Futbollisti shkupjan, Florent Osmani është përforcimi i madh i Skopjes, pas rikthimit të këtij ekipi në ligën e parë.
29-vjecari në gjashtë muajt e fundit ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit, dhe pas përfundimit të kontratës me prizrenasit, ka vendosur të kthehet në kampionatin vendor. Ai i është bashkuar stërvitjeve të ekipit të ri për sezonin e ri. Kontrata që ka firmosur ai është njëvjeçare me mundësi rinovimi dhe një vit tjetër. Osmani më herët ishte pjesë edhe e Shkupit nga Çairi./lajm

Loading...