Ish kandidati i LSDM-së për kryetar komune në Likovë, Hadi Osmani, i është përgjigjur deputetit të VMRO-DPMNE-së, Vlçlatko Gjorçev, i cili akuzoi kryeministrin Zaev se ka mashtruar shqiptarët dhe prandaj po ikin nga Maqedonia. Përmes një përgjigje direkte, Osmani vlerëson se shqiptarët ikin nga pasojat e qeverisjes 10 vjeçare të VMRO-DPMNE-së, kur partnerë kryesorë kishte “patriotët” e BDI-së. Osmani poashtu ka kritikuar edhe qeverisjen e mëhershme të LSDM-së.
“I nderuari Gjorçev, për komunën e Likovës do të përgjigjem unë. Eksodi filloi gjatë qeverisjes suaj dhe tani po heqim të zitë e ullirit për ta ndalur dhe kemi arritur ta ulim. Eksodi është pasojë e një periudhe më të gjatë të varfërisë dhe krizës ekonomike. Zhvillimi i pabarabartë rajonal ndodhte në kohën tuaj, kur sollët investime vetëm në Maqedoninë Lindore, ndërtonit rrugë vetëm në atë pjesë dhe vendime të ngjashme sollët sipas atij parimi. Në kohën tuaj arrestoheshin shqiptarët dhe shpalleshin islamistë radikalë dhe terroristë. Gjatë qeverisjes së LSDM-së po përmirësohen gabimet nga qeverisja juaj dhe nga qeverisja e LSDM-së në të kaluarën më të largët. . zotëri Gjorçev, në Haraçinë për herë të parë ka investime, ka ambulancë dhe ka investime, kurse në kohën tuaj kishte vetëm aksione policore. Tetova mbeti pa ujë për shkak të mos-investimit disa dekadash të asnjë denari në sistemin e ujësjellësit. A don edhe më? Në zgjedhjet lokale e morët përgjigjen më të mirë për qeverisjen e LSDM-së që në fillim”, shkruan Osmani.

Loading...