Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të lirisë së medias, sekretariati për Çështje Evropiane, në klubin e deputetëve organizoi brifing joformal dhe mëngjes me përfaqësues të mediave në kuadër të së cilit përmes bisedës së hapur dhe të sinqertë u diskutua për tema të ndryshme të interesit shoqëror.

Çështjet lidhur me mediat dhe transparencën e procesit politik, pavarësia në informim, përgjegjësia e shtetit dhe institucioneve drejt publikut si dhe sfidat bashkëkohore si që janë lajmet e reshme dhe manipulimet, janë gjithnjë interesant për bisedë.

“Sot është dita Botërore e raportimit, që paraqet një ndër segmentet themelore por edhe më të rëndësishme, ku fillon ndërtimi i një shoqërie demokratike bashkëkohore”, theksoi Osmani ne fjalën e tij para fillimit të brifingut joformal me përfaqësues të mediave.

Në vazhdim ai potencoi se sfera e medias nuk paraqet sistem të izoluar, por liri të medias ndërtohet përmes ndërtimit të institucioneve të qëndrueshme, sundimit të ligjit, Qeverisë dhe institucioneve shtetërore transparente, konkurrencës, respektimit të rregullave dhe pikërisht për këtë liria e medias paraqet pasqyrë të qartë për gjendjen në shoqëri, për shkallën e zhvillimit demokratik, në përgjithësi shkallën e zhvillimit civilizues.

“Shpresoj se ky shoqërim mund të ritet edhe në traditë të cilën çdo vit do ta shënojmë këtë ditë, si një kujtesë se liria e medias duhet vazhdimisht të trajtohet, dhe përfitimi i saj, të shënohet ashtu siç duhet”, përfundoi Osmani.

Gjatë brifingut, përfaqësuesit e mediave kishin mundësi ti parashtronin gjitha pyetjet rreth ngjarjeve aktuale shoqërore dhe politike, si dhe në atmosferë të hapur ti ofrojnë pikëpamjet, mendimet, vërejtjet dhe komentet e tyre.

Loading...