Osmani: Integrimi në BE, interes i përbashkët për Evropë më stabile

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane i Qeverisë së Maqedonisë, Bujar Osmani realizoi takim me Olivier Cadic, senator në Senatin francez dhe përfaqesues i shtetasve francez që jetojnë jashtë Francës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç thuhet në kumtesën e kabinetit, në këtë takim u hapen temat në lidhje me aktivitetet e Qeverisë në drejtim të përgatitjes për fillimin e negociatave, veçanërisht për përgatitjen e ekipit negociues, si dhe për sfidat e zbatimit të Marrëveshjes së Prespës.

Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e deritanishme të Francës, duke thënë se vizita e sotme e senatorit Cadic dëshmon interesin dhe përkushtimin e Francës në mbeshtetje të aspiratave euro-atlantike të Maqedonisë.

Në këtë drejtim Osmani theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian bashkërisht përpiqen drejt një Evrope më të qëndrueshme dhe më të sigurt në përgjithësi. Më pas,Osmani ceku edhe referendumin e ardhshëm ku ai shtoi se pret sukses, se qytetaret tani më kane kuptuar seriozitetin e këtij vendimi, si dhe gjithashtu pret një sjellje më të pjekur nga të gjithë përfaqesuesit politik të vendit.

Loading...