Hyrje | Opinion | Universiteti i Tetovës mbijetoi

Universiteti i Tetovës mbijetoi

image

ARSIM SINANI

 

Në netët pa gjumë nga 1980-a  e deri në shpërbërjen e Jugosllavisë s’do mend se një rol shumë të rëndësishëm në këto zhvillime luajtën edhe intelektualët shqiptar nga Maqedonia që jetonin në Kosovë. Në vitet e shpërbërjes së Jugosllavisë, sot me rastin e ikjes nga kjo botë e profesorit Fadil Sulejmani lipset të thuhen disa gjëra që mos të mbetet e mangët historia dhe kujtesa e popullit tonë. Ajo që duket sot është një godinë e madhe që simbolizon qëndresën e shqiptarëve në Maqedoni dhe konsolidimin tonë në aspektin arsimor, kulturor, shpirtëror, është një simbolikë që flet vetë ne u sfiduam, dhe arritëm të mbijetojmë, godina flet për këtë, kujtimi për këtë sakrificë që ka emrin Universiteti i Tetovës. 

E kam pasur fatin e madh që të kemi mundësinë që si nxënës në shkollë të mesme të gjej inspirimin pikërisht në Kosovë në vitet e pranverës së Kosovës kur po lulëzonte ideja që të niset ajo që sot për produkt ka Kosovën Republikë. Dhe ishin vite ku edhe intelektualët shqiptar nga Maqedonia ishin shumë aktivë në lëvizjet e shqiptarëve në Kosovë dhe kjo them se ka qenë edhe një shtytje për më tutje për zhvillimet që do ndodhin pas shpërbërjes së Jugosllavisë, së fundit. Por roli i intelektualëve shqiptar nga Maqedonia ka qenë më i madh se kaq, pavarësisht se sot gjërat duken të lehta si ekuacionet me numra që zgjidhen, lehtësisht. Dhe pranvera e Kosovës reflektonte shumë edhe Brenda shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët të strehuar në Kosovë po bënin atë që më vonë do të prodhonte një produkt aq të vlefshëm për shqiptarët në Maqedoni, Universitetin e Tetovës.

Nga këndvështrimi i sotëm Universiteti i Tetovës duket si një gjë shumë e thjeshtë dhe vërtetë është kështu,sot. Por realisht ky Universitet e ka gjenezën në përpjekjen e intelektualëve shqiptar që vepruan në Kosovë dhe që arritën të projektojnë një institucion të cilin sot shqiptarët e kanë dhe duhet ta ruajnë me shumë xhelozi sepse kjo përpjekje titanike solli që shqiptarët të kenë prosperitetin e vetë kombëtar. Të flasësh sot për figurën e profesorit të nderuar Fadil Sulejmani është vërtetë një sfidë sepse personaliteti i tij erudit por edhe shumë vizionar, me tipare të një malësori, i cili nuk hoqi dorë nga të gjitha sfidat përfshirë edhe persekutimin sistematik të tij si p.sh kur në burgun e Manastirit e detyruan të punojë dhe të mbjellë patate, që flet për një njeri i cili e dinte në të vërtetë se çka kërkonte, por ai nuk hoqi dorë nga ideja për ta jetësuar Universitetin e Tetovës. Dhe simbolika e tij flet më së miri. Çdo njeri në jetën e vetë gabon, por profesori Fadil Sulejmani nuk gaboi kur iu fut sfidës vjeshtën e vitit 1993 duke u ndërtuar rrugë të ndritshme gjeneratave të ardhshme, sepse ai vinte nga Universiteti i Prishtinës dhe e dinte rëndësinë që e ka ky institucion, prandaj roli i tij është i pamohueshëm sot, nesër dhe në perspektivë. Pak është nëse figurës së profesorit Fadil Sulejmani i ndërtohet një bust që gjeneratat që vijnë ta shohin gjithnjë se si mundet të martirizohet një njeri për një ideal. Por nuk do të ishte shumë nëse Universiteti i Tetovës do ta mbante emrin e tij, Fadil Sulejmani vërtetë e meriton këtë. Thjeshtë duhet që historia të ndërtohet mbi fakte dhe argumente dhe e them me seriozitetin më të madh mirë është të mendohet që emri i tij të lidhet me Universitetin sot, Shtetëror të Tetovës. 

 Vetëm kështu duke e nderuar sot figurën e themeltarit prof. Fadil Sulejmani ne tregojmë seriozitetin tonë, por duke mos harruar edhe rolin e prof. Milaim Fejziut i cili ishte krah për krah me profesorin në këtë nisëm dhe nuk u ndanë deri në legalizimin e tij si institucioni I tretë arsimor në Republikën e Maqedonisë duke mos harruar edhe rolin shumë konstruktiv të prof. Agni Dikës dhe prof. Myrtezan Ismailit. Të rikujtojmë qëndrimin prej një burri shumë të ditur edhe të prof. Milaim Fejziut i cili në vitin 2001 u rreshtua dhe me fjalimin e tij në qendër të Tetovës nënë breshërinë  e plumbave e tregoi rrugën se kah duhet të shkojnë shqiptarët e Maqedonisë. Nuk është vonë që edhe figura e tij të nderohet sepse pavarësisht se gjatë 18 viteve, ne asokohe të rinj dhe me vrull kishim momente që nuk pajtoheshim, por  ajo që gjithnjë na mbajti bashkë është Universiteti i Tetovës duke mos u lëkundur për asnjë moment.

Dua sot që të shpalos një moment shumë interesant pas shpalljes së themelimit të Universitetit të Tetovës. Atë pasdite në selinë e PPDSh-së nga toka mbinë profesori Fadil Sulejmani dhe Milaim Fejziu dhe në Konferencën e parë të tyre pas shpalljes së themelimit të Universitetit të Tetovës e ku ishin prezentë shumë gazetarë, ata, edhe njëherë theksuan se Universiteti i Tetovës fillon me punën  e vetë, pa u lëkundur, pa u frikësuar. I ndodhur aty, pa e ditur rëndësinë historikë të asaj pres konference dhe asaj që do ndodhte pas sot më shumë se një dekadë e gjysmë e shoh si një moment shumë të rëndësishëm mos lëkundjen e profesorit Fadil Sulejmani por edhe të profesor Milaim Fejziut, Këto janë momente historike për shqiptarët në Maqedoni nuk duhet ti harrojnë, sepse janë veprime konkrete për konsolidimin kombëtar shqiptar. 

Sot mos të harrohet se Bibliotekën e Tetovës e ndërtuan vetë qytetarët duke i sjellë librat nga shtëpitë e tyre dhe duke e bërë Bibliotekën e parë të Universitetin të Tetovës, librat ekzistojnë, mos ta harrojmë z.Enver Nezirin i cili dhuroi mbi 1 mijë libra për këtë institucion e që sot askush nuk e di këtë fakt, por librat eksistojnë.

Deri te malësorët e Tetovës, qytetarët e Reçicës së Vogël, të Porojt, të Çarshisë së Epërme që shtëpitë e tyre u shndërruan në Universitet. Ishte një epokë e cila nuk përsëritet, sepse i vetëm mbetet Universiteti i Tetovës, i papërsëritshëm si akt themelimi i tij dhe sakrifica që e bënë shqiptarët në Maqedoni. Nëse ju thuhet një faleminderit të gjithë atyre që dhanë një kontribut është pak, nëse duhet të bëhet diçka është që vendet të cilat ishin vatër e kundërshtimit të çizmes së Shkupit është që në këto vendbanime të ndërtohen Institute më moderne në rajon duke treguar se ne shqiptarët që identifikohemi me shumë figura të rëndësishme të botës, dimë të ndërtojmë institucione që jo vetëm shqiptarëve do të ju shërbejnë. Pushteti ditën i shkatërronte objektet që simbolizonin Universitetin e Tetovës, por populli natën bashkë me drejtuesit e saj i ndërtonin kështu vazhdoi deri në legalizimin e tij, kjo është e vërteta.

Dhe ideja e mundi çizmen e cila donte ta zhbëjë një popull i cili kurrë nuk u përkul para tytës së pushkës dhe uniformës së frikshme, e cila doktrinë e humbi betejën. Betejë që e fitoi profesor Fadil Sulejmani. Njerëzit eruditë nuk kuptohen derisa janë gjallë, veprimet e tyre duken romantike, shikohen me mëri por shtëpia e Universitetit të Tetovës është shenja që ky brez na e la për amanet që ta ruajmë si dy sytë e ballit. Nëse dje nuk kishim ku të mbanim mësim, nëse dje ishim të frustruar me të drejtë, sot duhet të punojmë më shumë dhe gjeneratave të reja tu ofrojmë atë që do duhej çdo rini ta ketë, idenë që ata të kenë perspektiva ky është misioni që secilit prej nesh i mbetet.

Në netët pa gjumë në Prishtinë edhe pse të survejuar nga sigurimi jugosllav intelektualët shqiptar kishin të drejtë atë natë të vitit 1989 që festonin, sepse kjo festë e lindi Universitetin e Tetovës, këtë nuk arritën ta kuptojnë survejuesit sepse gjuha e intelektualëve ishte e atillë që dikush mendoi se po bëhej përgatitje për një dasmë, kështu them se do duhej të ishte raporti i asaj nate i Zastavës 101 e cila ndoqi intelektualët shqiptar të cilët po festonin.

Vërtetë profesori Fadil Sulejmani iku nga kjo botë por vetëm fizikisht sepse ideja e tij tanimë është jetësuar dhe funksionon, mbetet që ne të kryejmë disa obligime që i kemi ndaj tij si themeltar por edhe ndaj familjes së tij, e cila sakrifikoi. Në një rast në Prishtinë gjatë vitit 2001 duke e bërë raportin tim gazetaresk dhe duke e intervistuar më tha:”Arsim, më rrahën e shqelmuan në sigurimin maqedonas edhe pastruesit, të cilët punon aty dhe s’kishin punë me mua do të thoshte në deklaratën e tij që është diku në arkivat e gazetës Epoka e re në Prishtinë”, dhe më shumë se kaq ai nuk pranoi të largohet dhe u kthye në Tetovë që të mbronte vetë objektin të cilin e ndërtoi me aq shumë sakrifica bashkë me bashkëmendimtarët e Universitetit të Tetovës.  Por, profesori Fadil Sulejmani mbijetoi bashkë me idenë e tij atë të jetësimit që shqiptarët në Republikën e Maqedonisë të kenë Universitetin e vetë, Universitetin e Tetovës.  

 

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Syrja Etemi në 15/02/2013 10:25:13
avatar
Pajtohem me konstatimin Tuaj z.Arsim,mentaliteti ynë si shqiptarë është i tillë,që njerëzit e mëdhenj muk i çmojmë në kotemporacion,por pasi ikin nga kjo botë.
Thumbs Up Thumbs Down
8
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh: