Opozita greke do të tregojë forcën në protestat e 6 qershorit, kundër termit “Maqedoni”

Javën e kaluar në Nju Jork u takuan ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë si dhe ndërmjetësuesi i OKB për emrin, Matthew Nimetz. Sipas ministrit maqedonas Nikola Dimitrov takimi ishte “produktiv” ndërsa takim “tepër i rëndësishëm” pritet të mbahet gjatë kësaj jave mes dy kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, shkruan “Der Standard”.

Planifikohen protesta

Gazeta greke “Ekathimerini” (Online) paralajmëron protesta në shumë qytete greke gjatë 6 qershorit. Ata do të demonstrojnë kundër bisedimeve me “ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë”.

Kundërshtarët e bisedimeve janë kundër çdo lloj marrëveshje ku përdoret emri “Maqedoni”. Të gjashtë emrat e nominuar përmbajnë emrin Maqedoni: “Republika e Maqedonisë së Re”, “Republika e Maqedonisë Veriore”, Republika e Maqedonisë së Epërme,” “Republika e Maqedonisë së Vardarit, “Republika e Maqedonisë (Shkup)” si dhe nominimi i fundit “Republika e Maqedonisë së Illidenit”.

Dy qeveritë e majta janë pajtuar në parim për marrëveshjen, megjithatë ka edhe një pikë diskutabile rreth ndryshimit të Kushtetutës së Maqedonisë. Për një veprim të tillë nevojiten dy të tretat e shumicës parlamentare.

Loading...