Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas
Lulzim Z. HAMIDI
Pozita,gjegjësisht subjekti politik apo koalicioni udhëheqës në proceset demokratike të veprimit institucional të praktikimit të pushtetit,çdo herë ka qenë,është dhe do të jetë në cak të kritikave të opozitës qofshin ato kritika të sinqerta që publiku ti pranon apo të mos I konsideron si serioze,në varësi se nga kush vine ,kujt I drejtohen dhe cili është qëllimi përfundimtar I tyre. Në arenën reale politike ku ne sot gjendemi dhe veprojmë është normale që opozita të jetë më aktive duke dhënë fakte drejtuar votuesit të ardhshëm ,me qëllim përfundimtar të shpalos negativitetet e asaj udhëheqjeje politike apo atij tabori politik që është në pushtet, e që në të vërtetë është një orvatje e ndryshimit të qëndrimeve ekzistuese në perceptimin e veprimit politik të ushtruesve të pushtetit drejtuar publikut,duke aluduar kalimin e një grupi që deri sot është pro pozitës që nesër eventualisht ,nëse bindet ,të kalojë tek opozita ,që në fakt pas zgjedhjeve do të jetë pozitë,apo ndikim tek një pjesë e madhe e votuesve të pa përcaktuar që me këtë proces që përndryshe quhet persuacion,të ndryshojnë mendimin e tyre dhe prej atyre të papërcaktuarve të kalojnë në votues të përcaktuar. Kjo mënyrë e veprimit të organizatave politike është prezent në kohën e afatit parazgjedhor ,por ndodh që të shfrytëzohet nga shumë subjekte,individë apo grupacione tjera shoqërore të dale në shesh edhe para zgjedhjeve. Kjo mënyrë e bindjes apo pesuacionit të votuesve të ardhshëm ,me mënyrat e veta të ndikimit në publik në vendet me demokraci të avancuar dhe pa mosmarrëveshje etnike ,pa probleme esenciale në fushën e të drejtave dhe lirive njerëzore,me sistem gjyqësor të reformuar ,me mito dhe korrupsion të shkallës më të ulët,me nivel të lartë të kulturës politike ,në shtetet ku nuk ka aq pengesa të natyrës ekonomike….është një mënyrë e drejtë dhe e domosdoshme që duke u shpalosur do ide të reja për menaxhim me shtetin,të armatoset votuesi i ardhshëm me fakte të reja bindëse se dikush mund të praktikojë pushtetin edhe më mire por edhe me një qasje të re të do fenomeneve që deri në atë kohë nuk janë të zgjedhura ,në periudhën e ardhshme të jenë në cak të programit zgjedhor të ndonjë partie politike. Kjo mënyrë e persuacionit në vendet me demokraci të avancuar dhe siç përmenda me kulture të lartë politike nga njëra anë jep rezultate pozitive dhe nga ana tjetër zhvillohet në një mënyrë korrekte ,ashtu siç i ngjan një subjekti që synon në të ardhmen të jetë avangardë e ndryshimeve të ardhshme në atë shoqëri.
Por, ti kthehemi realitetit ekzistues në vendin ku na jetojmë!
Këtu në këtë shtet ku na jetojmë procesi i persuacionit praktikohet,që është normale,por mënyrat e paraqitjes së tij në publik janë joreale duke mare parasysh se faza e zhvillimit të kulturës politike të atyre që bindin nuk është në nivelin që do tu jepte të drejtë të ofrojnë ndonjë zgjidhje që në fakt do të ishte joreale dhe e parealizueshme ,kurse falë analizimit sipërfaqësor të votuesit për fat të keq do të kalonte. Pas kësaj nëse bëhet ndryshimi në pushtet dhe humb një garniture politike dhe vjen një e re me kinse ide më të mira ,për shkak të perceptimit të gabuar të publikut dhe hipokrizisë së shitësve të ideve të reja ai subjekt politik do të jetë në cak të kritikave të atyre që deri atëherë ishin në pushtet.
Të mundohem shkurt të qartësoj do fenomene shoqërore duke u bazuar në realen e jetës politike dhe strategjia e fshehur e komunitetit maqedonas vizavi rregullimit të ardhshëm të shtetit që momentalisht quhet Maqedoni,e që mund të kuptohen nga veprimet e deritanishme të udhëheqësve,. përsëri them maqedonas. Si e para ,bile edhe më e rëndësishmja është se shteti maqedonas nuk i do shqiptarët të jenë të barabartë me ta. Shkaqet e kësaj strategjie janë të njohura.!Ata kanë vulosur veprimin e tyre për përfundimin e shtetit komb modern-maqedonas,duke i venduar tjerët në grupin e dytë ,si grup tjetër shoqëror me drejta të pakicave nacionale duke e mbuluar këtë me shoqërinë multinacionale, multikulturore dhe polikonfesionale dhe me decentralizimin e pushtetit ,që në të vërtetë asnjëherë nuk do të realizohet në komunat me shumicë shqiptare.
Si rrjedhojë e kësaj që përmenda më lart ,e që është tezë e njerëzve që njohin realitetin e raporteve shqiptaro maqedonase në këtë republikë del se mosmarrëveshjet në mes shqiptarëve dhe maqedonasve janë më të rënda për tu zgjedhur se sa mosmarrëveshjet në mes maqedonasve dhe grekëve. Shqiptarët kanë opsion tërësisht të ndryshëm për ardhmërinë e tyre nga maqedonasit që nuk ka pika të përbashkëta me opsionin e ardhmërisë së shtetit që planifikojnë maqedonasit. Këtu nuk mund të ketë marrëveshje! E dyta ,e që lidhet me veprimin e organizatave politike ,në veçanti atyre shqiptare,duke u bazuar në veprimin pozitë –opozitë të tyre,ka të bëjë me hipokrizinë e lidershipit shqiptar, i cili në këtë krahinë është në pozitë shumë të keqe,bile ai që është në (nëse më lejohet të them)bashkëqeverisje me subjektet politike maqedonase e ka shumë më rëndë se këta që mundohen të bëjnë kritika nëpër kafene,në ndonjë gazetë apo nëpër konferenca shtypi. Këta shqiptar ,që kinse janë në qeveri,nuk kanë faj pse janë aty sepse ne I kemi zgjedhur,por e keqja është se ata ,aty nuk trajtohen në nivel që meritojnë,ndaj tyre dhe në përgjithësi ndaj shqiptarëve ekziston një paragjykim i mbjellë aq gjatë kohë në shumicën e pjesëtarëve të komunitetit maqedon ,sa që ajo ka kaluar në strategji veprimi permanent anti shqiptar. Prandaj pozita shqiptare nuk ka sukses gjatë uljes në karriget qeveritare dhe parlamentare. Bile edhe sikur mos të kishte asnjë subjekt politik pjesëmarrës në qeveri ,besoni këto që janë të arritura këto njëzetë vjet pluralizëm me pjesëmarrje permanente të shqiptarëve në qeveri ,vet maqedonasit do ti kishin realizuar ,sepse unë personalisht por edhe mendoj se edhe një numër i madh i shqiptarëve këtë e dine. Vetëm hipokritët këtë realitet nuk do ta pranonin! E treta ,persuacionin apo bindjen e elektoratit shqiptar se do te kete ndryshime nuk duhet ta praktikojnë individët të cilët aq gjatë kohë janë në politikë e nuk kanë arritur të realizojnë së paku një ide ‘’madhore’’.Nëse për njëzet vjet pjesëmarrje në politikë,shumë vite në parlament,ministra,zëvendës të tyre,kryeministra,drejtorë,sekretarë shtetërorë,ambasadorë,konsuj,etj,të eshalonit më të lartë të pushtetit,ku shumica e tyre kur nuk kanë ndonjë post të lartë shndërrohej në analistë që të na predikojnë të ardhmen dhe të harrojnë të kaluarën e tyre ,vendi i tyre më nuk është në politikë. Ata duhet të pranojnë se kanë dështuar jo se nuk kanë qenë të zotit ,por se kanë të bëjnë me një qasje joserioze të pushtetit maqedon ndaj shqiptarëve dhe se mënyrat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve që ata kanë praktikuar nuk janë të qëlluara dhe se duhet një mënyrë e re e veprimit politik,pa ta,me fytyra të reja dhe ide të reja,me shtruarje të problemeve në katër sy,një mënyrë më radikale e veprimit që do të kishte moton ‘’mere ose shko’’!!!
Mua personalisht ata persona që kanë qenë në vende udhëheqëse partiake,shtetërore,parlamentare qofshin në pozitë apo opozitë nuk mund më të më bindin se mund të ndryshojnë diç,por në historinë moderne shqiptare do të kenë vend.!!!
- “Amnistohen” dhjetëra “kodoshë” të shpallur
- Tetova shënoi “Ditën e dallimeve”
- Nuk ka Evropë, as OKB me “kebab diplomacy”!
- Pastruesi shqiptar diplomon në Universitetin Columbia
- BDI kërkon respektim të shqipes, PDSH vend për “marrëveshjen e re”
- Komandanti i tradhtuar dhe i harruar
- Tregu shqiptar dhe (inter) nacionalizmi ekonomik
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
**Mirëpo edhe problemi tjetër rreth ndërtimit apo rindërtimit të histories maqedonase nëpërmjet ngritjes së figurave të ndryshme historike njënacionale,muzeut nacional maqedonas,kishës, duke I anashkaluar figurat shqiptare ,bile edhe duke ua uzurpuar vendin ,sic ndodh me parcellën e familjes së Gonxhe Bojaxhiut,dhe duke prishur temelet e places përkujtimore të saj ,tregon se egziston qëllim evident për prishje të marëdhënieve shqiptaro –maqedonase me tendencë që gjithashtu të vijë deri tek konflikte konfesionale.**Përshendetje!
Kjo vlen per te gjithe garniturën e ketyre viteve te pluralizmit.Ne verejme se vetem ata njerez i ndrojne funksionet,pozitat si opozite-pozite,dhe ndryshojne qendrimet sa bien prej pushtetit,bëhen patriote,japin deklarata me permbajtje qe edhe sikur te kishim forcen e SHBA-VE nuk do te mund te realizonim.Mjaft më!
Publikoni komentin tuaj