Maqedoni

Opozita maqedonase me një deputet më pak, Sazdovski largohet nga koalicioni i Gruevskit?

Deputetët-e-OBRM-PDUKM-së-780x439 (1)

Deputeti nga radhët e GROM-it, Çedomir Sazdovski, as vërtetoi as demantoi se po e lëshon partinë e tij dhe koalicionin “Për Maqedoni më të mirë” i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, për t’u bërë deputet i pavarur. Ai për Makfaks, tha se nuk dëshiron të komentojë spekulim, ndërsa detaje do të jep të hënën, gjegjësisht pas përfundimit të rrethit të par të zgjedhjeve lokale.
Informacioni për daljen e Sazdovskit nga koalicioni i Gruevskit, akoma është jozyrtar, duke pasur parasysh faktin se akoma nuk ka njoftim nga shërbimi i Kuvendit për ndryshime eventuale në përbërjen grupit të deputetëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çedomir Sazdovski akoma është i nënshkruar në faqen zyrtare të Kuvendit si deputet i partisë GROM, së bashku me Panço Minov.

Për momentin ai është zv.koordinator i grupit të gjashtë të deputetëve të OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top