Osmani premton ditë të mira për diasporën

Koordinatori i LSDM-së në Kumanovë për marrëdhënie ndëretnike, Hadi Osmani, ka realizuar një takim me drejtorin e Agjencisë për mërgatën, Nikolla Shalvarinov. Në këtë takim ku ka marrë pjesë edhe Faton Asani drejtor te Agjencia për mallra të konfiskuara, është hartuar strategji për afim të diasporës me vendlindjen.
“Në cilësinë e Koordinatorit për marrëdhënie ndëretnike në LSDM Kumanovë sot realizova takim të frytshëm me drejtorin e Agjencisë për mërgim, Nikolla Shalvarinov. U morëm vesh për hapat që duhet të marrim për të afruar shtetin me diasporën dhe diasporën me vendlindjen. U dakorduam për të realizuar vizita në diasporë dhe takime me bashkëvendësit tonë atje. Në takim mori pjesë edhe drejtori i Agjencisë për menaxhim me pasuri të konfiskuar, Faton Asani, i cili tani një kohë të gjatë është urë lidhëse mes diasporës dhe Maqedonisë”, ka shkruar Osmani pas takimit.

Loading...