Poll: Estrada shqiptare
Cila është këngëtarja më e bukur ?
Hyrje | Opinion | Qeveria – Asnjë cent për Likovën

Qeveria – Asnjë cent për Likovën

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Fejzi HAJDARI

Po të mos e kishte thënë këtë (që figuron në titull) kreu i komunës së Likovës, por në këtë formë, ta kishte shkruar gazeta “Lajm” (siç shkroi ditë më parë dy herë radhazi), nga orët e hershme të mëngjesit telefoni i redaksisë s’do të kishte pushuar së cingëruari: Ju jeni me Thaçin, ju jeni me Hysni Shaqirin, me Bardhyl Mahmutin, me këta ose të tjerët…, e shumë budallallëqe tjera të pabaza. Shyqyr Zotit, kryelikovasi Sadulla Duraku, gjatë vizitës së kryeministrit Belg në Likovë, akuzën e këtillë ia shpalosi mysafirit belg por edhe njeriut të dytë të qeverisë maqedonase Abdulaqim Ademit.
“Akuza Duraku”, në vete ngërthente po të njëjtat probleme dhe anashkalimin e kreut të Qeverisë për aspektin zhvillimor të këtij rajoni të lënë pas dore nga të gjithë, dhe sidomos përfaqësuesit politikë të kësaj ane, të cilët në stilin e “harruesve të mëdhenj” për obligimet dhe detyrimet që i kanë për zgjidhjen e problemeve të elektoratit të kësaj ane, na përkujtojnë t’i shikojmë stenogramet, sekuencat filmike apo filmimet, e fjalimeve të tyre “shumë të mençura”, sikur të kenë zbuluar Amerikën!
Fatmirësia në këtë “fatkeqësi” për banorët shqiptarë të rajonit të Likovës dhe Kumanovës, qëndron ne faktin se pikërisht nëpërmjet “golgotës së azilkërkuesve”, kjo çështje u problematizua dhe së fundmi, bazuar në deklarimet e ndërkombëtarëve (ambasadorit të BE-së Ervan Fouere dhe së fundmi, kryeministrit belg), do të merr trajtimin e duhur institucional. Pra, ndërkombëtarët erdhën për t’ia tërheq veshin dhe për t’i bërë me dije kryeministrit Gruevskit dhe të “dëgjueshmëve politikë shqiptarë”, se gabimi qëndron në qasjen selektive zhvillimore për rajonet e caktuara në Maqedoni, dhe se tani e tutje, prapë me ndihmën dhe insistimin e ndërkombëtarëve dhe jo shqiptarëve, ky rajon duhet të ketë intensitet të natyrshëm zhvillimorë. Me fjalë tjera, ata “haberin” ia drejtuan jo vetëm Gruevskit, qasja e të cilit kundrejt shqiptarëve çdo ditë e më tepër po rritë revoltën dhe tensionin, por edhe shqiptarëve të cilët me ngulmë duhet të angazhohen për zhvillimin e rajoneve më pak të zhvilluara, sepse këtë e kanë për borxh dhe detyrë.
Ndërkombëtarët tani hapën mundësinë dhe rrugën për mundësinë e zhvillimit të këtyre rajoneve nëpërmjet rrugës institucionale, por edhe nëpërmjet menaxhimit të rajonit nga kuadro që posedojnë kapacitete intelektual-politike për thithjen e donacioneve tjera nga jashtë, të destinuara për projekte të ndryshme zhvillimore, sidomos të rajoneve rurale. Por, për të gjitha këto nevojitet një staf (ekip) profesionistësh të cilët me aftësinë dhe kapacitetin e tyre, do të dinë në radhë të parë t’i detektojnë problemet e ngutshme prioritare, të cilat rajonin e këtillë do na shtyjnë binarëve të zhvillimit.
Popullata e kësaj ane shpreson se vërejtja serioze nga eurodiplomatët, do të vë në funksion mekanizmat zhvillimorë të qeverisë, që kjo e fundit ndonjë centë të derdh edhe për rajonin e Likovës.
Shyqyr Zotit që ndërkombëtarëve u kujtohet për rajonin e Likovës! Ata “veprojnë” sikur ta kenë marrë mandatin nga elektorati i kësaj ane, kurse përfaqësuesit shqiptarë veprojnë me logjikën e kundërt. Këtu është dallimi ndërmjet “atyre” dhe “neve”, si shqiptarë. Dashtë Zoti të prishim më në fund “ëndrrën e lezetshme” e të qenurit “alamet funksionari”.

Subscribe to comments feed Komente (3 publikuar):

Imperatori-Likove në 10/03/2010 23:18:51
avatar
Pershendetje o zoteri i nderuar Fejzi Hajdari!
Une jam vet nga Likova,por nuk e kisha zgjat shum e shum me fjale,sepse ska cka te zgjati me teper,sepse shum bukur dhe ne menyre te shkelqyeshme ke shkruar ket shkrim mbi Komunen tone dhe ke pasqyruar ne menyr te shkurt dhe efikase hallet dhe gjithe ato gjera qe ka te bejn me ket komune qe kan lene pas dore edhe politikanet tone shqiptare..
Mir e kije,qe shiqir qe kjo pasqyr e kesaj pune hyri ne duart e nderkombetarve sepse te kishte mbet keshtu akoma, do te shkatrrohej cdo gje ne mjerim...Ju pershendes perzemersisht per ket shkrim te qelluar dhe Alarmant nga ana e juaj qe sado pak keto politikanet tone ne qeveri ndoshta do te munden te shofin dhe te kuptojn se(sepse e kan harruar) se :KJO ISHTE KOMUNA E LIKOVES QE BARTI BAREN E TE ASHTUQUAJTURES LUFTES DHE MBAN ENDE MJERIMIN DHE VARFERIN,GJAKUN E DERDUR TE GJITH ATYRE DESHMOREVE QE I KAN HARRUAR KETO QEVERITAR POR EDHE GJITHE ATO FEMIJ JETIM E ATO NENA QE MBETEN PA BURRAT E DJEMT E VETA!!!
Thumbs Up Thumbs Down
0
shpend në 10/03/2010 17:51:14
avatar
shkurt dhe qart e keni bere kete shenim ju lumt se nalodhen mo me keto dallavera e rrena po skane faj qeveria po dikush tjeter po ne vete populli qe ua japim voten ua bejme nga nje karrike ne parlament dhe ne fund cka fitojm ,,,,,, e dini ju se cka.po kur ishte koha e luftes e hangren komuna e likoves e tani ata te luftes harrun se prej nga i moren keta vende ne parlament po nejse skan faj se kemi njerz shqiptar qe na udheheqin i ngren dikus per hunde se te gjithe e shesin prapanicen per nje vetur 20 000 euro .vaj halli per ne. pershendetje nga zvicra
Thumbs Up Thumbs Down
0
mesut në 10/03/2010 15:39:45
avatar
Sado i dhimshëm që është diskriminimi i shqiptareve te komunes se Likoves dhe Karadakut,asnjë shqiptar për asnjë moment nuk duhet të heqë nga mendja se Maqedonia aplikon masat e diskriminimit racial kunder te gjithë shqiptareve.Shqiptaria ne Maqedoni nuk mbrohet vetem ne Likovë por në totalitetin e sajë.Po ju postoj një shkrim që nuk prejashton asnjë formë të diskriminimit dhe që ngre zerin për realizimin e të drejtave të përgjithshme të gjithë shqiptareve.


Në përvjetorin e 11 marsit 1981
Serish vjen marsi….

Strategjia e humbjes së gjurmëve iliro-shqiptare dhe shkatërrimit të identitetit kombëtar shqiptar në hapësirat e ish Federatës jugosllave mori goditjen e parë vdekjeprurëse në Universitetin e Prishtinës.

