Todorov, mos bëni politikë me fëmijët
Enver MURATI
Insistimi i ministrit të arsimit Todorov,që gjuha maqedonishte të mësohet nga klasa e parë në paralelet me mësim në gjuhën shqipe,sa vjen e i turbullon punët në marrëdhëniet ndëretnike të cilat edhe ashtu nuk janë të mira .Todorovi duket se është i vendosur që të mos tërhiqet nga vendimi i tij aventurist dhe sikur duket se e teproj duke luajtur me ndjenjat e shqiptarëve. Ministri e dinë se shqiptarët asnjëherë nuk e kanë mësuar gjuhën maqedonishte që nga klasa e parë, por urrejtjen e tij ndaj shqiptarëve mundohet ta shpreh ndaj më të vegjëlve,ndaj qenieve të pafajshme,por jo edhe pa qëllim të caktuar. Ai e din se vetëm në këtë mënyrë mund t’ua ngatërroj arsimimin filloristëve shqiptar duke ua përzier gjuhët për të mos e mësuar asnjërën.
Zoti Todorov, ti ke gjet vend dhe bënë kuvend. Vazhdon me avazin tënd, pasi përball nuk ke qëndrim të fortë të palës së dëmtuar. Shkollat të frikësuara nga kërcënimet tua, komunat të painteresuara, institucionet gjysmë të heshtura, të dhanë krahë që për çdo ditë ne konferencat për shtyp të kukurosesh dhe te mburresh se je dikush që mund të nëpërkëmbshin më mijëra filloristëve shqiptar. Por, ki kujdes se punët nuk do të shkojnë vetëm si i mendon ti. Më në fund do të jenë prindërit ata që nuk do të rinë duarkryq dhe nuk do të lejojnë që të vijë në shprehje antishqiptarizmi i jot.
Zoti Todorov, harroje mësimin e gjuhës maqedonishte që nga klasa e parë për nxënësit shqiptar dhe ktheju e realizoj ato premtime që i dhatë bashkë me qeverinë-kompjuter për çdo nxënës dhe libra falas. A e dini se sa e keni realizuar këtë projekte? Ju me siguri nuk e dini pasi kjo u bë në fushatën parazgjedhore dhe ngeli vetëm si fushatë. A e dini se sa nxënës shqiptarë nëpër shkolla tetëvjeçare dhe të mesme edhe sot e kësaj dite janë pa libra? Po, këtë e dini dhe nuk e thoni, pasi as që ju intereson. Për nxënësit maqedonas nuk e di, pasi nuk kam të dhëna. Por me siguri se ato nuk i kanë këto probleme.
Zoti Todorov, ne gjuhën maqedonishte e kemi mësuar nga klasa e katërt,dhe e njohim shumë bukur. E flasim bile shumë më mirë dhe më pastër se sa shumë maqedonas nga rajone të ndryshme të vendit. Do të ishte mirë që të angazhoheni që gjuhën maqedonishte më parë t’ua mësoni shumë deputetëve maqedonas në parlamentin e Maqedonisë. A i keni dëgjuar se çfarë maqedonishteje flasin një pjesë e tyre.
Nga ana tjetër, është gabim që të kërkohet reciprocitet, pasi këtu nuk bëhet fjalë për çështje inati nga ana e shqiptarëve, por për çështje mjaftë thelbësore që ka të bëjë me formimin e nxënësit. Në se që në klasën e parë (në moshën 6 vjeçare) nxënësit i imponohet që të mësoj 3 gjuhë paralelisht, është më se e sigurt se ai nuk do ta përvetësojë asnjërën si duhet dhe sa duhet. Bile, bile edhe mësimi i gjuhës angleze që nga klasa e parë është gabim dhe ngatërresë për fëmijët e kësaj moshe.
Sa u përket disa anketave të zhvilluara me nxënësit të moshave të ndryshme rreth intergrimit mjedisor, ajo nuk shpreh realitetin për njohje dhe respektim reciprok rreth etniteteve. Për afrim rreth etniteteve të ndryshme tek fëmijët (nxënësit) rol të rëndësishëm duhet ta luajnë prindërit dhe në një masë të madhe edhe mjetet e informacionit. Nëse prindi gjithë kohën në familje flet më një gjuhë të ashpër ndaj një etniteti tjetër, atëherë është e kotë përpjekja që në shkollë t’i afrojmë fëmijët e etniteteve të ndryshme. Do t’i preferoja zotit Todorov që të ndjek vetëm një emision të TV-Sitelit të titulluar ,,Bumbar’’ dhe kur temë është ndonjë çështje që ka të bëj me shqiptarët, le ta dëgjoj se si shprehen maqedonasit ndaj shqiptarëve. Ky është realiteti jonë. Kësaj as që i mund t’i ikim. Kjo nuk na integron, por gjithnjë e më shumë na ndanë.
Andej Z. Todorov leni fëmijët rehat le të mësojnë si kanë mësuar deri më sot, pasi ashtu kemi pasur më shumë sukses si për nga përgatitja po ashtu edhe për nga integrimi. Mos krijoni probleme aty ku nuk ka, se nuk do të mund t’i zgjidhni. Harrojeni mësimin e maqedonishtes nga klasa e parë për nxënësit shqiptarë se këtë prindërit shqiptarë nuk do ta gëlltisin. Por, nëse e keni qëllimin vetëm te acarimi i marrëdhënieve ndëretnike, atëherë vazhdoni se “SUKSESI” nuk do të mungojë .
Me fakultet punojnë pastrues!
Gjendja e shqiptarëve të punësuar në ministrinë e kulturës është e mjerueshme. Përbuzje, nënçmime, fyerje janë disa prej problemeve me të cilat ballafaqohen çdo ditë ...- Delegacioni bleg s’kishte përkthyes në Likovë
- Vatle: Investoni për të parandaluar azilin
- Gjykohet tre zviceran që rrahën shqiptarët
- BDI e hodhi poshtë propozimin e DR-së për Komitetin
- Lazim Destani shembulli model për shoqërinë tonë
- Athine, vritet me thike i riu shqiptar
- Elisabetta, 'sexy' edhe në muajin e 9-të
- EKSKLUZIVE - Kërkesa e Hasan Prishtinës para 100 viteve për paralele shqipe në Shkup
- Shqiptarët e Maqedonisë dhe lufta për identitet
- S’ka kush të turpërohet (56)
- Serbët në kërkim të vajzave shqiptare (49)
- Rikthehet 2001-shi (45)
- Kim Mehmeti: Shqiptarët ta djegin enciklopedinë në mes të Shkupit (40)
- Osmani: Për partinë po punojmë në terren (39)
- EKSKLUZIVE - Xhezair Shaqiri-Hoxha: Është koha për bashkimin e shqiptarëve (34)
- Mrekulli në Dagestan, pjesë të Kuranit në trupin e fëmijës! /VIDEO/ (31)
- Shumë zhurmë (31)
- Përsëri te varri i dëshmorit! (30)
- Mexhiti, Arifi, Ostreni dhe Bejta, të besuarit e Ahmetit (30)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Nga ky veprim Todorovi realizon rekomandimet e padronit të tij Georgevskit dhe prekin në pikë neuralgjike të shqiptarve për t'ua tërhjek vëmendjen qytetarëve të Maqedonisë nga dështimet tjera (krizës së thellë dhe korupcionit)të kësaj qeverie. Por unë do të kisha sugjeruar që participienti ynë në qevererin duhet që njëherë të tregon "dhëmbët" e të mos vep[rojnë edhe m4 keq se se paraardhësit e tyre më parë që nuk dilnin nga qeveria nga frika se mos po hynë në qeveri të tjerët (partia tjetër). Aty ku macat grinden ndërmjet veti , minjtë bëjnë dasëm.Ashtu është duke na ndodhur edhe neve.
Publikoni komentin tuaj