Shefi i stafit teknik, Qatip Osmani dhe kapiteni Armend Alimi folën para mediave në konferëncën zyrtare për media para ndeshjes Red Bull Salzburg-Shkëndija.

 

Gjysmë ore para seancës stërvitore në stadiumin ‘Red Bull Arena’, kuqezinjtë mbajtën konferencën e zakonshme për shtyp në të cilën për pritjet nga ndeshja me Red Bull Salzburgun folën trajneri Osmani dhe kapiteni Alimi.

“Jemi të lumtur që jemi këtu për tu përballur me një skuadër të madhe si Red Bull Salzburgu. Bëhet fjalë për oponent të fortë, skuadër shumë cilësore që sigurisht do të na vëndojë para një detyre të vështirë. I kemi analizuar mirë dhe jemi të vetëdishëm për atë që na pret. Por kjo nuk don të thtoë se do të dorëzohemi para kohe. Përkundrazi, jemi këtu për të provuar të bëjmë më të mirën nga vetja, të luajmë kompakt si skuadër me një diciplinë të theksuar në zbatimin e detyrave taktike, të amortizojmë sulmet e kundërshtarit dhe natyrisht të shfrytëzojmë çdo mundësi që do na jepet para portës kundërshtare”, deklaroi trajneri Qatip Osmani. “Kemi arritur në xhiron e tretë të Champion League dhe kjo është meritë e skuadrës. Normal nuk mendojmë të ndalemi këtu. Jemi të gatshëm të japim gjithçka nga vetja në këtë ndeshje të re europiane përballë një rivali të madh. Po, kundërshtari është favorit në bazë të ekipit, buxhetit dhe përvojës, mirëpo kur të fillojë ndeshja do të jemi 11-të kundër 11-të dhe atëherë mund të vendos motivimi dhe ne jemi të gatshëm të japim më shumë se 100% nga mundësitë tona. Mendoj se ne nuk kemi çka të humbasim në këtë duel, por vetëm të fitojmë. Do të mundohemi të bëjmë më të mirën ndërsa pas ndeshjes do të shofim nëse kjo do të mjaftojë për rezultat pozitiv”, u shpreh kapiteni Armend Alimi.

Te gazetarët e pranishëm në sy binte respekti për trajnerin Qatip Osmani dhe për sezonin e fundit të Shkëndijës në kampionatin vendor, pasi potenconin diferenën prej 35 pikëve larg vendit të dytë, numrin rekord të pikëve dhe 101 golat e shënuar.

Kuqezinjtë menjëherë pas konferencës për shtyp dolën në terrenin e stadiumin ‘Red Bull Arena’ për të zhvilluar seancën e fundit para përballjes që luhet të mërkurën me fillim në orën 19:00.

Loading...