Osmani: Ndarja e Kosovës do ta prek edhe Maqedoninë

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, i quan përçarëse dhe jo unifikuese deklaratat e presidentit të
Kosovës, Hashim Thaçi, rreth procesit të dialogut me Serbinë.
Ajo thotë se kreu i shtetit nuk po e luan rolin unifikues të spektrit politik, pasi në konferencat e tij të
shpeshta, po akuzon spektrin politik, sidomos opozitën.
Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, në një intervistë për KP, ka thënë
se ndarjen e Kosovës nuk e pranojnë as vendet e BE-së, e as SHBA, sepse kjo do të kishte më pas
efekt domino, sidomos për Maqedoninë dhe Bosnje e Hercegovinën.
“Presidenti pikërisht këtë e ka bërë gjatë tërë karrierës s
8/12/2018 Osmani: Ndarja e Kosovës do ta prek edhe Maqedoninë – Iliria News Agency
https://ina-online.net/osmani-ndarja-e-kosoves-do-ta-prek-edhe-maqedonine/ 2/3
Osmani e quan të pandershme pyetjen e presidentit Thaçi për qytetarët, nëse janë pro bashkimit të
Luginës me Kosovën, sepse sipas saj, dihet fare qartë mendimi i tyre për këtë gjë dhe se askush nuk
do të kundërshtonte.
Madje, hapja e temave të reja nga presidenti Thaçi, për Osmanin janë si pasojë e frikës së kreut të
shtetit për koncesionet që ai tashmë ka bërë.
Deputetja e LDK-së, thotë se edhe BE-ja edhe SHBA-ja duan që nga ky proces të ketë zgjidhje të
qëndrueshme dhe të implementueshme, që asnjëra prej tyre nuk arrihet me Thaçin në krye të
dialogut.
Sipas saj, për të pasur zgjidhje të qëndrueshme për rajonin duhet të kihen parasysh dy faktor.
“E para, ka të bëjë me faktin se ndryshimi i kufijve në Ballkan assesi nuk do të përfundoj vetëm me
Kosovën dhe Serbinë, nëse dikush e tenton ta bëjë. Ju tashmë keni parë deklaratat e shteteve tjera
në rajon dhe e dimë që kjo do të kishte efekt domino edhe për shtetet e tjera në veçanti për
Maqedoninë edhe Bosnjën. Mos të flasim edhe për shtete të tjera të rajonit dhe kjo mund të shkoj
përtej Ballkanit. Pra ndarja në vija etnike, rivijëzimi në vija etnike asnjëherë nuk ka qenë zgjidhje e
duhur për Ballkanin dhe fatkeqësisht nuk do të mund të arrihet paqësisht. Sa i përket çështjes së
dytë, që mund të lidhen me një lloj autonomie apo me kompetenca ekzekutive për Asociacionin që de
fakto do të nënkuptonin autonom, për secilin duhet të jetë e qartë që kjo zgjidhje është një ndarje e
vonuar, pra nuk është se e parandalon ndarjen, thjeshtë e vonon”, tha deputetja Osmani.
Ajo insiston se ndarjen e Kosovës nga e cila do të humbej veriu, nuk do duhej ta përkrahte asnjë nga
politikanët në Kosovë.
Osmani thotë se nuk mund të presin nga ndërkombëtarët ta mbrojnë Kosovën nga ndarja në qoftë se
vet politikanët kosovarë shkojnë në Bruksel dhe avokojnë për zgjidhje të tilla.
Ani pse, sipas saj, qëndrimi i SHBA-së nuk ka ndryshuar karshi ndarjes.
“Unë besoj që secili që dëshiron ta gjejë përgjigjen e qartë të SHBA-ve rreth kësaj teme mjafton ta
lexoj deklaratën e departamentit të shtetit, ku kërkon zgjidhje të qëndrueshme dhe zgjidhje të
implementueshme. Dhe deri tani edhe diplomatët amerikan e kanë bërë të qartë se ndryshimi i
kufijve nuk mund të jetë zgjidhje e qëndrueshme dhe po ashtu zgjidhje që përfundon me
marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, shtoi ajo.
Osmani i quan hipokrizi të madhe deklarimet e partive në pushtet që në njërën anë dalin kundër
ndryshimit të kufijve, derisa në anën tjetër nuk bashkohen me opozitën për ta ndalur kreun e shtetit
në këtë aventurë që ka hyrë.
Derisa, ka kritika të ashpra për kryeministrin Ramush Haradinaj për abstenim dhe ikje nga
përgjegjësia kushtetuese që ka për të qenë udhëheqëse e dialogut.
“Jo vetëm presidenti që nuk ka asnjë legjitimitet dhe as përkrahje politike, por mbi të gjitha nuk ka
kompetenca kushtetuese për ta udhëhequr këtë proces, por e bënë atë në mënyrë njëanshëm de me
dhunë, dhunshëm pa e mandatuar askush. Por edhe Qeveria aktuale nuk ka legjitimitet për shkak që
ka vetëm 52 vota për shkak të largimit të Listës Serbe, dhe kemi një situatë do të thosha të
çuditshme dhe të paprecedentë ku kryeministri i vendit abstenon apo largohet vullnetarisht nga një
kompetencë kushtetuese që e ka dhe thotë unë nuk dua ta udhëheq dialogun. Nëse ai është kundër
dialogut si mjet për zgjidhjen e problemeve ai duhet të deklarohet. Mirëpo nuk mundet një
kryeministër të zgjedh cila kompetencë i pëlqen e cila jo, thotë unë po e menaxhoj buxhetin, në fakt
8/12/2018 Osmani: Ndarja e Kosovës do ta prek edhe Maqedoninë – Iliria News Agency
https://ina-online.net/osmani-ndarja-e-kosoves-do-ta-prek-edhe-maqedonine/ 3/3
ta keqpërdori buxhetin për brenda sepse ashtu po me përshtatet mua dhe miqve të mijë, ndërsa
presidenti le të bëjë çfarë të dojë në Brukse l”, tha Osmani.
Ndërsa, duke folur për qëndrimin e LDK-së, rreth dialogut, deputetja Osmani tha se nuk do të
ndryshojnë qëndrim kundër, sepse as kjo qeveri e as presidenti Thaçi nuk kanë legjitimitet për këtë
proces.
Sipas saj, Thaçi nuk ka mandat që ia ka dhënë Kuvendi, e në anën tjetër Qeveria nuk i ka numrat.
Ajo shpreh gatishmërinë e LDK-së që ta udhëheq dialogun, por këtë pas zgjedhjeve të parakohshme
dhe legjitimimit të Qeverisë së re.
“Unë dua t’iu informoj se ky qëndrim është marrë unanimisht në grup parlamentar është votuar, nuk
ka pasur asnjë votë kundër, është qëndrim që është marrë edhe në kryesi dhe nuk ka asnjë arsye që
ky qëndrim të ndryshoj. Ne kemi po thuajse takime të përditshme me përfaqësues ndërkombëtarë,
vizita jashtë vendit ku në kryeqytet kryesore diskutojmë për këtë temë. Natyrisht që dëshira e tyre
është që të ketë unifikim të spektrit politik për këtë temë, kjo është dëshirë edhe e jona, por
rrethanat aktuale po e parandalojnë unifikimin e spektrit politik”, u shpreh Osmani.
Osmani thotë se Kuvendi nuk mund të nxjerr platformë për dialogun, sepse kjo i takon Qeverisë dhe
jo legjislativit.

Loading...