Osmani: Asnjë person serioz nuk e konteston orientimin euro-atlantik

Zëvendëskryeministri për euro-integrime, Bujar Osmani, tha se para nesh ndodhet një vit i rëndësishëm për të dëshmuar nëse Maqedonia meriton të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-s. Për këtë ai tha se duhet të kontribojnë të gjithë faktorët në shoqëri.
“Orientimi euro-atlantik, anëtarësimi në NATO dhe BE asnjë person seroz në këtë vend nuk e konteston. Kjo është pika që na bashkon tashmë disa dekada dhe rreth së cilës nuk ka ndarje të mëdha në linjën, politike, etnike, fetare dhe sociale.

Gjatë dy javëve të fundit morëm vendim për fillim të bisedimeve në qershor të vitit 2019, morëm thirrje për anëtarësim në NATO. Tanimë kem një vit para nesh të tregojmë se e meritojmë vendin në familjen euro-atlantike apo jo”, deklaroi Osmani, i cili është emëruar si negociatori kryesor për evro-integrimet.

Loading...