Megjithëse është paralajmëruar se sot do të mbahet sërish protestë, burime të Telegrafit brenda opozitës bëjnë të ditur se sot nuk do të ketë protesta.

Ndryshe, momentalisht lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është në takim me liderin e Vetëvendosjes, Visar Ymerin dhe atë të Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj për të diskutuar për hapat e mëtejmë të opozitës.

Pas takimit do të ketë konferencë për media, nga ku do të dalë edhe vendimi për veprimet e ardhshme të opozitës.

Loading...