Hyrje | Opinion | O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar!

O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar!

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Halit NAXHAKU

Nuk me shkon dora qe ta marre fletën dhe lapsin e te shkruaj për shokët e mi, apo me mire për ish-shokët e mi. Ketë s `do  t’ia kisha dëshiruar askujt as hasmit, e ne veçanti askujt qe veten e ndien dhe e quan shqiptar, e qe ka dhëne qofte edhe 0,1%  çfarë do qofte kontributi për kombin, por besomëni se tani me e keni tepruar dhe e keni mbushur kupën, qe moti. Kam pritur qe te reflektoni pozitivisht ne te mire te çështjes kombëtare por ju si bëtë emër, zutë pozita e poste-funksione te larta, rate ne rehati sikur harruat rrethanat se si erdhët deri aty ku jeni, fale sakrificave te te pareve tanë! Me dhembje duhet tua përkujtoj, e tu shkruaj:
          Ju o shokët e mi te deridjeshëm, ku e keni ndërgjegjen njerëzore dhe atë kombëtare? Ku i late idealet, vuajtjet, mendimet e shumta, ditët dhe netët pa gjumë, plagët e lidhura, dhembjet shpirtërore dhe fizike, angazhimet me tere qenien njerëzore, ditët dhe netët e gjata me vite e dekada burgjeve dhe kazamateve te errëta sllave te vrare shume here për se gjalli, por kurrë s’u përkulem para këtyre torturave çnjerëzore te ati ish-sistemi sllav te çoroditur monist komunist, totalitar-militar, ku i late me te merituarit, ato djem dhe vajza te sakrificave mbinjerëzore, te gjithë ata te dëshmuarit si me te mire dhe me te vyeshëm te kombit, ku e late historinë qe e kishim mësuar me te vjedhur-ilegalisht  se e kishim te ndaluar nga pushteti dhe sistemi i atëhershëm, ku i late rrënjët, fiset ilire, heronjtë kombëtarë, dëshmorët me te rinj te kombit, ku e late gjakun e derdhur rreke –token shqiptare te ujitur e lare me gjak, ku i late dhe i harruat njerëzit me te merituar qe se bashku me familjet e tyre te ngushta dhe te gjera u dënuan dhe u lëçiten vuajtjen aq shume për komb?! Por vetëdija e tyre e larte kombëtare u jepte force dhe ato idealet kurrë nuk i tradhtuan, edhe pse neper birucat e errëta shumica nga ne gjenim force për te qëndruar stoikisht, vendosmërisht, e çdo here VERTIKALISHTE bile çdo here gjenim kuraja  te kundërshtojmë me force e te përleshemi me organet e burgut, ti dalim zote drejtësisë, shqiptarisë, gjenim force e mund, nder e moral te dalim faqebardhe dhe te mos dorëzohemi edhe ne ata rrethana specifike dhe te rrezikshme për jete! … Me shkurte ne na  ofruan poste, pasuri, çdo gjë tjetër vetëm e vetëm te bashkëpunojmë, por ne i refuzuam vendosmërisht deri ne një edhe pse te vetëdijshëm pse rrezikofshim me jete a vdekje.  Ky ishte çmimi i rezultatit përfundimtarë, sepse  kishim vendosur te punojmë dhe sakrifikojmë për komb, duke u bere drite për ta dhe te jetojmë ne errësire për vete e për familjet tona!
          Idealistet e kishim mësuar se nuk martohen, sepse martohen me revolucionin. Idealin e kane dashuri e martese, atë e kane shoke te pandare te jetës, atë e kane ushqim, LIRI, drite dhe ardhmëri, nuk lenë bile as edhe pasardhës qe ti maltretoje armiku, sepse djemtë dhe vajzat-luftëtare dhe luftëtarët  qe te gjithë fëmije e kombit janë fëmije te tyre! E ju, e ju i harruat te gjitha se çfarë rruge kishit nisur, çfarë përgjegjësie morët te mbani mbi supe, e ju u shitet për pak – për hiç gjë!
          Ju o ish-shokët e mi te veprimit te politikes e te luftës: Tahir Hani, Fadil Bajrami, Xhevat Ademi, e ju te tjerët, shpejt e harruat burgun. Fatin tone te përbashkët-fatin e kombit. U bëtë një-bashke me armiqtë tanë qe na burgosen me dekada burgim te rende, me ata qe na dhanë dajak, qe na përbuznin dhe tentonin te na përdhosin nderin, krenarin kombëtare, qe na nënçmonin e na quajtën: Nacionaliste, separatiste, irredentiste, fundamentaliste, kanibaliste, kunderrevolucionariste, armiq te përbetuar te asaj ish_RSFJ-se, e ne kuadër te saj edhe te Maqedonisë te qelbur, prishes te „Vellazerim-Bashkimit“ shih lexo: „Vellazerim-shkatërrimit“ vrasës e kriminel për ne shqiptaret, e ju!
Ju o te gjore, nuk e paskeni pasur seriozisht dhe me gjithë mend, e pasket pasur vetëm për një fotele, për një post! Se sa e paskeni pasur per njeme po tregoni ne praktike sote me se miri, ku nuk late parti politike shqiptare ne IRJM pa me hyre e pa me dale, qe i bëtë si dyer hanesh.  Ne PPD, PPDSH, PDP,PDSH, PDK, BDI, e ku ta di se ku tjetër! Pra kjo tregon se ju keni vrapuar turre vetëm pas partive pas interesit,dhe  posteve për te bere emër e pastaj pasuri! Sa keqe por mese e vërtetë!!!
          Si te themi ndryshe kur bashkëpunoni me maqedonas, rrini ne bashkëqeverisje e participoni ne te, ne ate Qeveri ku merren vendime kundër shqiptareve, emëroheni: Shefa, drejtorë, kryetare komunash, prefekt, zv.guvernatore, zv. Ministra e ministra,etj etj.qe d.t.th. shume keqe sepse pastaj ata justifikohen se cka duan shqiptaret me shume se kaq ja i kane te gjitha: kane Parti Politike, Zv/kryeministër, Zv/kryeparlamentar, ministra e zv ministra, shefa e drejtorë, deputet, kryetar komunash e prefekt, Teorikisht dhe praktikisht është ashtu, e pastaj pse ata shërbejnë vetëm si dekor e si pyet kush është tjetër gjë e tjetër teme! S `ka me keq! Pastaj me emrin tuaj arrestojnë, dënojnë e burgosin shqiptare pa faj, i VRASIN ata kur te duan dhe si te duan sa here qe dëshirojnë, e ju rrini indiferent sikur ndodhe diçka ne Afrike, me te tjerë rreth jush e jo me ju e bashkkombasit-vëllezërit tuaj. Dijeni mire ata i vrasin sot, mua nesër por ju e keni radhën pasnesër, mos harroni, te gjithëve na pret e njëjta fatkeqës, dikë më herët e dike pak me vone, sepse te gjithë jemi shqiptare dhe ata e duan IRJM-se pa ne shqiptaret!E ju o te gjore rrini edhe me tej pa u merakosur ne Qeverinë kriminele qe vret shqiptare!
          Ish-shokët e mi te veprimit, te tubimeve, te demonstratave, te politikes dhe te luftës: Fazli Veliu, Ali Ahmeti, Musa Xhaferri etj. Ju keni përgjegjësi te veçante edhe ndaj ish-Organizatës LPK-se,mbani përgjegjësi edhe ndaj UÇK-së, edhe për participim ne Qeverinë anti shqiptare te Gruevskit!...
          Duhet te jepni llogari se pari, qe për dy dekada i keni mashtruar anëtarët e saj te sinqerte, qe e kane dashur kombin, dhe jo ju dhe thjeshte Organizatën tuaj te nderuar( LPRK)-LPK-ne, e as partin e tashme te BDI-se, ngase është dashur tu thoni se pas mbarimit te luftës ne do te shendrrohemi dhe do te bëjmë parti. I keni mashtruar dhe tradhtuar anëtaret e saj te devotshëm, disa nga te cilët tani me janë DESHMOR TE KOMBIT, qe unë kam pasur respekt edhe për se gjalli dhe tash u përkulem me mija e miliona here,simpatizantët e LPK-se, pjesëmarrësit neper demonstrata neper perëndim, keni tradhtuar te gjithë ata qe e kane ndihmuar LUFTEN ne njërën apo tjetrën mënyre, ku afro DY dekada u keni thëne, proklamuar, propaganduar, reklamuar…se me LPK-ne do ta realizojme: „BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE“, dhe se deri atje ku ka nje shtepi shqiptare do te jete Shqiperi.Ku mbeten keto premtime?! A i realizuat?! Apo ishin fjale boshe?! Hapni arkivat, qe një diete patjetër te hapen, dhe do te shihen këto fakte dhe argumente te vërteta ne sy, e shkruar e zeze mbi te bardhe, çka keni thëne dje, e çka bëni e si silleni sot.  Lexoni „Zërat e Kosovës“ te botuara ne Zvicër, Rruga Jone“ e botuar ne France etj. etj. Shihni materialet e mbledhjeve. Deklaratat, komunikatat, fjalimet tuaja, pyetjet dhe përgjigjet tuaja neper tubime te ndryshme e te shumta se për çka angazhoheshit asokohe-dikur! E çka dreqin jeni tu bere sot!!!
          Sa pragmatik radikal, keni ndryshuar për 180 shkalle. Nga krijimi i një shteti te vetëm shqiptare, e keni zbritur pazarin dhe për turp e keni ulur veten ne – zero! Kjo d.t.th. se tani angazhoheni per ta mbrojtur IRJM-se, me shume se sa vet maqedonasit, si tërësi territoriale, integritetin e saj, sovranitetin e saj, hyrje ne paktin veriatllantik-NATO,hyrje ne BE, per ti vrare shqiptaret dhe çdo gje qe bën kundër ne shqiptareve, siç janë shume raste me te burgosur politik shqiptare, qe i ka mbushur burgjet me vepra te kurdisura, pa fakte e argumente te montuara këmbë e krye, qe duhet te lëshohen sa me shpejte pa asnjë kusht!...Aferim! Kësaj i thonë politike se jo mahi. Ne djalle le te shkojne ata vete IRJM-se, por shihni veten dhe shqiptarinë!!!
         Sa here u be qe burgosen e vriten shqiptare dhe vetem shqiptare, vriten e priten djem dhe vajza shqiptare, njerëzit me te mire dhe me te vlefshëm te kombit shqiptare, e ju edhe me tej bashkëpunoni me armiqtë tanë, qe vranë e prenë, dogjën e shkaterruan, rrënuan çdo gjë shqiptare, bashkëpunoni me ish-UDB-ashet maqedono-shqiptare, me fëmijët e tyre, me spiujt e felliqur te djeshme dhe te sotshme. Ju martoheni nje here me LSDM-ne, tjeter here me VMRO_DPMNE,ju jeni martuar me Gruevskin, qe tallet me ju dhe u thotë „Mie ve znaevme vollci, a vie ne befte ni ovci“-Ne u dishim ujqer a ju nuk qenkeni as dele.“…Kesaj radhe kaq!...
 
(nga ish-shoku juaj, ish-i burgosur politik me 12 vj.burg te rende,  ish-veprimtar, udhëheqës i shume demonstratave dhe tubimeve,ne IRJM-se e perëndim,  ish-politikan(nen.kryetar i PDK-se ne IRJM-se), ish-ushtar, i UCK-se)

Subscribe to comments feed Komente (59 publikuar):

Luzuko në 13/03/2012 17:03:22
avatar
I nderuar z.Asllan DibraniM ekte rast ju peeshrndes dhe ju uroj suksese ne puneb. Nese keni nevojeb per ndihmebn toneb jemi te gatshebm jo vetebm te marrim pjeseb e te asistojmeb neb Kuvendet e punebs por edhe te japim ndihmebn toneb vebllazebrore ne organizimin e Bashkebsiseb Shqiptare neb Gjermani. Ne kemi takime dhe raport teb mira me shoqatat, klubet dhe veprimtarebt shqiptar te rrethit teb Singenit. Caktimi i ministrit pebr diapsoreb per mendimin tim ebshteb nje impuls dhe njeb shenjeb e mireb per neve neb diasporeb. Kemi shumeb puneb pe rteb bebreb si ne ruajtjen e gjuhebs, kulturebs dhe traditave tona dhe neb e njetebn koheb duhet te punohet per ti kriju kushte gjeneatave te reja qe ne trojet tona te hapin biznese qeb te filloj kthimi nebrpmjet punebs.Nese febmiteb taneb mbeten ketu atebhere e7ka mund te presim nga nipat e sternipat taneb pas 50 viteve! ASIMILIM I PLOTcb ! Prandaj organizimi ne shoqata kulturore dhe koordinimi i punebve ne Kuvende te Bashkebsive mundebson organizim ma te mireb dhe ruajtje afatgjate nga asimilimi.Me nderimeAhmet AsaniZvicebr
Thumbs Up Thumbs Down
0
Ukshin H. në 29/02/2012 23:09:20
avatar
E po vellezer pasi edhe H.Naxhaku apelon per nje gje te tille, shoket e tij siq i quan edhe vet ai, qofshin veq telene mendsh e te shohin sejr per kete katrahure qe na kaplue keto 5-6 vite te fundit, e qe te dalin me deklarate femishe, se Krimineli qe vrau shqiptaret ne GV do e merr denimin e merituar.
Kesaj i thine shkurte e shqip: TUNGJATJETA.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Nekiu në 21/08/2010 09:45:34
avatar
Kan me gjet ate cka e lypin. Si nuk ju vejn turp ti sherbejn atij pushteti qe vret e burgos shqiptar... Le te mbese ne ndergjegjjen e cdo kujt nese u ka mbet 1 pike ndergjegjje...
Thumbs Up Thumbs Down
4
Agroni në 19/08/2010 20:08:35
avatar
Shume mire qe e paske marr vesh burr punen e tyne. Si do qe te jet nuk kan me e pas te gat as ecjen neper korridor. Autori shume mire po ua spjegon aq me teper si ish shoke i tyne i burgut dhe i luftes per cka une kam respekt jashzakonisht te madhe... Shume mire e cek parafolsi se pergjegjesis skan ku ishkojne heret a von...
Thumbs Up Thumbs Down
2
arben në 18/08/2010 20:22:04
avatar
o sabo ,une kam menduar se vetem ata te BDI nuk e dijne se nuk jane ne qeveri ama tash po e kuptoj se paska shum si ata,po ata jane gjithkund vetem ne qeveri jo,apo me sakt jane neper koridoret e qeverise si vasal te gruevskit.tung e ke shoki.
Thumbs Up Thumbs Down
2
Saba në 18/08/2010 19:16:37
avatar
O ti arben e ku ben pjes pra BDI sipas teje???
Thumbs Up Thumbs Down
0
Artani në 18/08/2010 19:13:14
avatar
Pse ku jan tash ato? A jane ne Kualicion qeveritar dmth a jane ne pushtet? A i kan Ministrat e Zv. Ministrat, Deputetet, Krytaret e Komunave etj, etj te gjithe ato bejne pjes ne qeveri. E kjo qeveri i vert 4 ish luftar e ushtar e kerkushi nuk e can koken fare. E nese vritet 1 Maqedon Keshilli i Sigurimit Evropian mban mbledhje... E qendrimin e matutjeshem te BDI-se ne Kualicion ne Qeverin e Maqedonis nuk bene asgje tjeter vecse eshte bashpergjegjese per cithcka cka behet kunder shqiptareve ne Maqedoni...
Thumbs Up Thumbs Down
1
arben në 17/08/2010 12:26:17
avatar
krejt OK z.autor por parashtrohet pyetja kujt ja drejtoni ate kerkese per dalje nga qeveria,keta te BDI asnjiher nuk kan hyj ne qeveri!!!!!!!
Thumbs Up Thumbs Down
1
suat sadiku në 12/07/2010 20:30:09
avatar
I nderuar zot. H.Naxhaku, i paluhatur i ceshtjes sone kombetare, ish i burgosur politik, anetare nderi i SH.M.SH-se "Atdheu" dhe njeherit autore i librit Shoqata "Atdheu".
Me vemendje lexova tekstin e juaj, i qelluar ne kohe te duhur pa verejtje.
Shpresoj qe zoterite te cilet jane ne funksione te ndryshme do te kene parasysh kete tekste. Pershendetje i nderuar z. Naxhaku
Thumbs Up Thumbs Down
0
Iliri në 17/06/2010 08:10:54
avatar
Ky text sdo koment. Autor te lumt dora. Pershendetje.
Thumbs Up Thumbs Down
2
1 2 3 4 5 6 next total: 59 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
3.73