Kush e bart dëmin më të madh nga moszgjidhja e kontestit me Greqinë? As SHBA-ja, as Rusia, as Evropa, as Gjermania, e as Greqia. Dëmin e bartim ne, theksoi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në debatin e tretë të sotëm për katër draft-amendamentet e Kushtetutës në bazë të Marrëveshjes së Prespës që po mbahet në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), transmeton Zhurnal.

Zëvendëskryeministri për Eurointegrime Bujar Osmani tha se Marrëveshja e Prespës është marrëveshje historike e arritur në, siç tha, një vit historik për ne dhe se ajo do të heq një gurë të madh që tërhiqej me vite. Tregoi për aspektet pozitive nga hyrja në NATO dhe BE, por edhe për rreziqet. Të rinjtë nuk do të qëndrojnë këtu nëse nuk mund ta planifikojnë të ardhmen, tha ai duke theksuar edhe rreziqet ekonomike dhe të sigurisë.

Nga ana tjetër, akademiku Taki Fiti tha se marrëveshja i përforcon çështjet e identitetit dhe se me të zgjidhet një çështje historike. Duhet të merren parasysh, sipas tij të gjitha përfitimet nga kjo zgjidhje dhe nga ky kontest, duke theksuar eurointegrimet, por edhe përfitimet ekonomike.

Ai përsëriti një pjesë të përfundimeve të shfaqura nga debati shkencor i para pak kohësh në Akademi mes tjerash edhe atë se duhet të gjendet zgjidhje për emrat e disa institucioneve.Fiti, megjithatë, tha se edhe në ASHAM nuk janë të një zërit për këto çështje, por edhe se kjo është legjitime dhe kredibile nëse ofrohet zgjidhje alternative.

Loading...