Hyrje | Opinion | Irfan Salihu me GJUHË të vrazhdë dhe Vlora me GJUNJË të lëmuar!

Irfan Salihu me GJUHË të vrazhdë dhe Vlora me GJUNJË të lëmuar!

image

ILJASA SALIHU

 

Unë prej kohësh e kam kuptuar se njeriu për ta ruajtur mendimin e shëndoshë dhe fjalën me peshë në mjedisin ku shpejtë njerëzit çohen peshë për një fjalë të vetme, është e nevojshme t’i përveshim mëngat e ta kapim burrërisht lapsin. Të shkruajmë më shumë se sa flasim, kështu edhe më lehtë mund të ruhemi prej skandaleve të montuara a origjinale dhe të lexojmë më tepër se sa shkruajmë! Përmes shkrimit njeriu ka mundësi të ruhet më tepër, ngase ajo që shkruhet, përpara se të botohet lexohet më shumë se tri herë, ndaj edhe shmangia prej ndonjë lëshimi është më e lehtë.
Kohët e fundit disa hoxhallarë përmes dhënies përparsi të skajshme vetëm ligjëratave gojore, aq më tepër duke e trajtësuar edhe hytben në teatër komik e melankolik, duke mos i zgjedhur fjalët dhe cakun e asaj shigjete, duke i shtyrë xhematin me psherëtimë të qeshë, thuajse flitet nëpër oda të pasdarkës, gjendja mbërriu deri aty sa feja islame në Kosovë filloi të vlerësohet përmes zhurmës. Aty ka ku zhurmë urtësia ia mbathë për në kasollë të qetë, ngase veshët dhe mendjen për një gjë të tillë nuk e ka të përgatitur. Ku mbeten penat e ndritura të disa hoxhallarëve në Kosovë, të cilëve shumë pak u jepet hapësirë nëpër media? Ndoshta kjo është një komercializëm i vetë gazetarëve, ku nëpër mediat e tyre skandalet shiten goxha shumë, si të ishin cigare të importuara prej Serbisë!
Unë e përgëzoj për guximin hoxhë Irfan Salihun. Porse me plotë përgjegjësi them se fjalëve të tija shumë të drejta nuk ia ka gjetur vendin e duhur. Ndërsa nuk e mohojmë se kohën ia ka gjetur! Nuk është hytbja e xhumasë për asi lloj fjalësh. Përndryshe ai nuk flet gjepura, flet për një “moral kurvë” në Kosovë duke mos i përgjithësuar gjërat, ngase për çdo gjë dhe në çdo gjë ka përjashtime.
Ndërsa reagimi i Vlora Çitakut për gjuhën e ashpër të hoxhës, njëherësh lehtëson gabimet e hoxhës për sa i përket vendit të hedhjes së atyre fjalëve. Kush është kjo të flet në emrin e grave të Kosovës? Përse kjo po këto gra nuk i mbrojti me rastin e eksperimentimeve të mësimeve publike seksuale në Kosovë me gjini të njëjtë? Vallë ishte po kjo, ajo e cila kishte marrë pjesë në shënimin e ditës ndërkombëtare kundër homofobisë? Shënimi i kësaj dite lexohet haptas, përkrahje e parezervë homoseksualeve e atyre vajzave që nuk duan asnjëherë të bëhen nëna, por shoqe të ngushta vetëm të shoqeve, madje edhe duke ndarë shtratin me këto lozonjare. Kjo që për interesa të “Kosovës” përqafohet ngrohtësisht me ambasadorë të huaj, tani së fundmi edhe përflitet nëpër media se është në lidhje me një të tillë! Le të na tregojë kjo pulëbardhë se si u pranuaka morali i një shqiptareje dhe i një muslimaneje për moral të shëndoshë e cila shkon me një të kombësisë dhe fesë tjetër, mbase si u bëka të pranohet në vargun e moralit islam dhe shqiptar të pranohet e të përurohet martesa ndërmjet gjinive të njëjta? Ajo e kishte pyetur hoxhën, a ke nënë, vajzë e grua? Unë për të njëjtën gjë e pyes, kjo sa ka gjysh e sa ka nënë, për baba nuk do të lodhem së pyeturi, se gjithçka shihen sheshit. Po veshja e saj prej Tarzanit, i duket kësaj lozonjare në përputhje të parimeve morale? Po nata e seksit në Prishtinë si i duket, apo ende në ëndërr e sheh një gjë të tillë? Padyshim se atë e përkrahu! Si ka mundësi që një me moral të shëndoshë të përkrahe diçka të pamoralshme? Jo, jo, të gjithë e dimë se të moralshmit përkrahin gjëra të moralshme dhe të pamoralshmit gjëra të pamoralshme, këtë tashmë e dinë edhe dajtë e zogjve të malit!

 

 

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh: