Zëdhënësi i Bashkimit Demokrati për Integrim, Bujar Osmani, në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, sqaron se si dikur në vitin 2001 vetëm perendimi udheheqte botën, po dhe si tani më edhe Rusia ka fillu të bëhet lojtar Global. z.Osmani në statusin e tij, gjithashtu thekson se të kërkosh ridefinim të shtetit në preskonferenca e në seminare në këto konstelacione gjeostrategjike është mosnjohje elementare e politikës dhe naivitet i paprecedent politik

 

Të kërkosh ridefinim të shtetit në preskonferenca e në seminare në këto konstelacione gjeostrategjike është mosnjohje elementare e politikës dhe naivitet i paprecedent politik.

Duhet të kuptohet se ridefinimi i vitit 2001 kishte dy parakushte themelore:

 

  1. Pati kryengryetje autoktone ushtarake të shqiptarëve ( luftë e njohur ndërkombtarisht si më e pastër guerile)
  2. Ridefinimi u bë në kohë kur bota ishte unipolare dhe garantues i ridefinimit ishte perendimi kurse rusia ishte jashte lojës. Të kërkosh prishje të marveshjes së nëshkruar nga SHBA dhe BE në kushte të multipolaritetit në botë kur Rusia po kërkon të shtrin ndikimin në rajon dhe në çfardo situate do tenton të bëhet pjesë e ridefinimit, qoftë edhe pë qëllime folklorike të politikës ditore të bën të dukesh naiv ose instrument i dikujt.
Loading...