Euroambasadori Aivo Orav gjatë konferencës së sotme për shtyp në qeveri së bashku me kryeministrin Nikolla Gruevski, theksoi se gjëja më e rëndësishme është se rekomandimi është përsëritur nga Komisioni Evropian.

“Po, ky është rekomandim i kushtëzuar dhe KE do ta ri-shqyrtojë pas zgjedhjeve, por zhvillimi i ngjarjeve varet nga ju”.

Sipas tij, ky raport ofron mundësinë për të parë se si të vazhdohet më tej, dhe kjo do të thotë zbatimin e plotë të marrëveshjes së qershorit dhe korrikut, përgatitja për zgjedhje të përsosura dhe zbatimin e tyre, si dhe zbatimin e plotë e prioriteteve të reformave të ardhshme në sferën e lirisë së shprehjes , qeverisjes të drejtë dhe reformave të administratës publike.

“Ju lutem shfrytëzoni kritikat sa më pozitivisht, zbatoni rekomandimet dhe do të shihni se mrekullitë janë të mundshme”, tha ambasadori Orav

Loading...