Osmani: Edhe Rosenborgu ka pikë të dobëta, duhet t’i shfrytëzojmë

Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani, është optimist se skuadra e tij ka gjasa për të hyrë në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Ai beson se të zgjedhurit e tij do të arrijnë të shfrytëzojnë pikët  e dobëta të kampionit norvegjez.

“Kemi rezultat negativ, mirëpo nëse funksionojmë të gjithë së bashku, nëse bëjmë lojë kolektiv, mendoj se kemi cilësi të kualifikohemi tutje në Ligën e Europës. Në Norvegji luajtëm hapur, treguam futboll ofensiv, shënuam gol, por për fat të keq pranuam tre. Besoj se sikur të gjitha ekipet edhe Rosenborgu ka pikët e dobëta që duhet t’i shfrytëzojmë. Loja dhe teknika e shpejtë është celësi i suksesit”, deklaroi Qatip Osmani, në takimin me gazetarë, të mërkurën.

Ndeshja Shkëndija-Rosenborg do të luhet të enjten në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup me fillim prej orës 20:15 minuta.

Loading...