Pasi që Prokuroria Speciale Publike sërish e lidhi Ali Ahmetin me Nikolal Gruevskin, kësaj radhë në procedurë hetimore, u shtuan kritikat e opinionit në adresë të LSDM-së se janë tepër tolerantë ndaj partnerit të koalicionit, shkruan Prizma.mk. Kësaj radhe ata u përforcuan edhe me mesazhe se pushteti, në vend se tërësisht të përballet me veprimet e dyshimta të strukturës së mëhershme qeveritare, i mundëson një pjese të saj të rehabilitohet përmes pjesëmarrjes në institucione, e madje edhe përmes demonstrimit të punës kokë më vete. Shuam incidenti deri tani u interpretuan si tentime të Ahmetit të tregojë se ata janë kryesor në Qeveri, kurse LSDM e kanë patjetër t’i dëgjojnë që të mos u shpartallohet koalicioni.
Mirëpo as procedura e PSP-së nuk do ta mbushë kupën. As nga partitë nuk ka ndonjë paralajmërim se ky hetim do të ndikojë në raportet mes tyre, e a analistët politikë, nuk presin që të luhatet pozita e BDI-së në qeveri, deri në zgjedhjet e ardhshme, transmeton Gazeta Lajm.
Me fjalë tjera, ashtu siç nuk u dridh koalicioni qeveritar pas incidentit të Beqir Hasanit dhe pjesëtares së MPB-së, refuzimit të Bujar Osmanit që të udhëtojë në konferencë në Banja Llukë, përplasjet për harxhimet e rrugës, ashtu nuk do të dridhet koalicioni edhe pasi që Prokuroria Speciale Publike hapi hetime kundër liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, lidhur me regjistrimin e vitit 2011”, shkruan BIRN.
Deputeti i BDI-së Artan Grubi ka thënë se nuk ka gjasa të shpërbëhet koalicioni qeveritar pas hapjes së lëndës së PSP-së.

Loading...