Poll: Dashuria në 'estradë'
Cili është çifti më simpatik?
Hyrje | Opinion | Partia e shtatë… !

Partia e shtatë… !

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Gëzim PODGORICA

Paralajmërimi për formimin e një subjekti të ri politik në dhjetor nga Rufi Osmani përbën për momentin lajmin e ri  të kësaj periudhe. Ngjarjet  e ndryshme  nuk kanë munguar assesi, por megjithatë edhe ky lajm përbën një farë ngjarjeje në se do të ndodhë.  I paralajmëruar gati 6 muaj më herët  ky  mbase është edhe një test për opinionin publik se duhet hyrë apo jo në këtë aventurë të re. Që kur fitoi postin e kryetarit të komunës, shumë analistë parandjenjë se ambiciet e  Rufi Osmanit nuk do të ndaleshin aty, por pas një ngrirje disa mujore të kësaj çështjeje, ajo ka marrë jetë përsëri. Këto ditë është dhënë ngacmimi i parë publik i cili sigurisht dhe normalisht do të duhet të shoqërohet edhe me  mjaft hapa të tjerë.
Demokracia liberale e konsideron si një çështje mjaft pragmatike krijimin e subjekteve të reja politike, pasi shtohen ofertat , mundësitë e zgjedhjeve dhe alternativat. Prandaj e parë në rrafshin e teorisë së politikës, kjo është krejtësisht e pranueshme. Tjetër krejt është çështja në planin praktik. Në se kjo parti që do krijohet është pjesë e një oferte të re për qytetarët dhe e një profili të munguar, sigurisht do të jetë një vlerë më shumë, por në se do të kemi një recidivizëm  të subjekteve ekzistuese, atëherë kjo do të jetë një lodhje më shumë për qytetarët.  3 parti parlamentare dhe 3 jashtëparlamentare deri tani kanë krijuar një kakofoni të tmerrshme politike  dhe nuk kanë arritur asnjëherë që nëpërmjet mirëkuptimit të domosdoshëm të artikulojnë në një zë të vetëm interesat dhe shqetësimet e 800.000 shqiptarëve të Maqedonisë. Sigurisht që  6 subjekte, në disa raste kanë qenë edhe më shumë por  nuk i kanë rezistuar kohës, janë  mjaftueshmërisht të bollshëm për të përfaqësuar  interesat e popullsisë shqiptare, për t’u bërë interlekutore në marrëdhënie si me faktorët politikë maqedonas, ashtu edhe  me ato ndërkombëtarë. Por megjithëse 6 , ata përsëri kanë qenë pak se të konfliktuar me njeri-tjetrin dhe  me akuza të ndërsjella, kanë defaktorizuar  veten, po edhe ata që kanë përfaqësuar.  Programet e këtyre subjekteve pothuaj në  shumicën e tyre dërmuese ngjajnë  me njëra –tjetrën dhe duhet një vëmendje e madhe për të parë dallimet. Po kështu ata  më së miri bëhen garant përpara çdo palë zgjedhjesh se do të realizojnë  premtime që i derdhin pa kursim dhe nuk ngurrojnë të fajësojnë më shumë se çdo kënd  subjektet e tjera shqiptare.
Mes partive politike shqiptare ka patur përplasje që kanë vënë  gjithnjë në komoditet qeverisës subjektet maqedonase dhe  në vështirësi serioze komunikimidhe kuptimi  faktorët ndërkombëtarë  që na monitorojnë. Shija e përplasjeve të brendshme tek lidershipi politik shqiptar ka lënë gjithnjë një shije të hidhur dhe realisht ajo çfarë pritet të sjellë partia e shtatë që do krijohet, pak optimizëm mund të garantojë. Sigurisht nuk ka pse ajo të ngrihet mbi paragjykime, por  profili politik i  iniciatorit të saj tanimë kalon përmes një verifikimi praktik. Në se  në zgjedhjet që  kaluan, Rufi Osmani u votua edhe për hir të një  stature të krijuar nga e kaluara  që lidhej me ngjarjet dramatike të vitit 1997,  viti 2010 është një vit krejt tjetër dhe shumë i largët me atë të cilit i referohet historia e bujshme e kryekomunarit të sotëm të Gostivarit. Në se në qytetin ku ai drejton sot, vijon të flitet më shumë për ish –kryetarin se sa për aktualin, garancitë e besueshmërisë për të ndërtuar një subjekt politik të munguar të skenës shqiptare  vihen shumë në pikëpyetje. Cilado qoftë oferta e re politike që do të sjellë  subjekti që pritet të  celebrohet para vitit të ri, kjo ofertë  duhet të ketë marrë një miratim publik në Gostivar, një miratim publik të prekshëm dhe që të ketë krijuar entuziazëm.
Në se ky entuziazëm mungon, ose ka filluar të zbehet nga ai që pritej, nisma  i ngjet zgjidhjes së problemeve të kryetarëve që krijojnë në mënyrë të shtrënguar parti dhe jo të partive që lindin si domosdoshmëri e mungesës së alternativës dhe e ofertës së re.
Deri tani nuk kemi asgjë, vetëm se do të krijohet një parti, e cila sigurisht që do premtojë  në startin e saj shumë më tepër se ekzistueset. Në publikun e lodhur shqiptar, ku rejtingu  po u bie pothuaj çdo ditë  6 partive ekzistuese, vështirë se do të ngjisë edhe një subjekt i ri, pa një identifikim të qartë të vlerave të atyre që do formojnë ekipin, të provave që kanë dhënë, të  mesazheve të reja që do përcjellin dhe të formës se si do t’i ofrojnë garancitë e besimit. Problemi nuk është se po krijohet edhe një parti, problemi shtrohet se sa e besueshme dhe e vërtetë do jetë ajo dhe mbi të gjitha sa të sinqerta janë motivet që e krijojnë. Në se ajo krijohet për të zgjidhur problemin  e protagonizmit personal të një njeriu, ajo mbetet  pa të ardhme, por edhe një sherr i ri për shqiptarët në mes vetes. Në se do të jetë ndryshe, duhet t’ia urojmë mirëseardhjen!

Subscribe to comments feed Komente (42 publikuar):

Demi në 07/09/2010 16:33:47
avatar
Nëse R. Osmani nuk është futur në skenën politike me qëllim, atëherë është pavetëdijshëm i manipuluar nga faktori politik maqedonas. Shqiptarët duhet coptuar e minimizuar për t'i mbajtur nën zgjedhë, nëpërmjet personave të cilët vuajnë nga egocentrizmat e tyre megallomanë. Kështu nesër do të kemi pashallëqe të ndryshme ku do të sundojnë agallarë e beglerë të tipit të Ali Ahmetit, Rufi Osmanit, Menduh Thaçit, Hysni Shaqirit, etj.
Thumbs Up Thumbs Down
0
gostivar në 09/07/2010 17:06:54
avatar
o njerz banni yzmet punes se per ndryshi do ju shkoj jeta me kommente ai qe ka punuar per te miren e kommbit shqiptar dihet se ku esht PO PUSHON NE VARR!!
Thumbs Up Thumbs Down
0
Dardani - Shkup në 08/07/2010 21:19:43
avatar
Kjo Pltforma politike e partis që e formon Rufija qenka njisoj si platforma politike e LSDM-ës së Branko Cërvenkovskit, edhe ai thot se me shqiptarët duhet nji marrveshja por pas 10 viteve!
Kuptohet kush do të jet gjall do ta shoh "marrveshjen"!
Thumbs Up Thumbs Down
0
Sinani - Gostivar në 07/07/2010 20:42:31
avatar
Rufija ishte në PPD,PPDSH dhe PDSH ,përveç përçarjes kurgjë nuk bëri.
Ndoshta tani si është plakur i kanë erdh mend. Axha Rufi, pensionimi invalidor do të ishte alernativa ma e mirë.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Satkiu në 06/07/2010 21:28:15
avatar
rufi në vitin 2009 të votuam nga inati i brankos , jo se ti far buri e ke merituar me punën dhe sjelljen tënde.
për inat të kujt ta përkrahim partin tënde ? për inat të shqiptarve! për tua bë qejfin shkjeve?
-shporu be ngatraç politik se na lodhe çe 20 vite duke na çou nji hap para 100 mrapa! mjer shpëja çi tka.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Ekonomisti 2010 në 06/07/2010 21:16:09
avatar
Për tu kuptuar komplet dështimi i Rufi Osmanit duhet analizuar të ariturat e tij në biznesin privat
( Rufiu është pronar i firmës Biznes qendra Adrian)që nga viti 2000 dhe funksionon si vijo:
1. Firma e Rufiut numëron një punëtorë që nga viti 2000 deri në vitin 2010.
- Ky pynëtorë për një rogë punon në dy ndrime(para dite dhe pas dite);
njëherit është edhe magaziner, shofer dhe mbajtës i higjienës së lokalit!

Rufi Osmani thot se duke patur vetëm një punëtor në dy ndrime në vit kursen rreth 3200 euro, që do të thotë se vetëm nga diskriminimi dhe shkelja e të drejtës elementare të këtij punëtori Rufiu për 10 vite ka fituar 32 mij euro!

-Rufi Osmani në firmën dhe biznesin e vet bën disa gabime dhe shkelje të rëndë të ligjit për marrdhënje pune :
1. Punëtorin e detyron të punoj në dy ndrime (prejora o8 deri 21) që paraqet shkelje të rëndë ligjore dhe morale!
2. Si Kryetar komune dhe Dr. i ekonomis jep një shembull shum të keq për firmat tjera!
Pamarr parasysh arsyetimin e Rufiut se nuk ka llogari të mbaj minimum dy punëtorë ,pasi ai është duke bërë shkelje të rëndë të Ligjit për marrdhënje pune dhe shkelje e disa ligjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen shëndetsore të njeriut,kërkoj publikisht nga inspektorët komunal dhe republikan për treg dhe marrdhënje pune së bashku me Kryetarin e Komisionit për Antikorupsion Z.Ilmi Selami ti verifikojnë kto të dhëna dhe ti marrin të gjitha masat ligjore ndaj Rufi Osmanit që të jetë një shembull se si nuk duhet të eksplatohen dhe torturohen punëtorët në vendin e punës.
Ligji për marrdhënje pune për rastet e tilla të rënda është shumë i qartë, dënim prej 7 mij euro ose 5 vjet burg!
Prof.Dr si Rufi Osmani për xhambasllëk ekonomik nuk ju duhet shqiptarëve.
Thumbs Up Thumbs Down
1
ANONIM në 06/07/2010 13:47:41
avatar
Eshte turp nga njerez injorant dhe te pamoralshem te miren me shpifje per nje njeri si Rufiu.Keta njerez do ti denoje koha dhe zoti,vetem tu them cfar lideri ka qene Rufiu qe gjoja va ka kthie shpinen Shqiptareve?
Dikush tash kane parti dhe jane deputeta dhe pjese e qeverise dhe luajne me votat e Shqiptareve dhe bile qe eshte turp i botes edhe mburen dhe kritikojne Rufiun i cili vetem eshte nje kryetar komune.D.m.th nga veprimet anti njerzore dhe anti kombetare dikush sikur po kane filluar ngadale te frigohen pse?
Thumbs Up Thumbs Down
0
Negotina në 06/07/2010 12:03:04
avatar
Shumica e komentuesve jane ushtare partiak dhe normal se do tu prishet rahatija koha ashte per ndryshime se keta zoteri na kane lodhur kure ma keq shiptaret nuk kane qene kure me te poshtruar skane qene Zoti te ndihmofte koha ashte per ndryshime
Thumbs Up Thumbs Down
0
Rrusta në 05/07/2010 19:10:12
avatar
Vallha sikur po muj me lezue cetu,vec ky far xhali Rufi Osmani ua paska honger piten krejtve me mixhen.
Ni mcus thojka kshtu ni hoxhe ceshtu e ni pa shkoll mu duk ceshtu si une e kishte ckrue se i vetmi Rufi Asmani koka konen Jesir e pe dika se cka osht hjeka.
As Menduh e as bile ceki far gorani kne na u thona atynev qe bohen se jan shyptar e me mixhen nuk jan he-Alija i ametit as te gishti vogel sun po i vikan.
Hajt RUFI ASMANI SE POPLLI OSHT ME TY CESAJ HERE.
EJVALLA
Thumbs Up Thumbs Down
0
i deshpruari në 05/07/2010 14:04:01
avatar
per vet quajtur profesora qe kritikojn rufi osmanin te jeni te sigurt sun tallet gazda juaj nikolceja si tallet me bdi e ali ahmetit ose pdsh e thaqit kur don na vret,kur don na burgos e shum proekte anti shqiptare aketyre kukullave tan ne qeveri zeri nuk ju degjohet ma mir dora tem thaheshte se sa kam votu bdi ku eshte rasti brodecit fal keti rasti bdi e shfritzoj maksimum per zgjedhjet parlamentare dhe fitoj e tash keta te bdi heshtin
Thumbs Up Thumbs Down
0
1 2 3 4 5 next total: 42 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst