë, të bëjmë një bilanc se ku jemi. Ta shfaqim një pasqyrë të qartë se si kemi qenë dhe si jemi tash, pas njëqind vjetësh. Është lehtë të festojmë dhe të dalim rrugëve me flamuj e pankarta. Është më e vështirë t’u japim përgjigje pyetjeve të gjeneratës që po vjen. Ata nuk do t’i pranojnë arsyetimet monotone, me të cilat - po e shohim - e kemi harxhuar një shekull.

A është ky shekull i humbur apo shekull i fitoreve për shqiptarët? A kemi më pak apo më shumë kilometra katrorë të populluara me shqiptarë? Në krahasim me popujt e rajonit, a kemi ecur përpara, kemi stagnuar apo kemi shkuar prapa? A jemi të lidhur me botën më shumë apo me pak pas njëqind vjetësh? A kemi pasur emër më të mirë në botë atëherë apo tani? A kemi pasur më shumë dashuri për botën para një shekulli apo tani? A kanë pasur bota më shumë dashuri për ne në fillimshekullin XX apo tash? Në proporcion me kohën dhe me rajonin, a jemi më të zhvilluar ekonomikisht apo jo, a jemi më të pasur apo më të varfër, a kemi më shumë dinjitet tani apo para një shekulli? A ka qenë shpirti i shqiptarit më i lirë para një shekulli se sa që është tani, apo në këtë sferë kemi ecur përpara? Këtyre pyetjeve duhet t’u përgjigjemi edhe ne, shqiptarët e thjeshtë, por më parë duhet ta pyesim klasën e shqiptarëve që po përgatitet dhe po zgjedh ngjyrën e kravatës për podiumet e festës së pavarësisë.

Ata që na udhëheqin, në krejt trojet ku jemi strukur, tanimë janë duke menduar për markat e rrobave që do të kenë kur të dalin para nesh, më 28 nëntor. Sigurisht, se do të mendojnë edhe për veturat e veçanërisht për gardhin e truprojave që do t’i sjellin kryevendi, nga ku do të na drejtohen me fjalime patriotike. Detyrimisht, fishekzjarret janë porositur dhe shumë miliona janë ndarë për shkëlqimin festiv. Qatipët tanimë janë duke u thelluar për fjalimet pompoze, që kur të lexohen (pa ngjyrë, pa jetë dhe me shumë gabime) nga shefat e tyre, do ta ngrisin disponimin festiv në shkallë deliriumi. Të nxehur, pastaj, dhe me plot emocion, liderët e këtij kombi do të na tregojnë për të arriturat, që vetëm të tilla nuk janë.

Por, para se këta sharlatanë të na adresohen nga podiumet me shumë ngjyra dhe me fjalime patetike, që na bëjnë të shkulemi gazit, le ta pyesim veten se kush i udhëheq sot shqiptarët! Kush janë liderët e kombit, ata në pozitë dhe në opozitë? Çfarë e dimë me siguri, edhe pas 100 vjetësh, ende ka liderë shqiptarësh, që e djeg shtetin e vet, që mbi pirgun e hirit të asaj çfarë ka mbetur, të del e të krekoset si gjel. Njëri lider nuk e di fare se ç’është republika. Tjetri nuk e pranon as republikën e as institucionet e saj, por kjo nuk e ndalon që – duke nxitur turmat në anarki - të thotë se është në mbrojtje të kësaj republike (të cilën si thamë, deri atëherë nuk e kishte pranuar, sic!). Tjetri lider i shqiptarëve nga foltorja e parlamentit tregon për profesionin më të vjetër në botë, që po e ushtrokan motrat dhe nënat e kolegëve të tij. Pastaj, del lideri që ka gjysmën e votuesve “londinezë” dhe lavdëron Top Chanel-in pse po ua mësojka gjuhën shqipe shqiptarëve të Preshevës (sic!). Dhe liderthë të tjerë të mjerë, që të papërfshirë në listën e përvjetshme të transfereve, kujtohen për denigrime që u paskan ndodhur shumë vjet më parë.

Duke i shikuar këta prijës, që na e mbulojnë realitetin e hidhur me festime, tupana e fishekzjarre, a s’është koha që të reflektojmë pakëz? A s’është momenti që në këtë 100 vjetor, ta bëjmë një bilanc të fitoreve, ngecjeve dhe dështimeve që kemi pasur? Dhe, derisa për çdo përparim, liderët tanë rrahin gjoks, atëherë kush duhet ta mbajë përgjegjësinë për dështimet? Dhe, pyetja e fundit: çfarë profili mund të kenë këta drejtues të shoqërisë, që vetëm të tillë nuk janë? Dhe duket se përgjigjja na vjen, përsëri, nga muzgu i fillimshekullit XX. “Tani (1908-1912), drejtimi kishte kaluar në duart e një morie kryepleqsh të fshatrave dhe krerësh të fiseve, e këta manipuloheshin lehtë nga njerëz dinakë, që dinin se si të silleshin me ta”. (Eqrem bej Vlora, Kujtime, faqe 224)

Më 28 nëntor 2012, para se të shpërtheni në duartrokitje për ata që na udhëheqin dhe për ata që po grrithin fytyrat të zëvendësojnë të parët, ju lutem, pyetni veten tuaj: pas një shekulli të rëndë, a e meritojnë shqiptarët këtë gjendje?

 

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

msusi bit pazar shkup në 12/02/2012 10:04:41
avatar
Te lumt o gazetar Blerim Gashani,se artikull ma permbajsor fshtir qe do te botohet po per te dhon pergjegjeje ne te gjith ato pytje duhet tri dit e tri net, une deshir kome po se di me dije si jom,pytje mbi pytje me duket qe duhet dhon ,per pesqind vjet te perandoris Osmane ne librat e historis tash te botura nga Isuf Buxhovi,aj thot qe per ket periudh 45 Sadri Azema (Kryeministra te perandoris otomane)pra mbi tetdhet perqind qe po i bje te ken sundu SHqiptaret per 550 vjet,ktu po duken aftsit e tona si popull se Buxhovi i numroj edhe Mehmet ali pashen e Egjiptit Ali pashen e janines e plot ,po edhe ne kohen e Imperis Romake ne i dham ksaj perandorije DY PERANDOR JUSTINJANIN dhe tjetri s,po me kujtohet emri dhe nji apo dy PAPA TE ROMES qe do te thot per nga aftsit mendore as nji popull ne EVROP SU NAJ KALON ,dy edhe per trimni nese lexohet libri ARVANITET te Avni ZLLATKUT,qe ne ter Evropen luftoj dhe fitoj ne tituj ma te lart GJENERAL dhe pasuri kuptohet qe luftun si per Francen e GJermanin e asaj kohe,me emera te lart permendet BYLE ,pra edhe ktu dy gjera dulen ne shesh per dije e trimni,ne EVROP,gjat 20 shekujve s,na kaloj kush pa hiporbolizime po me fakte historike,dhe kulom ne shekullin e fundit,Sundimi otoman a ishte pasoj apo shkak qe humbem teritore te mdha nga NISHI,sipas Dr i historis Sabit Ukaes mbi gjashtqind e tridhet fshatra ,te djeguna me gjenocid edhe ma i ashper se ky i fundit,dhe ne nji bised i pata bo ket pytje :Zotri profesor Aja pam hajrin apo sherrin Perandoris Turke? shum u befasu nga kjo pytje dhe me plot deshir deshti te pergjigjet po s,ken kushtet aty ku ishim,dhe tha kush ket pytje s,ma ka bo,nese nisemi nga qeto fakte qe u ceken deri tash tani po kalojm te shekulli i fundit te gjith i njofim FAN NOLIN HASAN PRISHTINEN ISMAIL QEMAJLIN,ne baz te librave dhe shkrimeve te tyre ,ne nji liber nga kujtimet e Hasan Prishtines per periudhen 910-911,gjat kryengritjes se ne kosove vet Hasan Prishtina e jep nji leter qe kishte shkru FAN NOLI per Hasanin me fjal fyse e nenqmuse si tregtar i armve besa s,ishte kyrsy edhe Ismaj Qemajli,si po ju besoni ju ktyre "qobanve"e plot mllefe tjera ,ne anen tjeter dihet qe ISMAJLI e kishte per dety para kryengritjes te tubon mjete ne Evrop po kush si dha nji cent dhe HASANI u detyru ti shet magacinat e veta ne SHKUP,me kte deshta te perfundoj si ka qen luft e ashper edhe at koh ne mes te udheheqsve dhe intelektualve,si edhe me Ahmet Zogun a te adhurojm si burr shtetas apo si vrases dhe fals i tokave te tona si SFET NAUMIN qe sot e kan sllavo Maqedonet ,me duket qe as nji histori botnore s,ka ma kontradita ma te mdha a te gjykojm AVNI RRUSTEMIN qe s,ka pas te drjt te vret apo mos te gjykojm se Esata ka edhe sot po s,po vriten ,pra ose Esadi ose Avniu ,ose Ameti ose Hasani dhe po duket qendrimi i NOLIT edhe gjat gjith kohes se monizmit i ka qu te fala " komandantit"tani krejt ne fund qe njizet vite as qe bohet fja te qiten gjerat ne vend A jem per ENVERIN a po kunder ti ne mes te Prishtines festohet ditlindja nga KREKET E SHTETIT TE KOSOVES me emra JAKUP KRASNIQI HYDAJET HYSENI e treqind haranbash tjer ne zonjen e zeze si e qujn ata ne Tirane( N,H,)e per at ideologji s,po hym edhe Sala po duken punet e tij qe pushteti mbi te gjitha te burgosurit politik ende te burgosur moralisht edhe sot pas njizet vit tranzicion kishe,e qashtja e Maqedonis e ka shjellu Veton Surroji ne librin "Fluturat" dhe ne analizen e Qemajlit qe te hujt kan bo pytje a aq te qmendur jon shqiptaret qe mendojn qe do ti prishim pes shtete per ta ,e si protogonist kryesor i cek ALIN dhe ARBER Xhaferin ne luften e Tetoves dhe Kumanoves te 2001 shin,po edhe ati serbifili esht dasht ti pirgjigjet: A aq te qmendur jon shqiptaret qe si din TOKAT E VETA A ???dhe kshtu tani te festojm NDAMJEN SHEKULLORE apo te festojm me ner me thon "koqet e dashit ne pes vende te COPTUM "njenen nga kto dyja duhet te festojm ne ket SHEKULL dhe prap do te jemi te ndar si gjat gjith shekujve GJYSA do te festojn te pare GJYSA te DYTEN qe edhe une jom me ket te dyten po te kishim pas ne marrveshjen e MMM ne Oher shtet DY NACIONAL si shkiet me 2-3%ne kosov ,tani po duket edhe ktu qe jem vonu per njizet vjet pas tranzicionit po bile ne ket marrveshje te ishte arrit kjo, SOT KISHIM PAS TE DREJT DERI DIKU ME NGRIT DOLLI PER TE PAREN,une se di tash per qfar po festohet vetum qe pushtetret ti forcojn pozicionet e tyre SE KTU ENDE TE COPTUM E TE SAKATUM JEM,e si te ngritim dolli qe shkoj nji shekull te Coptum A ???,e kom zgjat po tema ishte ashtu,mbes me shpres qe do ta botoni,Falemenderit.
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
2.00