Maqedoni

OSBE/ODIHR fillon procesin e vëzhgimit të zgjedhjeve lokale

download (1)

Misioni i OSBE/ODIHR ka filluar procesin e vëzhgimit për zgjedhjet lokale, të cilat janë planifikuar për më 15 tetor. Zgjedhjet në 80 komuna dhe në Bashkinë e Shkupit do t’i ndjekin 336 vëzhgues të OSBE/ODIHR.

Ambasadorja Odri Glower – shefe e misionit, në konferencën e sotme theksoi se 16 ekspertë të OSBE/ODIHR tashmë ndodhen në vend, ndërsa atyre këtë javë do t’u bashkëngjiten edhe 20 vëzhgues tjerë afatgjatë, të cilët do të vendosen në gjithë vendin, nga dy persona në ekip, duke filluar prej 18 shtatorit.

Para zgjedhjeve lokale në Maqedoni do të udhëtojnë edhe 300 vëzhgues afatgjatë, të cilët do të ndjekin zgjedhjet në gjitha komunat në vend.

Në ditën e zgjedhjeve vëzhguesit do ta ndjekin hapjen e vendvotimeve, procesin e votimit, numërimit dhe paraqitjen e rezultateve.

Misioni do të publikojë një raport periodik gjatë punës së tij, ndërsa në ditën e zgjedhjeve do të jepet një deklaratë mbi përshtypjet fillestare dhe përfundimet, ndërsa raporti përfundimtar i vëzhgimit do të publikohet rreth tetë javë pas përfundimit të procesit zgjedhor.

To Top