Poll: Dashuria në 'estradë'
Cili është çifti më simpatik?
Hyrje | Opinion | Vëllazëria e motrave të përdala

Vëllazëria e motrave të përdala

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Kim MEHMETI

Maqedonia e sotme është djep ku bëjnë gjumë mosdurimet ndëretnike, ajo është një kreatur shtetërore e cila si e tillë mbase edhe nuk ka të ardhme, por që mund të shërbejë si shembull se ç’ndodh me një shtet i cili mbetet peng i dyfishtë: i ëndrrave të një populli të vonuar - atij maqedonas dhe i ambicieve të një popullit që e din çka i takon, po nuk din si atë ta merr – atij shqiptar. Qeveria e sotme e këtij shteti është ajo që u këndon ninullë mosmarrëveshjeve ndëretnike, që ato i mëkon dhe i zgjon nga gjumi sa here që ka nevojë t’i alarmojë “mamitë” ndërkombëtarë që të tregohen më të kujdesshme ndaj shtetit që ajo drejton, që të mbrojnë shtetin i cili gjithmonë ka qenë, dhe ende është, pronë i partive në pushtet, e jo i qytetarëve që jetojnë në të. Dhe duke qenë shtet i cili të sotmen e ka mbuluar me jorganin e arnuar nga ndërkombëtarët, duke qenë kreatur shtetërore të cilën më shumë e mbrojnë të huajt se sa faktorët politikë vendas, ke përshtypjen se Maqedonia është si një shtëpi e ndërtuar pa plan, e banuar nga ata që jetojnë aty ngaqë nuk dinë si të ndahen, e jo pse kjo u pëlqen. Me çka Maqedonia bëhet gjithnjë e më “profitabile” për elitat e këtushme politike, e gjithnjë e më e papërdorshme për qytetarët që jetojnë në të. Pra, Maqedonia gjithnjë e më shumë i ngjanë një shtëpie të cilën thuajse të gjithë njësoj duan ta rrënojnë, por çdonjëri pretë që tjetri ta merr i pari kazmën në dorë dhe atij t’i mbetet faji për viktimat që do mbeten nën rrënoja.

 

Nuk ka dyshim se edhe shqiptarët e Maqedonisë bartin pjesën e fajit për situatën në të cilën sot ndodhet shteti. Aq më shumë, kut ata janë rreth 30 për qindëshi i numrit të përgjithshëm të banorëve të këtij shtet dhe, aq më shumë kur njëzet vite me radhë, ata nuk ia dolën të shohin se institucionet e këtij shteti – të ndihmuara nga partitë shqiptare – atyre ua përcaktuan rolin e elementit “destabilizues” të shtetit. Dhe këtë rol ua imponuan në mënyrën më perfide të mundshme: duke i ngulfatur dhe lodhur me provokime të një pas njëshme, duke i gënjyer me premtime të kota, duke i bindur se gabimet nga e kaluara nuk zgjidhen brenda natës, e me çka ia dolën që këtë popull ta mbajnë në terrin e natës që zgjatë njëzet vjet. Pra, nuk ka dyshim se edhe kur shqiptarët e këtushëm ankohen se vetëm nëpër burgjet e shtetit janë denjësisht të përfaqësuar, ata vetëm e shpalosin të vërtetën se edhe 20 vite pas mëvetësimit të Maqedonisë, nuk arritën të bëhen faktor politike që i ka hije popullit që përbënë 30 për qindëshin e popullatës së këtij shteti. Ata pra nuk arritën të ndërtojnë forca partiake që do marrin përgjegjësinë për fatin e popullit që përfaqësojnë dhe të shtetit që bashkëdrejtojnë, sepse kurrë nuk ia dolën të bëhen bashkësundues të shtetit, por mbetën vetëm zbukurim i ikebanës politike të Maqedonisë, sepse kurrë nuk u bënë parti të mirëfillta, por mbetën në rrafshin e “sekteve” politike që kënaqeshin me diçka perverse: të mirën e vet personale ta ndërtojnë mbi fatkeqësinë e popullit.

 

Pyetjes se pse partitë e këtushme shqiptare kurrë nuk arritën të etablohen e të bëhen partnerë të mirëfilltë që do u bënin ballë subjekteve politike maqedonase, mund t’i jepet një përgjigje shumë e shkurtë: sepse ato kurrë nuk e kuptuan se pushtetari pa shtet është si kalorësi pa këmbë, e kalin e të cilit e shalërojnë të tjerët, se të bëhesh pushtetar e të mos kesh kontroll mbi institucioneve shtetërore, është sikur të vozisësh veturë i ulur në prehrin e atij që e mbanë në dorë timonin. Partitë e këtushme shqiptare nuk ia dolën të etablohen në subjekte të mirëfillta politike, sepse ranë pre e strategjisë së qarqeve politike maqedonase të cilat vepronin sipas parimit: më lirë të kushton të paguash shtrenjtë qindra shqiptarë, se sa tërë një populli t’ia japësh hisen që i takon. Me çka pushtetarët shqiptarë u bënë mbulesë për humbjen e madhe të popullit të tyre në Maqedoni. Humbje e cila i ngjanë asaj të aksionarit që ka 30 për qind të kapitalit në një kompani, por i cili kënaqet me punësimin si pastrues në godinën e sipërmarrjes ku ai është bashkëpronarë.

 

Duke u kënaqur me mundësinë që populli të pretë deri sa ata të bëhen kapitalistë, duke u shndërruar në agjenci për punësimin e të dëgjueshmëve partiak, duke u mjaftuar me disa përfitime personale të grupeve të ngushta partiake, duke qenë arrogantë dhe të pa kompromis ndaj çdokujt që i përballë me realitetin se ishin dhe mbetën vasal të partive maqedonase në qeveri, pushtetarët shqiptarë s’kishin si mos bëheshin atë që janë edhe sot: njerëz që Gruevskin e mbrojnë nga shqiptarët. Kështu që, kur atyre u thua se qeveria e VMRO-DPMNE-së ua merr hakun shqiptarëve për 2001, se qeveria e Gruevskit i përbuzë shqiptarët, ata japin shpjegime thuajse dikush i pyet si u shkon muhabeti me partnerët maqedonas kur pinë kafe në bufenë e qeverisë, e jo pse ky shtet është aq koprrac kur bëhet fjalë për të investuar nëpër vendbanimet shqiptare, e aq dorëlirë kur duhet financuar në ato maqedonase. Pra, kur ne themi se 17 milionë euro të investuara për përmendoret e Gruevskit janë vjedhje e parave që paguajnë edhe taksapaguesit shqiptarë, ata menjëherë na këshillojnë të shkojmë të fotografohemi te përmendorja e Skënderbeut në Shkup dhe premtojnë se çdo gjë do rregullohet kur të bëhemi anëtarë të NATO-së e të BE-së. Por në ndërkohë, ata nuk na tregojnë me numra të saktë sa ky shtet ka investuar për shqiptarët, e sa për të tjerët, se kush do e kompensojë humbjen e deritanishme të shqiptarëve të këtushëm si dhe humbjen që do pasojë deri sa Maqedonia të del nga faza e eksperimentit, e të bëhet shtet i mirëfilltë.

 

Maqedonia e sotme i ngjajë një shteti të përkohshëm, por edhe si i tillë, ai investon shumë në të ardhmen e popullit maqedonas. Ky shtet investon shumë edhe për ta rindërtuar të kaluarën e munguar të maqedonasve etnik. Maqedonia investon shumë në të ardhmen dhe në rindërtimin e të kaluarës së popullit maqedonas sepse ajo nuk bënë harxhimet e duhura për të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve të këtushëm, sepse këtë shtet e drejtojnë vetëm partitë maqedonase. Parti të cilat nuk e kanë gjithaq problem të gjejnë simotrën e vetë të dëgjueshme shqiptare, e cila do ua mbulojë veprimet që irritojnë shqiptarët e këtushëm. E sa u përket partive shqiptare në Maqedoni, ato thuajse me asgjë nuk dallojnë nga njëra tjetra. Ato janë si motra të një gjaku, motra të përdala, të cilat kur kthehen në familje (kur janë në opozitë) kujdesen për nderin e shtëpisë, e posa i merë me veturë ndonjëri që u ofron kënaqësi dhe jetë të begatë (kur bëhen pjesë e koalicionit qeveritarë) ato harrojnë se me sjelljet e tyre dëmtojnë dhe turpërojnë tërë fisin. Andaj edhe ato nuk kanë ndjesinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për të arritur atë që populli e pret prej tyre, ato janë të pamëshirshme në asgjësimin e njëra tjetrës dhe të pakujdesshme ndaj nderit dhe të mirës familjare. Dhe si të tilla, partitë e këtushme shqiptare ngjajnë në vëllazëri të motrave të përdala.

Subscribe to comments feed Komente (13 publikuar):

sekreti007 në 10/02/2010 15:37:43
avatar
Arbit>
i pelqej fjalet e marincit por ti zotni nje xhungel nae zbulove sic i quan integristat por mos gabohesh e te del Tarzani qe mbron xhunglen mu ne mesin e tyre.
Thumbs Up Thumbs Down
0
ada në 09/02/2010 18:49:54
avatar
pershendes kusheririn tim te par.shum po nxiton me kto shrimet e tua para do kohesh na mirte malli me lexuar prej teje.po sjhum po i kritikon kush partite shqiptare me te drejt e ke po me nje kohe vete thójshe aliu duhet per prezident me e ba.vetem vazhdo por pa kritika se kush kritikon me shum nje ane at thojn e edo me shum .ku te dhemb dheembi shkon gjuha.
Thumbs Up Thumbs Down
0
malli në 09/02/2010 16:57:55
avatar
JU lumt z. Kim Mehmeti, gjithmon i lexoj shkrimet e tua , krenohemi me ty qe te kemi , zoti te dhasht shendet.

Kam vetem nje lutje per ju zotri Kim... MO E PERMNEDI SI POPULL MAQEDONAS;;sepse keta nuk jan popull maqedonas, por bullgar ..

respekt

malli
Thumbs Up Thumbs Down
0
berat-Gv në 09/02/2010 11:53:04
avatar
Sikur tgjith ta krznin ndershem punen e vet si Kim Mehmeti ne moti nuk do kishim kta probleme qe kemi. Eshte i vetmi qe mbron me nder vetveten dhe gjithe neve. Rinin e keni pas jush z. Mehmeti
Thumbs Up Thumbs Down
0
me i forti në 09/02/2010 11:50:58
avatar
Parimisht pajtohem me ate qe thote "marinci" përpos që mendoj se bënë një vlersim të padrejtë ndaj Kim Mehmetit kur thotë se ai nuk i "ngacmon" sa duhet "mbretërit e xhunglës". Mendoj se duhet të jemi të drejtë e të themi se Kim Mehmeti me vite - ndoshta është edhe i vetmi - që ua prish rehatin "liderëve" të ndryshëm që kemi dhe personalisht mendoj se mos ishte Kimi ktu "këneta" do kishte më shumë myshk. Ai si shkrimtarë edhe nuk mund të bëjë i vetëm më shumë. E keqja qëndron aty se ne nuk kemi më shumë njerëz si Kimi, se zani i tij mbetet i vetmum dhe ketë e dinë politikanët. Kim Mehmeti ka ba të mundshmen që ket popull ta përballe me realitetin politikë, me lojnat e pista që bajnë partitë tona për përfitime të vogla personale. Keshtu që Kim Mehmeti ka luajtur rolin që i takon çdo intelektuali i cili nuk merret ektivisht me politik po edhe nuk heshtë e nuk mban anë partiake. Vetëm këtë doja t'ia them "marincit" si dhe të shtoj se nuk është e lehtë në një mjedis të këtillë të bajsh atë që ban Kimi. Sduhet te harrohet se ai zhvillon betejë të dyfisht: nje kundër palës maqedonase e një kundër të kqijave në vetë bllokun politik shqiptar. Keshtu që atë e goditin edhe shigjeta të dyfishta. Prandajna gjanat duhet vlersu edhe nga kjo pikpamje. lehtë është me i thanë tjetrit bane këtë e vepro kshtu apo ashtu, po duhet pranu se Kimi ka ba të mundshmne që mund ta baj një individ tcilin e mbron vetëm persoaliteti i vet që ka ndërtu pa u fsheh pas flamujve partiak apo shoqatave të ndryshme. Nderimet e mia për "marincin" dhe Kim Mehmetin
Thumbs Up Thumbs Down
0
arbi në 09/02/2010 11:44:11
avatar
Marincit!
Nuk e kuptoj ne shqipe cka eshte marinc, por nejse eshte e drejte e juaj zoteri te quheni si te doni.
Mandej, mik i dashur,je shume konfuz, nuk te kupton njeri cka llomotit me perallen e livadhit? Ti te ngjau si ai qe nuk shihte ujkun por gjurmet, ose si atij qe nuk sheh malin prej lisit.
Na rekomandon qe te mos paragjykojme parakohe. Edhe sa sipas teje duhet te presim,edhe,20,40 vjet tjera per te kuptuar cilet perfaqsues politik, apo parti politike na kane qene te mira apo te keqija? Z. Kim e ka thene mire; partite tona jane si motrat e perdala. I dijme me te gjitha tradhetite qe ia kane be popullit shqiptar keto parti, sidomos kjo e fundit me emrin BDI,kjo i vu kapakun dhe doli tradhtare me brinje e interesave shqiptare. KJO AS EMER NUK KA DIJTE T,I VE PARTISE OSE KETE E KA BE ME QELLIMIN QE KJO KURVE E PERDALE T,I DUKET ME SIMPATIKE PALES TJETER, DHE E KA QUAJTUR VETEN BDI, PARTI INTEGRISTE, QE NESE TI DO TA KUPTOSH DO TE THOTE SE NE PRANOJME CILSIMIN E PAKICE QE DUHET INTEGRUAR NNE SHUMICEN ASHTU SI TE DO AJO SHUMICE, QE FAKTIKISHT NUK DO AS QE TE INTEGROHEMI,POR KERKON TE JEMI IZMETQAR,KATEGORI E TRETE OSE TE PERJASHTUAR FARE NGA KY SHTET.
Me vjen keq te te them por pasi ka shume njerez si ti Marinc, qe akoma nuk kuptojne shkaqet e fatkeqsise sone kombetare, por thone te presim akoma, duke rene keshtu pre e politikes antishqiptare. FAJI NUK ESHTE I KERKUJT TJETER ME I MADH SE VETE I JONI! Kemi faj per ta qe i kemi zgjedhur qe te na perfaqsojne, kemi faj qe akoma u besojme, kemi faj qe shohim interesat e jo parimet dhe te drejten, kemi faj qe nuk dijme te organizohemi e t,u themi ketyre KMEREVE TE KUQ SHQIPTAR te quajtur Bdi: S T O P
Thumbs Up Thumbs Down
0
Zemri në 09/02/2010 06:44:52
avatar
Me pelqejne shkrimet e juaja dhe ket guxim qe ta ka dhan zoti .Me keta revista i kenaq lexuesit se per ndryshe politika ne .Maqedoni shkon PAUSHALL.I zuri gjumi partit shqiptare nga 2001 e 2010 a ka dikush qe i zgjon nga gjumi .Te falemenderoj nga zemra Memedi
Thumbs Up Thumbs Down
0
marinc në 09/02/2010 03:10:33
avatar
TE LEXOJ SI GJITHMON KUR KAM KOH Z,KIM AJO QE JU MUNGON SHKRIMEVE TUA ESHTE NGACMIMI I MBRETERVE TE XHUNGLES PA UA PRISH REHATINE DHE GJUMIN, GJALLESAVE QE JETOJNE NEN TUTELEN E ASAJ MBRETRIJE . LIDERET POLITIK DHE ELITAT POLITIKE JAN MRETERIT E XHUNGLES ME DISA PREJ TYRE DUHET TE TALLESH SEPSE JAN LEPUJ NE GEZOF TE LUANIT KURSE DISA MERITOJNE KRITIKA POR EDHE LEVDATA SEPSE MBI SUPET E TYRE KAN MAR NJE PERGJEGJSI SHUM TE MADHE .POLITIKA NUK ESHTE PASQYR QE MUND TE SHOHESH FTYREN E VERTET TE TJETRIT ,POR ESHTE LUFT PER NJE LIVADH TE MADH PER TE CILIN DISA KAN TAPI TE VJETER E DISA KAN BER TAPI FALCO DHE KAN SHFRYTZUA LIVADHIN OSE DISAVE PA TE DREJT DIKSUH UA KA DHEN LIVADHIN NE SHFRYTZIM TE PERKOHSHEM DHE ATA MENDOJNE SE E KAN BABA MMALLI .BRENDA KETIJ LIVADHI GJENDEN ,TASHIGIMI HISTORIKE KULTURORE NGA GJYSHERIT DHE STERGJYSHERIT E POPUJVE TE NDRYSHEM. POLITIKANET JAN ATA QE NE EMER TE POPUJVE TE NDRYSHEM BEJNE PAZARIN PER LIVADHIN DHE PASURINE QE GJENDET BRENDA ATIJ LIVADHI.DISA NGA POLITIKANET E KAN SHITUR LIVADHIN ME HERET DHE BEHEN SIKUR LUFTOJNE PER TE KTHYE LIVADHIN ,DISA LUFTOJNE ME TE GJITHA MJETET QE TE KTHEJNE LIVADHIN TEK PRONARET E VERTET DHE PER KETE LIVADH KAN DERDHUR EDHE GJAKUN. NJE ESHTE E VERTET PAZARI PER LIVADHIN ENDE VAZHDON NUK KA PERFUNDUA POR BESOJ QE SE SHPEJTI DO PERFUNDON DHE PRONARET E VERTET DO JEN FITUES .DHE VETEM PAS PERFUNDIMIT TE PAZARIT DO KEMI MUNDESINE REALE SI POPULL TE BINDEMI NE AFTESITE ,NE SINQERITETIN ,APO NE DOBSINE DHE TRADHTINE E PERFAQSUESVE TANE NE KETE PAZAR TE MADH. .PRANDAJ KAM BINDJEN SE KEMI BER MEKAT DHE ENDE VAZHDOJME TE BEJME MEKAT NDAJ PERFAQSUESVE TANE NE KETE PAZAR.DISA I KEMI SHPALLUR HERONJE PARA KOHE DISA TRADHTAR PARA KOHE POR ENDE SE KEMI TAPINE NE DORE DHE HISTORIKUN E LIVADHIT SE SI KA VAJTUR PUNA E LIVADHIT DERI NE MOMENTIN QE DO ZBARDHET PUNA E KETIJ LIVADHI. .AJO QE JU MUNGON SHKRIMEVE TUA MENDOJ UNE SE ESHTE NGACMIMI OSE MOS PRISHJA E GJUMIT TE MASES SE MADHE INTELEKTUALE APO TE VET POPULLIT QE NUK I INTERESON KTHIMI I LIVADHIT NE DUART E PRONARIT TE VERTET POR KERKON NGA PERFAQSUESIT E TYRE TE FITON CA LEKE ,OSE NDONJE VEND PUNE OSE NDONJE POST NE EMER TE LIVADHIT. AJO QE VLEN TE KRITIKOHET ,QE VLEN TE DENOHET ESHTE DESHIRA E MADHE E ANTARSISE SE GJERE TE TUBUAR RETH CA PARTIVE POLITIKE APO LIDEREVE TE SAJ PER PERFITIME TE IMTA PA MBAJTUR LLOGARI PER TRASHIGIMIN E LIVADHIT DHE PASURIS SE MADHE QE KA NE ATE LIVADH .SHETITJET ,LLOMOTITJET NEPER PARTI TE NDRYSHME ,VRASJET, SHARJET,ACARIMET FAMILJARE SHOQRORE NE EMER TE LIVADHIT TE MADH KAN VETEM NJE KUPTIM TENTIM TE PERFITIMIT PERSONAL NE EMER TE KOMBIT DHE TE FESE. TE GJITH ATA QE JA DUAN TE MIREN KETIJ KOMBI DHE FESE SE TYRE ,QE NUK KAM DYSHIM SE JU Z.KIM JENI NJERI PREJ TYRE KAN OBLIGIM MORAL NJERZOR QE TE NGACMOJNE MASAT ME TE GJERA TE KETIJ POPULLI DHE GRADUALISHT TE NXJERIN NE PAH BERLLOGUN E MADH QE FSHIHET PRAPA ANTARSIS SE GJER TE PARTIVE POLITIKE ,PRAPA INSTITUCIONEVE FETARE ,SHKENCORE DHE PRAPA BIZNESEVE TE TYRE FAMILJARE TE PISTA .NE PLURALIZEM PARTIT POLITIKE MBINE SI KEPURDHA POR EDHE SHUHEN SHPEJT NE SE NUK I HAN PAZARI EDHE LIDERET E NDRYSHEM NE PLURALIZEM E HAN KOKEN E VET NE SE TENTOJNE TE HANE KOKEN E POPULLIT NDRYSHE NGA LIDERET KOMUNIST QE HANIN KOKAT E TER NJE POPULLI. MENDOJ QE KOHA NE DEMOKRACI KERKON NGACMIM ME TE GJER DHE DEPERTIM ME TE THELL NE MESIN E POPULLIT PER TE ELIMINUA KANCERIN E BRENDSHEM QE E BREN KETE POPULL NGA BRENDA SHEKUJ ME RADH SI ANALFABETIZMI I MADH , PA BARAZIJA GJINORE ,TRASHIGIMIJA E CA VESEVE TE KEQIJA SI DASMAT E SHFRENUARA ,VDEKJET FOLKLORIKE ,BISEDAT E KOTA DHE SHTERPSE ,URIJA PER PASURI TE PA MERITUR ,NGRITJA E HAJDUTEVE INJORANTEVE ,KRIMINELEVE NE QIELL SI SHPETIMTAR OSE SI HERONJE QE ME NE FUND NUK MUNDEN TE SHPETOJNE AS B.... E TYRE NGA DREJTESIJA E SHUM SHUM GJERA TJERA NEGATIVE QE I KA MBULUA DRYSHKU. BESOJ QE KY POPULL KA NEVOJ TE LEXON DHE TE DIN ME SHUM PER DEFEKTET E VETA NE BRENDESI TE TRUPIT TE VET SEPSE TRUPIT TE KALBUR NUK I BEHET VONE PER LIDER QOFSHIN TE MIR APO TE KEQIJ.BESOJ QE NUK KEQKUPTOHEM NGA JU POR EDHE NGA LEXUESIT E SHUMTE
Thumbs Up Thumbs Down
0
erni në 08/02/2010 15:20:11
avatar
Nga e gjitha qe beni ju z. Mehmeti, mbeteni shqiptari me i besuar dhe me i nderuar ne Maqedoni dhe jashte saj. E shoh se shume veta kerkojne nga ju te merreni aktivisht me politike. Ata nuk e kuptojne se ketij populli i duhen edhe mendimtare e shkrimtare, se nuk eshte e domosdoshme te jesh anetare partie qe te besh te mira per popullin tende. Ju e deshmoni se si nje personalitet munde te kontribuoj per te miren e bashkekombasve te vet duke flijuar mireqenien personale. Shqiptaret duhet ta din se sikur ju te donit ta materializoni poziten tuaj nuk do benit keso shkrimesh. Keshtu qe ata qe duna "vepra" e jo "vetem fjal" duhet ta dine se populli qe nuk ka kush ta orientoj, nuk ka ardhmeri. Ju z. Mehmeti jeni orientusi me i mire i shqiptareve te Maqedonise dhe veprimet duhet pritur nga pjesa me vitale e ketij populli-rinia. Ju duhet te mbeteni ate qe jeni dhe mos flijoni te arrirat tuaja duke u futur ne parti politike. Ky popull ka nevoje edhe per mendimtar e shkrimatr si ju. Me respekt
Thumbs Up Thumbs Down
0
uck_drita_jone029a7501 në 08/02/2010 11:39:05
avatar
i nderur z. Mehmeti
ka nje kohe te gjate qe lexoj shkrimet e tua ne lajmpress,ju uroj per guximin qe keni
Homeri ka then "fati i ndjek te guximtaret", populli shqipetar eshte popull guximtaresh por per fat te keq fati nuk eshte ne ane tone
shume fjal me vend kur shume njerz qe njoh thojn qe luftem e fituam betej por e humbem ne tavolin, eshte per te ardhur keq qe sote keni njerz ne instuticionet shtetrore njerz si Buqi,Muqi,Tuqi ... eshte per te ardhur shume keq se sllavet e kuptuan qe shqiptareve Buqit,Tuqit,Muqit jepja nje sekretaresh dhe krej eshte OK
Thumbs Up Thumbs Down
0
1 2 next total: 13 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst