Aktuale

Organizohet maratona “Born 2 run” (FOTO)

20248241_790020067832154_9036068190048987564_o

Born 2 Run: Maqedoni – Likovë është maratona e parë nga tre maratonat e planifikuara që do të mbahen në Maqedoninë verilindore. Maratona do të jetë në dy pjesë, njëra 10KM dhe tjetra 3KM. Çmimi për pjesëmarrje në maraton është 5 Euro /300 denar nëse paguhet më herët ose 6 Euro /350 denar në ditën e maratonës. Regjistrimi ka filluar nga 1 gushti. Regjistrimi mund të bëhet online në www.project2020cic.uk ose www.multikulti.mk. 

Në këtë çmim përfshihet çipi për matjen e kohës, dhuratë dhe mbështetje gjatë garës.

Pjesa e dytë do të mbahet në Staro Nagoriçan më 30 shtator 2017 kurse pjesa e tretë në Kumanovë më 7 tetor 2017.

21370829_1819238294768159_2408497251902376134_n

To Top