Kuqezinjtë koleksionojnë fitoren e shtatë në 12-të ndeshje kampionale dhe vazhdojnë ndjekjen e pozitës së parë në renditje. Izair Emini dhe Ennur Totre shënuan golat në triumfin 2:0 në fushë të Bellasicës, duke sjellë fitoren e tretë me rradhë në kampionat.
“Tre fitore një pas një dhe kjo është shenjë e mirë për ekipin tonë dhe motiv që edhe në ndeshjet e ardhshme të luajmë në këtë ritëm dhe të vazhdojmë me fitore. Sa i përket ndeshjes së sotme mendoj se fituam me meritë, menaxhuam lojën mirë brenda 90-të minutave. Pas kartonit të kuq të kundërshtarit patëm edhe disa raste shënimi, por megjithatë jemi të kënaqur me tre pikët dhe përgëzoj lojtarët për fitoren“, komentoi pas ndeshjes trajneri Qatip Osmani.
Sipas teknikut kuqezi vendimtare për triumfin e sotëm ishte eksperienca e futbollistëvë për përballje të këtij lloji.

“Ndikoi përvoja e disa futbollistëve që kemi në ekip për ndeshje të këtilla dhe ata dijnë si ta menaxhojnë lojën në fushë. Edhe sot treguam se shkojmë në rezultat, në fitore dhe në këtë drejtim ndeshjen e menaxhuam shkëlqyeshëm“, tha Osmani që shton se tashmë skuadra duhet të punojë në ruajtje të kontuinitetit dhe freskisë gjatë orarit të ngjeshur.
“Sigurisht se kontuiniteti i nevojitet çdo ekipi, pra rezultatet pozitive. Mirëpo në këtë moment është shumë e rëndësishme është të menaxhojmë freskimin e ekipit me një apo dy lojtarë në çdo ndeshje kur kemi orar të ngjeshur me ndeshje çdo fundjavë dhe mesjavë”, përfundoi trajneri kuqezi, Qatip Osmani.

Loading...