Po bëhen gati tri dekada nga marsi i vitit 1981 kur studentët e këtij tempulli të dijes vërshuan rrugët e kryeqytetit të Kosovës për t’ua bërë me dije udhëheqësve komunist në Beograd dhe argatëve të tyre në Prishtinë se “jemi shqiptar e s’jemi jugosllave”
Kjo moto e afishimit të identitetit kombëtar dhe mobilizimi rreth kërkesë për krijimin e Republikës së Kosovës, pra të asaj formës shtetërore të organizimit politik që do ta pamundësonte realizimin e aspiratës asimiluese jugosllave, shënonte fillimin e fundit të politikës antishqiptare në ish Jugosllavinë komuniste.

Të tërbuar nga dështimi i strategjisë së tyre që t’i shesin popullit shqiptarë robërinë e re të diktaturës komuniste si rezultat i Luftës Çlirimtare, regjimi diktatorial aplikoi të gjitha masat e dhunës: vrasje, plagosje, arrestime, tortura, dënime, përjashtime nga puna, ndërrime të Rektorëve të Universitetit, largime të profesorëve nga katedrat e fakulteteve, izolime, diferencime ideo-politike….

Me të vetmin qëllim që të “neutralizonin” reagimin e shteteve demokratike të perëndimit ndaj kësaj dhunë , qarqet antishqiptare në Beograd, Shkup dhe Titogradin e atëhershëm krijuan Teatrin e Kukullave Politike.

Në këtë Teatër Kukullash Politike shfaqej tragjikomedia, ku me rotacion, herë politikanët e llojit të “luftëtarit çlirimtar” Ali Shukriu e herë të llojit të dresuar të Rrahman Morinës aktronin vetëm një rol: aktronin para korit diplomatik realizimin e plotë të të drejtave të shqiptarëve dhe të ngitnin në qiell sukseset e luftës kundër “ekstremizmit dhe organizatave kriminale shqiptare”.

Qarqeve antishqiptare mbështetën shpresa të mëdha se taktika e ndërsimit të “politikanëve të ndershëm” kundër “politikanëve që nuk përfaqësojnë popullin”; e ndërsimit të “studentëve me librezë partie” kundër “studentëve pa librezë partie”; e ndërsim të “shqiptarëve të ndershëm” kundër “shqiptarëve të pandershëm”, e publikimit të shkrimeve të “përshtatshme” ideopolitike dhe humbjes së gjurmëve të “literaturës reaksionare”…. do t’ju sjellë rezultate në zhbërjen e qenjes sonë kombëtare. Duke ëndërruar se kjo politikë do t’u mundësonte të Kremtonin Meshën e Fitores ndaj popullit shqiptar, vendosën që mbi themelet e Tempullit të Dijes të Kompleksit të Universitetit të Prishtinës të fillojnë ndërtimin e Kishës Ortodokse Sllave…

Por….. Serish erdh marsi!

«Epopeja e Jasharajve» i dha dimension legjendar historisë moderne shqiptare! Kjo Epope që u shndërrua në sinonim të sakrificave kombëtare krijoi kushtet që në skenën politike të dalin përfaqësuesit e vërtetë të popullit. Ata që i dhanë vulën fitores! Teatrit të Kukullave Politike në Kosovë i ra perdja dhe Kisha e Papërfunduar Ortodokse mbetet si fosil në zemër të Kompleksit Universitar…

Gjeneratat e ardhshme do të mësojnë se falë kësaj Epopeje të lavdishme të UÇK-së dhe sakrificave të mëdha projektet antishqiptare mbeten si fosile të një politike të ngordhur.

I lë lexuesit të imagjinojë se çka ndodhi në Kosovë me politikanët e “ndershëm”, redaktorët e gazetave partiake, studentët “me libreza” …..

Populli shqiptar në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi ballafaqohet me intensitetin e njëjtë të dhunës….

Nuk është faji im nëse analogjia e situatës së rëndë që kalon populli shqiptar në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi provokon imagjinatën e lexuesve të shohin ngjashmëri mes Teatrove të Kukullave Politike dhe tragjedisë kombëtare shqiptare në këto shtete….

Unë shpresoj….

Sërish vjen marsi…!

Bardhyl Mahmuti

Kryetar i Bashkimit Demokratik Shqiptar

10 mars 2010
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 3 | Treguar: 1 - 3

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst