Opozita fiton zgjedhjet në Kroaci, sipas rezultateve preliminare

Partia konservatore, Unioni Demokratik Kroat (HDZ) ka fituar 63 ulëse në parlamentin me 151 ulëse në zgjedhjet parlamentare të së dielës, kanë bërë me dije rezultatet preliminare. Partia Social Demokrate (SDP) e kryeministrit në largim Zoran Milanoviq doli e dyta me 52 ulëse, ka thënë komisioni shtetëror zgjedhor, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Partia “Most” (Ura) fitoi 17 ulëse, duke i dhënë rol të rëndësishëm në bisedimet për qeverinë e ardhshme. Rezultatet preliminare janë dhënë pas numërimit të 14 për qind të votave. Rezultate më të detajuara pritet të jepen rreth mesnatës.

Loading...