Përsëri te varri i dëshmorit!
Dr. FATMIR HASANI
Sot, sërish është ditë e diel, por vetëm muaji ka ndërruar. Tani, jemi në nëntor të vitit të njëjtë. I njëjtë them sepse, në gusht të po këtij viti lash një amanet të pa përmbyllur TE VARRI I DËSHMORIT. E, siç e kemi ne zakon, amanetet nuk i lëmë, përderisa të kemi mundësi, ngase në rast ndarjeje nga jeta sytë do të na mbeteshin hapur, për pa e përmbushur deri në fund amanetin e dhënë.
Tashmë, para se të vazhdoj aty ku e kisha lënë në muajin gusht, do të doja t'i thosha nja dy-tri fjalë për një ngjarje që ndodhi, vetëm para ca ditësh, gjithsesi e rëndë. Në Kalanë legjendare të Sllupçanit, do të ndodhë për herë të parë demonstrimi i forcës policore maqedonase. Disa dhjetëra hermelinë dhe mjete të tjera të blinduara specialësh të sigurimit maqedonas (me targa BT, PP, SK, ST, SR etj.), do ta mbajnë fshatin për orë të tëra në shtetrrethim, duke frikësuar fëmijët dhe banorët e pafajshëm të fshatit dhe askund asnjë fjali e vetme nuk do të thuhet për këtë ngjarje. Gjithçka do të shkojë në veshë të shurdhër dhe pa asnjë reagim. Heshtën të gjithë, madje kësaj here edhe në mediume mungoi informacioni. Pse? Kjo pse e madhe ndoshta një ditë do të merr përgjigjen e saj, por deri më tani, një gjë e tillë ende nuk është bërë. Për habinë time, por edhe të secilit njohës të rrethanave të këtushme politike, do të ishte e pakuptimtë që në ditën që Maqedonia priste lajmin e mirë nga Parlamenti Evropian, mu nga pushtetbërësit të privohej nga e drejta për të qenë të lirë një pjesë e qytetarëve të saj. Këtu, do të burojë, në njëfarë mënyre edhe përgjigja. Në kohën kur Parlamenti Evropian votoi për të rekomanduar që të hiqen vizat për Maqedoninë, duke filluar nga muaji i ardhshëm, pra nga 19 dhjetori 2009 dhe jo nga 1 janari 2010, moment ky mjaft me rëndësi për qytetarët sllavë nga Ballkani Perëndimor, kur për ta fillon udhëtimi pa viza me rastin e festave të tyre sllavo-ortodokse, ndaj shqiptarëve u treguan dhëmbët e pushtetit maqedonas përmes policëve specialë me një arsenal të paparë armatimi.
Tani, po dal tek amaneti im TE VARRI I DËSHMORIT. Dhe, edhe këtë herë Afrimi (Kalanica) legjendar, nuk i kishte harruar për asnjë çast pyetjet që mi kishte bërë dhe po priste nga unë lajmin, cilido qoftë ai, i mirë ose i keq. Për fatin e trishtë timin, lajme të mira nuk kisha marrë asnjë me vete, jo pse nuk doja, por nga shkaku te të tillë nuk kishte, ngase brenda këtyre katër muajve nuk kishte ndodhur asgjë e mirë për t'u lavdëruar.
Menjëherë ia priti: Ç'u bë me Lapidarin e Lavdisë së Dëshmorëve, në Sllupçan? Tanimë, nuk mund t'u ikja përgjigjeve të drejtpërdrejta. -Jo, asgjë, ende mbetemi në pritje. - Edhe sa kohë duhet pritur, kur po ndahen miliona euro për "antikitetin e paqenë të dikujt", kurse nuk jepet as edhe një qindarkë e vetme për rezistencën heroike të Karadakut legjendar, i cili sot edhe më keq se dje po mbytet në terrin e pasluftës, pa drita!
"Po, me gjuhën ç'u bë?" Edhe për gjuhën, si edhe para kësaj vizite, pa u vërejtur ndonjë ndryshim. Në të vërtetë, nga atëherë kur isha e deri më sot ka vetëm një risi, kanë filluar nxënësit shqiptarë që klasë e parë ta mësojnë gjuhën maqedonase dhe "kjo nuk është ngarkesë" për fëmijët shqiptarë, por sikur të mësohej edhe gjuha shqipe nga klasa e parë nga nxënësit maqedonas, atëherë "kjo do të ishte ngarkesë", do të deklarojë në një rast ministri maqedonas i arsimit. - "E, Flamuri i kuq me shkabën dy krenare, pse s’valëvitet në tokat e shtrenjta të iliro-shqiptarëve të hapësirave tona?" - Edhe, këtu s'ka ndonjë të re. Mbetet ende vendimi i vjetër në fuqi, askush, asnjë lëvizje nuk e ka bërë. Jemi, mësuar që këtë flamur ta duam më shumë, kështu siç është i ndaluar. E qëndisim dhe e valëvitim vetë nëpër dasma dhe tubime të tjera. Dhe, përsëri të kërcënuar nga policia dhe gjykatat maqedonase. - "Edhe sa burgje të reja, do të hapen pas këtyre 170 shtretërve të sapo lëshuara në një krah të sapondërtuar të burgut të Idrizovës? Sopotasit janë ende aty, pra, nuk i lënë shtretërit të ftohen, sepse kështu dashka dikush, të vazhdojë ky kalvarë vuajtjesh e dhembjesh të njerëzve të pafajshëm, të atyre që e deshën lirinë e popullit të vet". - Për një moment këtu më ndërhyri Afrimi - "prit", më tha, "a të kujtohet kur ndodhi çarmatimi i UÇK-së, ku përveç çarmatimit na u kërkuan edhe rrobat (uniformat) e luftës së UÇK-së". - Po, ia ktheva unë, më kujtohet, ishim në shtëpinë time, por me këtë rast e lutëm z. Piter Fajt, përfaqësuesin e NATO-s, që të paktën uniformën të na e linte si kujtim. Këtë kërkesë, aq sa ishim, të gjithë në një zë ia parashtruam. Edhe përkundër insistimeve të tij që ta dorëzojmë edhe uniformën, më në fund uniformat na mbeten si diçka që kanë domethënie për të kaluarën tonë. Por, nga kjo distancë kohore dhe nga ajo që po ndodh çdo ditë, gjithnjë e më shumë, po më mbushet mendja se z. Fajt paska pasur të drejtë. Ja pse. Policia maqedonase duke e ditur se ne i ruajmë uniformat dhe albumet e fotografive të luftës, çdo ditë na bastisë, torturon e maltreton dhe ditë për ditë i mbushë burgjet me ish-pjesëtarë të UÇK-së. Por, kjo nuk ndodhë me maqedonasit, me ata që kanë maltretuar e maltretojnë shqiptarët edhe sot gjithë ditën. Madje, paramilitarët maqedonas që dogjën vendbanimet dhe lagjet shqiptare në Prilep, Manastir etj., pa u ndalur kurrë nga askush bëjnë jetën e tyre të lirë, në mos edhe më tepër gjenden diku edhe në listat e ndihmesës financiare nga shteti.
Po si iu duket kjo që për një maqedonas të gjykuar në gjykatën e krimeve të luftës në Hagë, të shpallur fajtor për krime ndaj shqiptarëve në luftën e vitit 2001, pushteti maqedonas ofron dhe organizon mbrojtje dhe përkujdesje të vazhdueshme edhe për familjen e tij. Pa reshtur i bëhen vizita në Sheveningen nga pushtetarë të ndryshëm maqedonas të nivelit më të lartë udhëheqës, kurse shqiptarët janë lënë në mëshirën e fatit, pa ndihmën e askujt. Të drejtat e tyre nëpërkëmben si para 2001-shit dhe askush nuk çan kokën për këtë nëpërkëmbje dhe padrejtësi të madhe ndaj shqiptarëve.
Pyetjet vijojnë nga Afrimi, pandërprerë, por nuk ka asnjë përgjigje që jep shpresë për një të nesërme më të mirë. Vjen edhe pyetja e radhës. "Edhe sa komandantë të 'krahut politik' të luftës sonë do të vazhdojnë t'u shmangen kërkesave të popullit?" - Nuk shoh më komandant të "krahut politik". Tani, ata janë veshur me një grimcë pushteti politik dhe nuk duken askund. Edhe në rastin më të fundit të bastisjeve në Sllupçan heshtën të gjithë.
I nderuar Afrim më pyete se "edhe sa kohë do të zgjasë mashtrimi dhe gënjeshtrat për barazi të plotë të shqiptarëve dhe edhe sa kohë shqiptarët do të vazhdojnë të nëpërkëmben?". Kështu si po na ecin punët, kjo gjë do të vonojë. Në fund të fundit e kam një çikëz edhe rëndë të përgjigjem, ngase nuk varet nga unë, apo nga dëshira ime. Unë po shoh se punët nuk na bëjnë, sikur kanë filluar të luajnë me ne si macja me miun! Por, edhe një gjë dua të ta them se kjo nëpërkëmbje dhe gënjeshtra e sajuar për barazi të plotë, tani për tani është parullë e klasës sonë politike, që nuk banon në këtë vend.
- Liqeni i Ohrit para katastrofës ekologjike
- Turbullohet Sopoti
- Federalizmi i Maqedonisë është conditio sine qua non
- KH: Peshkopi përhap urrejtje
- Ahmeti-Fitzgerald: Tani është momenti për zgjidhjen e çështjes së emrit
- Unë votoj, unë dënoj! Po ti?
- Borxhet e qytetarëve, problem global
- Ndryshoni ligjin antiduhan
- Obama: Tre kushte për Izraelin
- S’ka kush të turpërohet (57)
- Rikthehet 2001-shi (45)
- Kim Mehmeti: Shqiptarët ta djegin enciklopedinë në mes të Shkupit (40)
- Osmani: Për partinë po punojmë në terren (39)
- EKSKLUZIVE - Xhezair Shaqiri-Hoxha: Është koha për bashkimin e shqiptarëve (34)
- Mrekulli në Dagestan, pjesë të Kuranit në trupin e fëmijës! /VIDEO/ (31)
- Shumë zhurmë (31)
- Përsëri te varri i dëshmorit! (30)
- Mexhiti, Arifi, Ostreni dhe Bejta, të besuarit e Ahmetit (30)
- Mjaftë doktoruam, le të mësojmë pak (27)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Ne imagjinaten time e pashe qe u ngrit ne kembe,shikoi gjate ne te gjitha anet dhe dy pika loti i rane mbi fytyren e tij kreshnike. Me drejtoi syte e tij te imte me aq dashuri saqe per kete moment do te falja te gjithcka qe kisha. Para se te them nje fjale te vetme,me lejo te te perkulem, me lejo te te falenderoj,te prek doren tende-i thashe. Nuk me erdhi turp te ulem ne gjunj para tij,perkundrazi isha krenar,nje kenaqesi qe nuk do te mund te blihej me te gjitha te hollat e kesaj bote te cuditshme.
Zgjohu- me tha,zgjohu o vellai im,dua te te shoh te zgjuar, te madh,te lumtur, dua te shoh buzeqeshjen ne fytyren tende, te shoh frymemarjen tende te lire,kjo eshte deshira ime e fundit.U zgjova dhe ne gjoksin tim u mblodhen ndjenja aq te perziera saqe trupi me dridhej i teri. Ne koken time shihja njerez qe notonin neper ditë,perditshmeria e tyre kishte mare ne rjedhe normale dhe endeshin ne rrugen e tyre duke mos shikuar anash,e as prapa.Me shfaqeshin njerez qe valvitnin flamuj e ju shterrej zeri duke bertitur per demokraci, duke treguar per "trimerite" qe kishin bere;turma qe ju shkonin prapa dhe ne jeten e tyre e sotmja kishte lindur vetem sot,sepse besonin se kishin ndryshuar dhe ishin bere pjese e nje bote moderne,nje modernizem te cilit nuk ja dinin rrenjet. Njerez qe kishin bere poshtersine me te madhe qe do te mund te benin:kishin harruar se shkelnin mbi gjakun e dikujt dhe cdo hap i tyre shkelte mbi trupa trimash qe kishin qendruar dhe rene heroikisht.
Shikoja fytyra nenash qe ende kishin lote te pathare mbi rudhat e tyre,rudha te jetes e te vuajtjes,te dhimbjes per bijte e tyre. Shikoja njerez qe ngrinin pallate prej tullash,te bukura,te ngrohta...shikoja nerez nen tenda,femije te merdhire,te paveshur dhe nuk mund ta besoja se te gjithe keta jetonin ne te njetin nenqiell.
E ktheva koken edhe nje here nga vigani i lirise dhe e shikova teper permallueshem, me erdhi aq turp qe isha kujtuar aq rralle per te, me erdhi aq rende kur shikova edhe nje here plagen e tij,aq keq kur pashe rinine e tij te humbur. Qielli sikur m'u ngrys dhe kembet sikur me leshuan. O shpirt i shtrenjte,o jete e pajetuar,ti rruge e jetes sime, si do te mund qe te te harronim? A thua edhe toka e vendlindjes rendohet me hapat tone mosperfilles? Te perkulem o shpirt i paster dhe do te mbaj me vete cdo minute te ekzistenes sime,nuk do te lejoj qe te harroj.E di qe kurre nuk do te arrij madheshtine tende dhe une as qe e mendoj kete,por une do te perpiqem qe me cdo hap,me cdo fjale te jem pjese e renies tende,e endrres tende qe po e jetoj une.
Me shikoi edhe nje here dhe pashe nje dridhje te lehte ne buzen e tij dhe sikur deshironte te me thoshte,jeto o vellai im,sepse tani do te pushoj i qete,sepse tani zemra ime do te ndalet e qete.Vetem tani do te kuptoj se une kam sjellur LIRINE.
PERSHENDETJE!!!
Publikoni komentin tuaj