Maqedoni

Osmani: Papjekuria e partive shqiptare më bindi të bëhem pjesë e LSDM-së

osmani

Partitë opozitare shqiptare kanë mundësi që të shpetojnë disa vota që kanë mbetur përshkak se nëse vazhdojnë në këtë mënyrë, sipas vlerësimeve të Hadi Osmanit, të gjithë votuesit e tyre do të vendosin në fund të votojnë për LSDM-në.

“Besoni që për çdo ditë vijnë shqiptarë të dëshpëruar nga opozita më shumë se sa që ishin të dëshpëruar prej BDI-së dhe PDSH-së”, thotë mes tjerash Osmani.

Ish gazetari Hadi Osmani është një prej fytyrave të para publike shqiptare që vendosi të anëtarësohet tek partia e kryeministrit Zoran Zaev, LSDM. Ky vendim sipas Osmani është i drejtë dhe në kohë të duhur përshkak se konceptin qytetar që ka takuar në qytete të ndryshme evropiane që ai ka vizituar, e ka vërejtur pikërisht tek LSDM-ja. Socialdemokratët vitin e kaluar në zgjedhjet lokale kandiduan Osmanin për pozitën kryetar i Komunës së Likovës. Në intervistë për “Gazetën e Pavarur” Osmani vlerëson se përveç koncepti qytetarë, joserioziteti dhe papjekuria politike e partive shqiptare kanë nxitur atë që të bëhet pjesë e LSDM-së.

Si një prej shqiptarëve të parë që tejkaluat në rradhët e LSDM-së, mund të elaboroni në çfarë bazohet ky vendim i Juaj?

Osmani: Vendimi im bazohet në qëllimin për të ndryshuar gjendjen e përgjithshme të shqiptarëve dhe qytetarëve në Maqedoni. LSDM-në e zgjodha për shkak të joseriozitetit, josinqeritetit dhe mashtrimeve të partive me prefils shqiptar. Tek partitë në pushtet kishte mito dhe korupsion, ndërsa tek ato në opozitë pa pjekuri dhe jo sinqeritet. Me një fjalë partitë shqiptare në opozitë vetëm deshën të bëhen si ato në pushtet dhe asgjë më ndryshe. Unë pash tek LSDM një projekt për koncept qytetar që funksionon me sukses në vendin ku unë kisha migruar dhe vendosa të kontriboj që atë sistem të jetës ta sjell këtu.

Nëse dihet fakti që një numër i madh i shqiptarëve votuan LSDM mendoni se me këtë kanë dëshmuar pjekuri politike në momente esenciale për Maqedoninë?

Osmani: Po. Me votat e tyre elektorati shqiptar u tregua më i pjekur dhe më i sinqertë sesa përfaqësuesit e deritanishëm politik të shqiptarëve. Votuesit dënuan krimin dhe keqpërdorimin dhe na dhanë neve të tjerëve trajektoren kah duhet të lëvizim. Ata na thanë: ne duam koncept qytetar dhe ekonomi stabile!

Partitë shqiptare, në veçanti Lëvizja Besa e cila është e përçarë në dy krahë dhe Aleanca për Shqiptarët që u largua nga kabineti qeveritare, mendoni që zhvillojnë politikë të mirëfilltë në dobi të shqiptarëve por dhe të qytetarëve të Maqedonisë në përgjithësi?

Osmani:E thash edhe në përgjigjen e parë. Dy partitë shqiptare fillimisht dëshmuan papjekuri dhe naivitet. Ndërsa me veprimet e fundit po tregojnë se vetëm duan ta zëvendësojnë partinë shqiptare në pushtet. Analizoni betejat që zhvillohen në opozitë. Besa u përça për një post kryetari dhe Aleanca braktisi Qeverinë për një post ministri. Dhe ende duhet të mendojmë se këta dy parti do të punojnë për shqiptarët ose qytetarët e tjerë?

Në prag të reformave kruciale që KE kërkon nga Maqedonia, ka zëra që flasin se kryeministri dhe lideri socialdemokrat Zaev është në bisedime pikërisht me liderët e partive të lartëpërmendura shqiptare për formimin e një shumice të re dhe më stabile parlamentare, mendoni që më në fund çështja me shumicë jostabile parlamentare më në fund do të zgjidhet?

Osmani: Ka kohë që shumica dhe stabiliteti janë siguruar. Partitë shqiptare duhet të zgjedhin nëse do të mbështesin reformat dhe integrimet apo regresin dhe izolimin. Partitë me prefiks shqiptar mund vetëm të marin leksione se si punohet dhe veprohet. Ata tani kanë mundësinë që të shpëtojnë ndonjë votë të mbetur sepse siç kanë vepruar deri më tani, të gjithë votuesit e tyre do të vijnë me ne. Besoni që për çdo ditë në LSDM vijnë shqiptarë të dëshpëruar edhe më keq nga opozita sesa kanë qenë të dëshpëruar nga BDI dhe PDSH.

Partia opozitare maqedonase VMRO – DPMNE nga ana tjetër fuqimisht qëndron në vendimin se në Kuvend do të merr pjesë vetëm kur do të bisedohet për ligjin e gjuhëve por jo edhe kur do të ketë nevojë për ligjet e reformave që kërkojnë 2/3 të votave, ku e shihni zgjidhjen?Osmani: VMRO-DPMNE e pagoi çmimin e izolimit dhe destruktivitetit. Tani ju mbetet atyre të vlerësojnë nëse do të vazhdojnë kështu dhe të zhduken ose do të marin kthesën dhe të stabilizohen. Unë jam i bindur që do të reflektojnë kur të afrohet koha e reformave. Neve na nevojitet një opozitë serioze dhe stabile dhe nuk do doja të zhduket opozita krejtësisht. Ata e panë çdo të thotë të shkosh kundër botës dhe veçanërisht kundër perëndimit. Le të zgjedhin tani kur gjithçka është e qartë dhe në tavolinë. Por jam i bindur se VMRO me dy duar do ti votojë reformat që nevojiten. Nëse nuk e bëjnë këtë si parti atëherë ka shumë individ që do ta bëjnë pa dëgjuar urdhërat e partisë.

Blerim Ismaili

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top