Hyrje | Opinion | Pjetro Bogdano Macedono

Pjetro Bogdano Macedono

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Avni AVDIU

Reagimet mund të jenë: a) emocionale, kur në mungesë të fakteve përdoren sharje, etiketime e mallkime b) agresive, kur përdoret forca fizike ose likuidimi dhe c) argumentuese, kur përdoren faktet. Ata që shkruajnë punime shkencore, disertacione të doktoratës etj. e dinë se si shkruhet me fakte: së pari mbiemri i autorit, pastaj emri, titulli i librit, vendi i botimit, shtëpia botuese, viti i botimit, citati dhe në fund faqja e librit.

Në lidhje me Pjetër Bogdanin unë kam problem me faktet historike, të cilat dëshmojnë kundër tij, kurse ata që kanë problem me emocione u preferoj t’u drejtohen barnatoreve për ilaçe qetësuese. Siç përcjell nga dokumentet autentike origjinale studiuesi e historiani i shquar anglez, më i njohur dhe i gjithëpranuar i çështjes shqiptare, Noel Robert Malcolm, Pjetër Bogdani ka mohuar se Kosova është pjesë e Shqipërisë dhe e shihte si pjesë të Serbisë. Për këtë edhe u angazhua dhe luftoi. Iu bashkëngjit forcave serbe dhe së bashku me to bëri kërdi e masakër ndaj shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë.

Kush nuk beson, le të lexojë gjerësisht në: Malcom, Noel, ‘A Short History’. New York: New York University Press, 1998, Kapitulli: ‘Pushtimi Austriak’ dhe 'Migrimi i Madh' 1689 -1690, f.149. Fakti që partitë politike e morën figurën e tij për ta glorifikuar, lidhet me gjasë nga kompromisi që mund të kenë bërë me kryeministrin maqedonas Gruevski, sepse ka shumë shkrime serbe të bazuara në dokumente arkivore që argumentojnë se ai maskohej e s’donte të identifikohej si shqiptar, herë quhej Pjetro Bogdano Macedono e herë Petar Bogdanoviç, mburrej të quhej administrator i Mbretërisë së Serbisë; sërbisht: BOG-Zot, DAN-ditë etj. Po të mos ishte kështu, serbët nuk do ta lavdëronin, as s’do ta donin aq shumë!!! Studiuesit komunistë, me direktiva të partisë prosllave PPSH (PKSH) i heshtën këto fakte dhe i kamufluan me sajesa të tyre, për hir të vëllait (serb) të vëllait të madh (rus). Pra Pjetër Bogdanin e ngritën jaranat e Stalinit, Milladin Popoviqit e Dushan Mugoshës.

Ne po e jetojmë procesin e mutacioneve ideologjike, një kohë kjo e ngjashme me komunizmin, atëherë kur ‘nëna’ parti e futi në Index Librorum Prohibitorum librin ‘Lahuta e Malcisë’ vetëm pse e kishte shkruar një prift (Gjergj Fishta), edhe pse ky libër ka vargje të bukura për liri dhe atdhedashuri. Edhe në demokraci sikurse në komunizëm, na ndodh që partia t’i caktojë figurat ‘më të mira’ historike. Pse pikërisht P.Bogdani në Maqedoni, e jo ndonjë figurë tjetër,?!; pse ka shkruar diçka shqip. Paj edhe Sinan Hasani (1922-2010) mor burra ka shkruar shqip, bile edhe më bukur se ai (romani “Era dhe lisi”), por ç’i vlen kur tërë jetën ua kushtoi serbëve. “Me rrugën e së keqes nuk arrihet tek e mira”(Sheksipiri). Përçarësit qëllimkëqinj këtë e implikojnë në konotacion religjioz. Kur lavdëroj ndonjë figurë krishtere akuzohem se më paguan Papa-Roma, kur e kritikoj akuzohem për talibanizëm. Këto gjëra miskine s’çojnë peshë tek unë. Mua më intereson vetëm e vërteta, faktet dhe asgjë tjetër.

Unë s’mund të rri heshtur nëse nesër dikujt i teket ta shpall patriot Ali Shukriun ose Rrahman Morinën. Për mua patrioti i krishter është miliarda herë më i afërt se muslimani tradhtar. Siç thuhet në Bibël fjala mbetet dhe me fjalën filloi gjithçka; dhe mbaron. Unë edhe njëherë për hir të së vërtetës e ritheksoj këtë fjalë-dëshmi, këtë qëndrim dhe këtë argument. Megjithatë, unë e pranoj se e ndiej veten të pafuqishëm përballë turmës shqiptare, sepse bustin e atij që së bashku me serbët na masakroi stërgjyshërit tanë shqiptarë, do ta ngrisin 361.850 duar ‘inosente’ të shqiptarëve të Maqedonisë. Psikologjikisht ky absurd ndërlidhet me formën mazohiste të ‘ikjes nga liria’ (që e ka shtjelluar sociopsikologu Erih From). P.Bogdani parathënien "lexuesit të nderuar" e përfundoi sikur ta anticiponte me fjalët:"Ta kesh me dije se unë shkrova për njerëz të padijshëm…”;. Dhe unë s’kam çfarë t’u bëjë simpatizantëve të tij, sepse dituria arrihet me studim intenziv dhe dijen s’mund t’ia imponoj askujt. Ritualxhinjtë formalistë do të kënaqen me një psherëtimë që gjoja do ta mërmërisin në vete kinse në shenjë pakënaqësie, duke u ruajtur fort që të mos i ketë dëgjuar dikush, të cilit mund t’ia prishin qejfin.

Çfarë t’u bëj; breshka elefant s’bëhet. Nga ana tjetër disa kuazipatriot patetik do të simulojnë hiperpatriotizëm (me zhargonin postmodernist amalgamë e super dhe pseudos). Sa për kuriozitet shumica e ish-tucave në kohët më të vështira, tani shtiren si megapatriotë, të cilët shumë lehtë të shpallin renegat nëse nuk mendon si ata. Sinqerisht kjo është për të të ardhur keq. 

Subscribe to comments feed Komente (72 publikuar):

gjoni në 13/03/2012 15:53:42
avatar
Oooo i mjeri ti qe merresh me histori dhe me figura te ndritshme shqiptare.
Thumbs Up Thumbs Down
-4
tyson në 04/09/2011 09:50:51
avatar
ej ju qe e kritikoni BDI-ne,shifni njiher se cka beri BDIprej se erdhen ne 2001,vrasje,burgosje ,malltretime,humbje ekonomike,politike,fukarallek i skajshem,dhe shume e shume tragjedite tjera krjt keto shume te qarta per ata qe mendojne ,por te gjitha keto te mbeshtjelura me kuazi-patriotizem te rejshem te cilit populli joneme aq lehtesi po i beson sikur te ishte nje femij 5-6 vjecare duke ua dhene besimin vazhdimisht nete gjitha ciklet e votimeve pa kerkuar ascfar pergjegjesie nga ata,dhe tash shtrohetpyetja "po mire bre burra perse te lodhet ali ahmeti me 40 hajdutet e tij se bustin e cilit do e ven ne sheshin e shkupit?si shkojne punet me keta votuesit tane injorant, ali ahmeti edhe bustin e millosheviqit po ta vendose populli jone do eperkrahe dhe do e arsyetojeme 1001 arsye vetem e vetem se alia ka thane.pramos u cuditni shume pse aliahmeti vepron keshtu ,te jemite sinqerte me kesi elektorati edhe une njejte do veproja,dele pa tru.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Rema në 29/06/2011 07:18:32
avatar
pa lidhje, veq edhe qekjo nav dasht
Thumbs Up Thumbs Down
0
Rufati në 29/06/2011 07:16:49
avatar
Shkrim qe duhet me i shti kta politikant tan me nue gishtin pak edhe n'krye, se boll jane kah jav non dikush ku s'ban (e kam fjalen per Gruevskin)...nejse tum falin se na plasen me ksi sene...
Thumbs Up Thumbs Down
2
Muhamed Hasani në 29/06/2011 07:12:26
avatar
S'ka pase nevoje, s'asht kane koha dhe s'ban nganjehere edhe e verteta me dal ne shesh spe kuptoj autorin cka ka dasht me thane me ket teme, edhe me kane qashtu pse ma shume damton se ban naj sen mire se i qet partite shume tpadijshme pdsh e bdi, sma merr mendja se ska aty njerz qaq tpadishem mos me dit kush u kan patriot e kush tradhtar
Thumbs Up Thumbs Down
-1
Expressi në 29/06/2011 04:58:34
avatar
Nuk po muj prap me e kuptu se si ky njeri tash shkruan per Pjeter Bogdanin, kurse neser mund te filloje te shkruaje keq per Skenderbeun. Po ai nuk e ka paramendu qe shumica e shqiptareve behet musliman pas 200+ vjeteve. Eshte fakt, qe ai ka kontrubu per krishterizem, ashtu sic luftoi Skenderbeu, e tash pjesa jone shqiptare eshte shumice derrmuese muslimane. Duhet ta dijme dallimin ne mes periudhave. Une e kam lexuar librin "Short History of Kosovo" nga Noel Malcolm, mirepo nuk me paska ra ne sy pjesa e Pjeter Bogdanit. Do ti referohem prap atij libri dhe do shoh se prej nga vijne ato kritika nga Noel Malcolm.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Dr.Franku në 28/06/2011 19:05:42
avatar
S'ESHTE MIRE NJEHERE TE PUBLIKOHEN KETO GJERA, S'ESHTE KOHA, PRANDAJ S'E KONTESTOJ SE AUTORI DI SHUME, POR NJE GJE S'PO E DI SE KOHA S'ESHTE ADEKUATE ME I TREGUE PUBLIKISHT DISA GJERA...
Thumbs Up Thumbs Down
-3
Dorliri në 28/06/2011 19:01:39
avatar
Hahha, pernime kokan mledh sot jaranat e Petar Bogdanoviqit e i festojkan luftat e tij kunder shqiptarve...
Thumbs Up Thumbs Down
0
Toni në 28/06/2011 18:04:37
avatar
KUJT NUK I PËLQEN KY SHKRIM LE T'SHKOJNË SOT N'GAZIMESTAN FESTOJNË SHOKTË E TIJ...
Thumbs Up Thumbs Down
2
Zylfiu në 28/06/2011 17:24:51
avatar
Haj medet qka na ka gjet, njerzit e padijshem po sjellin vendime t'randsishme...veq me ik naj kah po mos as azil s'po pranojne
Thumbs Up Thumbs Down
1
1 2 3 4 5 6 7 8 next total: 72 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
4.50