“Në pjesën e reformave në administratën publike, vërehet se ka progres, por jo i mjaftueshëm, në sferën e sistemit gjyqësor ka kthim mbrapa, në sferën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk ka progres, në sferën e lirisë së shprehjes është vërejtur kthim mbrapa, ndërsa progres nuk ka as në sferën e zhvillimit të ekonomisë së tregut dhe menaxhimit ekonomik, gjegjësisht borxhi publik është shumë i lartë”, potencoi Orav

Raportin e Komisionit Evropian sot në EU Qendrën në Shkup e prezantoi euro ambasadori në vend Aivo Orav.  Ai theksoi se për herën e parë në histori ndodh që të shtyhen raportet e Komisionit Evropian, por se kjo gjë i ka ardhur mirë liderëve maqedonas, pasi që gjatë ditëve të fundit kanë arritur që të kanë progres në realizimin e Marrëveshjes së Përzhinos, transmeton zhurnal.mk

Duke i numëruar vërejtjet që i përmendi euro komisari Johanes Han, ai theksoi se Maqedonia nuk ka përparim në asnjë sferë.

“Në pjesën e reformave në administratën publike, vërehet se ka progres, por jo i mjaftueshëm, në sferën e sistemit gjyqësor ka kthim mbrapa, në sferën e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk ka progres, në sferën e lirisë së shprehjes është vërejtur kthim mbrapa, ndërsa  progres nuk ka as në sferën e zhvillimit të ekonomisë së tregut dhe menaxhimit ekonomik, gjegjësisht borxhi publik është shumë i lartë”, potencoi Orav.

Ai si pozitive e pa kthimin e opozitës në parlament dhe zgjedhjen e prokurores speciale publike, por theksoi se ende kanë ngelur të hapura shumë çështje nga marrëveshja e Përzhinos që duhet realizuar deri në fund si dhe duhet plotësuar prioritetet reformuese.

Euro ambasadori Orav sot do t`ia dorëzoj raportin e progresit për Republikën e Maqedonisë për vitin 2015, presidentit Gjorgje Ivanov në rezidencën e tij në Vodno.

Ai më andej do të mbaj takim edhe me kryetarin e Parlamentit, Trajko Velanoski.

Loading...