Partia opozitare, “Demokracia e Re” zbulimin e Uikiliks e quajti “tragjike” dhe e shfrytëzoj ti shpalos qëndrimet kundër Marrëveshjes së Prespës. Lideri i kësaj partie Kirijakos Micotakis, ka lëshuar një komunikatë ku e ka akuzuar kryeministrin Aleksis Cipras dhe ministrat për punë të jashtme dhe të brendshme, Nikos Kocijas dhe Panos Kamenos se Marrëveshjen e Prespës e cila është e dëmshme dëshirojnë që ta paraqesin si sukses.

“Sot nga Uikiliks kuptuam se Shkupi që në vitin 2008 ka kërkuar që vendi i tij të quhet Maqedonia Veriore, ndërsa banorët e tyre të quhen “Maqedonas” të cilët flasin gjuhën maqedonase, me çka vërtetohet ajo që unë e flas disa muaj. Ajo është se Cipras, Kamenos dhe Kocijas dëshirojnë që të paraqesin këtë marrëveshje të dëmshme për Greqinë si sukses, ndërkaq ndër vite i ka kënaqur kërkesat e Shkupit dhe është refuzuar nga qeveritë e mëparshme,” ka thënë Micotakis./Kohanews

Loading...