Poll: Estrada shqiptare
Cila është këngëtarja më e bukur ?
Hyrje | Opinion | Maqedonia drejt demokracisë parlamentare multietnike

Maqedonia drejt demokracisë parlamentare multietnike

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Mr. Lulzim FARIZI

Parimi i ndarjes dhe balansit të pushteteve është karakteristike për vendet me demokraci parlamentare, apo për ato shtete të cilat janë në rrugën e aplikimit të këtij sistemi të qeverisjes, të cilët kanë kaluar nga një sistem i qeverisjes në tjetër, respektivisht nga ai socialist në atë demokratik, nga një sistem monpartiak në atë pluralist. Pjesë e këtyre ndryshimeve është edhe Republika e Maqedonisë që sistemin e qeverisjes ende e ka të përzier dhe të paqartë që është jofunksional dhe i pabalancuar mirë, një sistem i trashëguar nga monizmi me elemente të sistemit kuvendar. Për vet faktin se është sistem i përzier me elemente të përziera të sistemeve të ndryshme të qeverisjes, respektivisht duke përzier sistemet e parimit të unitetit dhe atij të ndarjes së pushtetit shtetërorë, kjo nuk i përgjigjet as realitetit e as rrethanave, rezultat i së cilës është mospasja e kapaciteteve që institucionet dhe organet shtetërore ti përgjigjen realitetit demokratik dhe kërkesave të shoqërisë. Maqedonia e ka të patjetërsueshme, që në të ardhmen e afërt në një periudhë të shkurtë të fokusohet në ndryshimet kushtetuese, me ç’rast legjislacioni i saj duhet të pësoj ndryshime të mëdha dhe do të duhet të aplikojë sistemin e qeverisjes së demokracisë parlamentare të mbështetur në konceptin e saj multietnikë.

Qasjet dhe konkluzionet e këtilla mbështeten në parimet e Marrëveshjes Kornizë si dokument shumë i rëndësishëm si për vendin po ashtu edhe për stabilitetin në rajon, i cili është i pranuar ndërkombëtarisht, implementimi i të cilit është kusht që vendi të inkuadrohet në strukturat euro-atlantike.

Një nga parimet Kryesore të Marrëveshjes së Ohrit është parimi i katër i cili thotë: Një shtet bashkëkohorë demokratik, në rrjedhën natyrore të zhvillimit dhe krijimit të vetë, duhet vazhdimisht të sigurojë kushtetutën e tij që tërësisht t’i plotësojë nevojat e të gjithë qytetarëve të saj, në pajtim me standardet më të larta ndërkombëtare si dhe të zhvillohen vazhdimisht.

Çdo herë kushtetuta e Maqedonisë duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, konform këtij parimi, si instrument dhe mekanizëm mbrojtës i demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut, stabilitetit dhe konsolidimit politiko-institucional të shtetit. Një nga segmentet që i referohet ky parim është avancimi i parimit të votimit të dyfishtë në të gjitha organet vendimmarrëse të shtetit dhe në procesin e konsolidimit të sistemit të qeverisjes në vend, me mekanizma të qartë të vendimmarrjes që do ta pasqyrojnë realitetin e përfaqësueseve të komuniteteve në vend.

Avancimi funksional i parimit të votimit të dyfishtë në organet e pushtetit shtetëror ne procesin ligjdhënës, në procesin zgjedhorë dhe në procesin e vendimmarrjes në institucionet politike kryesore të Republikës së Maqedonisë do të jetë garantues i ruajtjes së karakterit unitar dhe multietnik të shtetit ashtu siç është paraparë me kushtetutë.

Mendojmë se avancimi dhe praktikimi i demokracisë parlamentare që është karakteristike për vendet me shoqëri multietnike është rruga e vetme e anashkalimit të aplikimit të demokracisë konsensuale në Republikën e Maqedonisë. Nëse Republika e Maqedonisë nuk aplikon parimin e votimit të dyfishtë, mendojmë se Republika e Maqedonisë do të shkojë drejt aplikimit të domosdoshëm të demokracisë konsensuale, që do të thotë të shkojë drejt parimeve të parlamentit dydhomësh, çështje e cila më nuk ka të bëjë me parimin e unitetit ashtu siç është e përcaktuar Maqedonia si shtet unitarë, por tani shteti kalon në federalizim, si proces i fundit i bashkëjetesës së komuniteteve në një njësi federative. Andaj është më se e rëndësishme që partit politike në vend nëpërmjet ekspertëve dhe konstitucionalistëve të mirëfillt të gjejnë zgjidhje që të bëjnë ndryshime kushtetuese, të cilat ndryshime do të sjellnin Maqedoninë në një sistem më të qëndrueshëm më stabil dhe të bashkëkontrolluar i njohur si “check and balances system”.

Ky është parimi shumë i rëndësishëm që parasegjithash ekspertët, shkenctarët dhe veçmas politikanët dhe partit politike duhet të kenë një kujdes të madh gjatë analizave, shkrimeve, prononcimeve dhe vendimeve politike, lidhur me implamentimin dhe funksionalitetin e Marrveshjes së Ohrit.

Poashtu është shumë e rëndësishme që liderëte partive politike si ato të pozitës dhe të opozitës parlamentare e sidomos të bllokut politik shqiptarë të jenë sa më të kujdesshëm gjatë prononcimeve të tyre se bën ose s’bën Marrveshja e Ohrit, është realizuar ose nuk është realizuar Marrveshja e Ohrit, apo nuk mund të vazhdohet me tej me Marrveshjen e Ohrit, sepse Marrveshja e Ohrit paraqet një dokument politiko-juridik i verifikuar mbi të gjithat nga faktori ndërkombëtar me peshë dhe relevancë politike për Maqedoninë, si shtet unitaro-multietnik e posaçërisht për avansimin e statusit të popullit shqiptar në Maqedoni gjithnjë duke u bazar në parimet e demokracis parlamentare. Ka bazë dhe hapsirë politike dhe juridike për përpjekjet që duhet ti bëjnë partitë politike shqipëtare relevante në proceset e integrimit të vendit parasegjithash në demokratizimin e plotë të Maqedinisë si dhe integrimin në strukturat euro-atlantike ( NATO dhe BE).

Marrveshja Kornizë e Ohrit duke u bazar në parimin e saj të katërtë jep bazë dhe mundësi edhe të ndërrimit të kushtetutës së Republikës së Maqedonisë apo ndryshimit të saj me inkorporimin e të gjitha elementeve karaketeristike për një shtet me sistem të një demokaracie parlamentare.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst