Poll: Dashuria në 'estradë'
Cili është çifti më simpatik?
Hyrje | Opinion | S’ka kush të turpërohet

S’ka kush të turpërohet

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font

Kim MEHMETI

Të dish shumë gjuhë do të thotë të jesh i ngjashëm me një përcjellës shumë valësh që e çon tutje të vërtetës për vetveten dhe i pranon porositë e të tjerëve pa pasur nevojë për ndërmjetësues. Njeriu që njeh shumë gjuhë më lehtë komunikon me realitetin rreh vetes, më lehtë e pikturon portretin e tij para të tjerëve. Shikuar nga ky këndvështrim, të njohësh gjuhën e atyre me të cilët bashkëjeton në një shtet, do të thotë të kesh komunikim më të drejtpërdrejt me bashkëndërtuesit e të sotmes tënde dhe me ata që do duhet ta jetosh të ardhmen. Por, në shtete ku gjuhët janë instrument manipulimi politik, aty ku njohja e gjuhëve të mjedisit nuk ka për qëllim komunikimin mes njerëzve, por pasqyrimin se kush është pronari i shtetit, pra aty ku gjuhët tregojnë se kush mbi këndë sundon, gjuhët bëhen e kundërta e tyre: instrument i mosmarrëveshjeve. Mbase këtë mirë e kishin kuptuar edhe komunistët e Titos, andaj mësimin e gjuhës së mjedisit ata e kishin zgjidhur ashtu që mos bëhej gjithaq e dukshme se të gjithë duhej ta dinin serbishten, e serbet ta mësonin vetëm gjuhën që u pëlqente. Pra, edhe komunistët e ish Jugosllavisë, e kishin kuptuar se fëmija që jeton në mjedis etnikisht të përzier, e mëson gjuhën e bashkëmoshatarëve të vet edhe sikur të mos e dëshironin këtë prindërit e tij. Andaj, nxënësit e atëhershëm, mësimin e gjuhës së popullit shumicë, e fillonin nga klasa e tretë, në moshë kur mundeshin ta kuptonin se një shkronjë që në gjuhën e tyre amtare është "x", në gjuhën e popullit tjetër është "h". Por sot, kur themi se mundësitë për të zgjedhur janë më të mëdha, kur shqiptarët e Maqedonisë kanë përfaqësues të vet në qeveri, e të cilët në mos më shumë duhet të dinë se si mbrohet gjuha e nënës, del se nuk mund të kundërshtohet demokracia e Gruevskit, e cila sjell vendime që nxënësit shqiptarë ta mësojnë gjuhën maqedonas që nga mosha e tyre gjashtëvjeçare. Pra, del se nuk mund të kundërshtohet një politikë e cila në thelb të saj ka komplekset e një etniteti që përballet me krizën e identitetit të vet, një koncept që mbështetet mbi shpirtngushtësinë etnike, që udhëhiqet nga bindja se shtetin dhe popullin maqedonas duhet mbrojtur nga "rreziku shqiptar". Çka edhe e bënë qeverinë e Gruevskit të pandjeshme dhe mospërfillës ndaj kërkesave të prindërve shqiptarë, e të cilët thonë se nuk do lejojnë që fëmijët e tyre ta mësojnë gjuhën maqedonase që nga dita kur fillojnë të thithin qumështin e nënës së vet.

Por, në të gjitha këto pakënaqësi të shqiptarëve të këtushëm me ligjet dhe vendimet që i sjellë qeveria e Gruevskit, ka diçka që arrin kufirin e absurdit: reagimet e shqiptarëve ndaj qeverisë së VMRO-DPMNE-së kanë intonacionin thuajse në atë qeveri nuk ka kush ta përcjellë zërin shqiptarë, thuajse në atë qeveri vendosin vetëm ministrat e VMRO-DPMNE-së, e jo edhe ata të BDI-së. Gjë që mund të ketë vetëm dy domethënie: o shqiptarët e këtushëm janë pajtuar me realitetin se përfaqësuesit e tyre në qeveri janë vetëm kukulla pa zë, o kanë frikë që pakënaqësitë e veta t’i drejtojnë në adresën e duhur – në selinë e BDI-së, që ka për obligim të mbrojë interesat e shqiptarëve të Maqedonisë.

Cila do qoftë arsyeja pse shqiptarët e këtushëm me aq lehtësi shpalosin mllefin ndaj pushtetarëve maqedonas, e me aq droje e shprehin mendimin kritik ndaj përfaqësuesve që i kanë votuar, pra cila do që të jetë arsyeja që i çon shqiptarët e këtushëm të sillen ndaj qeverisë së Gruevskit thuajse ajo nuk ka në përbërjen e saj edhe ministra shqiptarë, mbetet e vërteta se shqiptarët e këtushëm edhe pas dy dekadave pjesëmarrjeje nëpër institucionet më të larta shtetërore, nuk ia dolën të shkëputen nga rrafshi i përfaqësimit etnik vetëm sa për sy e faqe, e të ngjiten në shkallën e faktorit vendimmarrës. Pra, edhe pas dy dekadave nga mëvetësimi i Maqedonisë, përfaqësuesit shqiptarë nëpër institucionet shtetërore, mbetën vetëm mbulesë e vendimeve qeveritare, e të cilat vendime jo rrallëherë janë edhe kundër interesit të tyre kolektiv. Dhe duke e pranuar këtë rolë që e kishin edhe në ish sistemin socialist, ata shpeshherë edhe vetë japin dëshmi se aty ku janë, as ata vetë nuk besojnë se mund të realizojnë diçka, përpos ndonjë përfitim personal. Pra, duke e pranuar rolin e vasalit në qeveritë e Maqedonisë, partitë e këtushme shqiptare i degraduan postet udhëheqëse nëpër institucionet shtetërore deri në ato përmasa, sa krijuan bindjen se mbështetja partiake është vlera më e lartë profesionale dhe çelës që t’i hapë dyert të hysh edhe aty ku as vetë nuk ke ëndërruar se mund të hysh.

Se deri në çmas arrin bindja partiake se ministër dhe përfaqësues i popullit mund të bëhet çdonjëri që ka librezë partiake dhe, deri në ç’përmasa shkon injoranca e disa përfaqësuesve shqiptarë nëpër institucionet shtetërore, ka shumë shembuj konkret. Por më bindës është rasti i para do kohe, kur nga një kabinet ministror u shpërnda një komunat për media nëpërmjet të së cilës opinionit i bëhej e ditur "ngjarja gazmore" në familjen e një ministrit të BDI-së, i cili për herë të dytë ishte bërë "baba i një vajze të mrekullueshme". E që do të thotë se përpos se ke një ministër injorant, ke edhe një kabinet të tërë ministror ku nuk ka njeri që do i tregonte punëdhënësit të vet se lindja e fëmijës është ngjarje madhështore për një familje, por as mbretërit e sotëm nuk lejojnë të dalin jashtë protokollit dhe lumturinë e tyre familjare të shndërrojnë në turp kolektiv. Kuptohet, me këtë komunikatë u tallën mediat maqedonase, mediat shqiptare atë e heshtën nga turpi dhe në ndërkohë mbeti sekret se vallë kryesia e BDI-së ka mbajtur ndonjë mbledhje që ta shënojë këtë ditë aq të rëndësishme për Maqedoninë dhe për shqiptarët e këtushëm.

Dhe jo vetëm aq, por vetë zyrtarët e BDI-së ofrojnë argumente se përfaqësuesit e tyre në qeverinë e Gruevskit janë të papërfillshëm. Një dëshmi e tillë ishte edhe deklarata publike e para do koheshe e Kryetarit të Shoqatës së Veteranëve të Luftës (SHVL), i cili e paralajmëroi opinionin e këtushëm se nëse së shpejti nuk gjendet një zgjidhje për ish luftëtarët e UÇK-së, atëherë ata do i përsërisin veprimet e vitit 2001. Dhe këtë e thotë njeriu që deri dje ishte në kryesinë e BDI-së, njeriu që është deputet i partisë në pushtet. Pra, njeriu nga i cili duhet të kërkohet përgjegjësi pse ende nuk është zgjidhur statusi i ish luftëtarëve të UÇK-së, e jo ndonjë vëzhgues i Kombeve të Bashkuara i cili duhet të vlerësoj situatën politike, e të bëjë raporte për punëdhënësit e vet. Andaj, kjo deklaratë shpjegon diçka edhe më të thellë: duke mos pasur guxim të marrin përgjegjësi politike, kryesuesit partiak shqiptarë, delegojnë përfaqësues të paaftë nëpër institucionet shtetërore, vetëm që ta ndjejnë veten superior.

Si do që të jetë dhe nga do që ta kthesh, del se të presësh përfaqësim dinjitoz dhe frytdhënës nga ata që nuk dinë të mbrojnë as dinjitetin e tyre personal, është njësoj sikur të presësh të pjellë mushka. Shkurtë e shqip, shqiptarët e Maqedonisë sot nuk kanë vetëm hallin e mos realizimit të kërkesave kolektive, por ata përballen me të vërtetën se s’ka kush turpërohet për veprimet e turpshme të përfaqësuesve shqiptarë nëpër institucionet shtetërore. Andaj, deri sa nuk ka kush turpërohet për injorancën e përfaqësuesve shqiptarë nëpër institucionet shtetërore, Maqedonia do mbetet toke mbi të cilën Gruevski ngutshëm do e ndërtojë të kaluarën e munguar të popullit të vet. Me çka, shqiptarët e këtushëm do ngjajnë në argatë, të cilët me djersën e vet do e financojnë këtë projekt, që ka për qëllim që e kaluara e popullit maqedonas të duket sa më e vjetër dhe sa më e begatë. Me çka e sotmja e shqiptarëve të Maqedonisë do i ngjajë një kufome të varrosur nëpër gropat që i hapin arkeologët maqedonas, e ku ata nuk gjejnë vetëm atë që fshehë barku i nëntokës, por edhe atë që i duhet politikës ditore të VMRO-DPMNE-së. Pra, e sotmja e shqiptarëve të Maqedonisë do mbetet pasqyrë ku do shihet se ç’ndodh me një popull që ka shumë politikanë, por pakë tru politik, se ç’ndodh me një popull që vonë e kupton se je i pafat kur fatin ta përcakton ai që nuk dinë t’i kontrolloj pasionet dhe dobësitë individuale, ai që edhe nuk bënë keq pse është keqbërës, por pse aq ia pret rradakja.

Dhe përderisa shqiptarët e Maqedonisë kanë përfaqësues që nuk të mbrojnë por të turpërojnë, deklaratat e sotme të pushtetarëve të BDI-së do kenë jehonën e absurdit, do mbeten dëshmi për një kohë kur Gruevski sillte ligje, e shqiptarët protestonin kundër tyre thuajse në qeverinë e VMRO-DPMNE-së nuk kishte asnjë shqiptarë të gjallë. Pra, shumë nga deklaratat e disa kryesuesve të sotëm të BDI-së, do dëshmojnë vetëm një gjë: se në çdo profesion ka injorantë dhe njerëz që nuk e kanë kuptuar çka i nderon e çka i turpëron, por vetëm injorantët e partive të këtushme shqiptare kanë kabinetet e tyre ministrore, shoqatat kulturore, vetëm ata mund të bëhen përfaqësues të popullit. Mbase shkaku i kësaj ndodh diçka e pritur: pas çdo paraqitje publike të disa zyrtarëve të BDI-së, PDSH-së opozitare i rritet popullariteti për një për qind. Andaj, PDSH-ja nuk duhet të bëjë asgjë të veçantë për ta rritur popullaritetin e vet, por mjafton ta lutë Zotin që BDI-ja të vazhdojë ecjen rrugës nga është katandisur.

Subscribe to comments feed Komente (57 publikuar):

alma në 11/03/2010 11:38:14
avatar
me pelqeu shkrimii juaj i nderuari kim. te fala
Thumbs Up Thumbs Down
0
ali kadriu,minhen në 24/01/2010 18:01:43
avatar
mete vertet ne menyr ma dinjitoze dhe ma origjinale esht e pershkruar situata aktuale politike e shqiptareve ne maqedonij,edhe pse pak sa ne menyr te nderlikuar e shkruajtur dhe jo shum e kuptueshme per shum persona,mendoj se z.kim mehmeti duhet te ket guximin qe teshkruan kolumna edhe neper gazetat sllave me qellim qe edhe ato vet ta kuptojn se kuburron problemi dhe se cka ndodh ma shqiptaret te cilet te mbuluar nga propaganda anti shqiptare jan te kontaminuar dhe ju kan mbjell urrejtje anti shqiptare duke i pershkruar si nje popull i eger jo civilizues dhe i pa ngopur mete drejta qe nonstop ju mungojn kinse
andaj esht shum me rendesi qe tju behet me dije se ne nuk kerkojm asgje me teper se sa dikush na i ka vjedhur dhe mundohet te na i kufizoj te drejtat qe i takojn nje populli avtokton,megjithate shum permbledhje interesante dhe e plotkuptueshme flm pershendetje
Thumbs Up Thumbs Down
0
fikret në 24/01/2010 12:33:00
avatar
Ju lumt zotri Mehmeti,por tu kisha lutur qe te jeni edhe me konkret se shum "PER OKOLLA"po mi kritikon por prap "RESPEKT"qe tregoni Guxim dhe Kapaciet INTELEKZUAL:
Une jam nje arsimtar i thjesht po i bej PYTJE te ashtuquajturve ;Doktorannteve, Akademikeve.Profesoreve uNIVERSITAR.
A ka nga ki lloj ne numer cdo dit doktoroojn e besa edhe fmive tan u ligjerojn. Po a kan kta te ashtuquajtur pak Ftyr e Moral qe fshihen nen Fustanat e Grave ,e kuur nuk reagojn per te keshilluar Popullin. Pergjegjeja eshte se ne kemi ne numer gjithcka shum por teper pak ne cilsi.Sikur te ishin edhhe disa dhjetra KIM MEHMMETA te tjer ndryshe do te ishte POZITA e jon kundrejt SLLAVEVE.
Ki popull deri sa nuk e kupton se cdo parti e ashtu quajtur "shqipptare"nga e para e deri sot i kan shiture sidomos kjo e fundit BDIqe e neperkembi GJAKUN,PARAN.DINJITETIN e gjithcka e beri pron te nje klani te ngushte mafioz(shpiun .avanturiier,profitus lufte etj);jan TRADHTUAR, e pper Tradhtar dihet cka eshte SHPERBLIMI nuk ka SHPETIM.
Ne funnd e beje nje Pyetjje per gjith Kombin; A keni ndegju qe te behet Luft e te mos vritet as nje Tradhtar sic ishhte LUFTA e 2001?
Thumbs Up Thumbs Down
0
fili në 23/01/2010 11:09:27
avatar
maca e kuq vazhdone te gervishten pronarin e tij per te qene me i besueshem spektakulli qe ajo luane kunder klases politike shqiptare.jo vetem qe perpiqet ti tregone si te pa afte politikanet shqiptar ,ajo kerkon edhe ti turperon duke harur se eshte ajo (gazetaret) qe nuk bejne asgje per te riture rezistencen dhe patriotizmin e popullit qe ju takon.pune qe e keni per ta bere e kini harure.balladate dhe rapsodete e mbajte gjalle nje poppull kur te tjert na e kishin ndaluare te shkruajm,ktheuni te lavdia e popullit dhe dashuria e tij per te zgjedhurit etij.
Thumbs Up Thumbs Down
0
sllupcani në 22/01/2010 09:36:15
avatar
urime z.Mehmeti editorial i qelluar por a nuk ju duket edhe juve pak si von kjo, po ok pajtohem edhe un me thenien e popullit "Me mir von se sa kurr" por shpresoj se edhe per popullin ton votuesit shqiptar qe votuan kta njerez qe ti udheheqin drejt kapitulimit te gjithckaje qe ishte shqiptare te jet e fundit mbase edhe ata e kuptuan kush jane keta qe po bejn kerdi me dinjitetin e shqiptarve. Ndoshta nuk behem i tepert te nderhy ne shkrimin tuaj z.Mehmeti por nuk po me hiqet dot nga mendja gjendja e femijeve sopotas te cilet per fajin e ktynve tash qe po na udheheqin cdo dit zgjohen me lot ne sy per prindet e tyre qe i kan ne burgjet sllave. A thua cili ishte qellimi i atij montimi qe iu be ktyre njerzve por edhe tani po ju pyes juve z.Mehmeti po edhe krejt ata qe din dicka rreth kesaj teme cili eshte prap qellimi i zvarritjes se ketij procesi qe u duk se erdhi ne fund por prap spo i gjindet fundi, pastaj kjo e fundit me gjuhen maqedone, a thua keta femijet Sopotas qe ne mengjes do te qajn per prindet e tyre apo edhe per fjalet e znjsh.zv.ministresh se na u dashka mesuar nje gjuh tjeter e huaj e ne ket rast gjuha maqedone per njohuri me shum, por ama "pajtohem" me kte se ky femiu kur te shkon ne vizit te prindi ne burg duhet te drejtohet me ZDRAVO se ska as atje ska punonjes shqiptar, a mendoni se eshte e drejte sikurse ky zotri ministri ne fjal te shikon cdo dit vajzen e tij duke i rritur e ata te mjeret te jetojn per cdo dit e vit me kujtimet e tyre e jo me gjendjen reale te femijeve te tyre. Lexova komentet e meposhtme dhe pash njerin qe kishte shkruar se do te shenohen gjitha keto te mira e te keqija te popullit po un kisha then jo vetem shenime por te miren edhe denime per kta njerez qe po ma kujtojn Avni Rrustemin dhe fjalet qe i tha ne gjyqin e Parisit se kur te clirohemi prej ketyre injoranteve do te lirohemi sikur nga gjarperi qe na kishte mbeshtjellur e sna lente as edhe frym te marim sepse ai e kishte helmin edhe kta jan bere njesoj po te besh nje gje qe sju konvenon ktyre dihet helmi i quajtur ALFA sakt 24 ore i ke ne shtepin tande edhe ate para mengjesi bile se shum "mysafir te deshiruar" jan te perpikt ne oren 4, pyetini ata te opajes per musafiret e "deshiruar" edhe te shum familjeve tjera te lagjeve te Shkupit, ata te Nerezit pyetini pyetini, besoj se do ta merrni te vetmen pergjigje tmerr tmerr po pas pergjigjes edhe nje urim duke ju then mos ju raft mbi koke dhe mos tju mundoj krejt nje fund kisha pas nje lutje ZOTI ua ruajt mendet
Thumbs Up Thumbs Down
0
arben në 22/01/2010 07:28:03
avatar
rrofsh z.kim,shkrimshume shume i qelluar,por si duket problemi i shqipetareve nuk eshte vetem BDI dhe ali ahmeti por edhe injoranca e vet tyre sepse nuk e besoj se shume njerez e lexojne kete shkrim tuajin e aq me pak e kuptojne porosine e tij,te mos flas per veprimet qe duhet ti mer ky popull pas marjes se asaj porosije nga ky shkrim.tash z.kim keni nji obligim te shejte te shkruani "as hard as posible"as tough as posible" ndoshta keta te pashprese te BDI kthjellen,sulmoni me te gjithe aftesine tuaj intelektuale pa asnji kompromis apo pardon,permendeni ali ahmetin dhe shpuren e tij injorante sepse i keni argumentet nga ana juaj,mos u frigoni nga shantazhet e tyre sepse na keni neve,popullin,le ta provojne edhe ate karte te vetme (shantazhin)e ta shohim se deri ku do arijne.keta patetik i kane shume borxh popullit sepse i kerkuan parate ,i moren,i kerkuan gjakun,e moren,i kerkuan votat edhe ata i moren,tash cka duan,heshtjen koolektive?ndoshta mund edhe ta kene te atyre qe sot edhe jane duke heshtur dhe te friguar por asnjiher nuk do e kene heshtjen e atyre si JU,ju lumte,shkruani sa me ashper se keta jane shurdhuar krejtesisht.pershendetje.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Shpetim Asani në 21/01/2010 10:02:49
avatar
Respekte për Kim Memetin dhe pronarin e gazetëës LAJM për kontrubtin e tyre që sado pak të ndëgjohet një zë i arsyeshëm në këtë kohë të injorancës totale dhe nënçmimit të popullit shqiptarë.
Vazhdimisht i lexoj kolumnat e Kimit, por kam edhe vërejtje. Këto vërejtje nuk kanë të bëjnë aspak me anshmëri e tij për njërën ose partinë tjetër por për faktin se duke i lexuar tekstet e tij çdo herë e më shumë bindem se ne shqiptarët e Maqedonisë jemi në një rrugë pa zgjidhje.
Personalisht e kam humbur besimin tek të gjithë politikanët, në anën tjetër nuk ka ndonjë iniciativë konkrete nga ndonjë individ ose grup njerëzish që do të më shtynte të besoj për një të ardhme më të mirë.
Thjesht kërkojë nga Kimi me ndonjë kolumnë ose pse jo edhe me ndonjë veprim konkret të tij të na ngjall optimizmin se proceset do ecin përpara dhe nuk do të vazhdojë kjo situatë kur ai shkruaj kolumna, ne si popull vetëm lexo..kurse pashallarët politikan sundo
Thumbs Up Thumbs Down
0
Armend në 21/01/2010 03:40:58
avatar
definitivisht Kim Mehmeti din ta shpreh me se miri zerin e popullit shqiptar.
Thumbs Up Thumbs Down
0
liridon-Tetove në 20/01/2010 20:42:48
avatar
shum mir i ke permbledhur por ka edhe shum per tu thane per deshtimet e bdi.tani eshte me keq se para 2001.ali ameti frigohet se si do perfundoje maqedonija,a do ta humbin identitetin apo jo.ai i ka dhan bes grueskit se do ta ruaje identitetin e maqedonasve duke e humbur identitetin shqiptare.eshte shum i kujdes,shem qe vellezerit e tij maqedonas mos ti lendoje,e na shqiptaret e mjer perxhdo dite protestojme neper shkplla e neper rruge per ta ruajtur identitetin tone qe e ka neperkembur ali ameti,njeriu qe patem shum besim ja dhame djemte tane ne 2001 ai tani eshte bere zedhenesi i grueskit dhe mbrojtes i tij,vojvoda ali ametoski na trdhetoi,tani eshte duke punuar kunder popullit te vet.posht trdhetaret e bdi,ne krye me ali ametoskin.
Thumbs Up Thumbs Down
0
alma në 20/01/2010 10:16:15
avatar
Zoti te ruajt ! shendet dhe suksese
Thumbs Up Thumbs Down
0
1 2 3 4 5 6 next total: 57 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst