Maqedoni

Osmani: Presim vazhdimin e përkrahjes nga Republika e Çekisë në integrimet evropiane

osmani-ceska-1170x728-780x439

Bashkëpunimi dypalësh mes dy vendeve, për procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë si dhe mbështetja e Çekisë për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor ishin temat e bisedimeve të takimit të sotëm në Shkup midis zëvendëskryetarit të Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ambasadorit të Republikës së Çekisë, Miroslav Toman.

Bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve, informojnë nga SÇE, nga ana e dy bashkëbiseduesve u vlerësua si solide, ku u theksuan edhe fushat në të cilat e njëjta do të thellohet.

Lidhur me procesin euro-atlantik të Maqedonisë. Osmani shprehu kënaqësi nga mbështetja e deritanishme për euro integrimin e vendit nga ana e Çekisë, si në kuadër të Bashkimit Evropian, ashtu edhe në kuadër të vendeve të grupit të Vishegradit. Osmani ia prezantoi Planin 3-6-9 ambasadorit Toman, dhe angazhimin e Qeverisë për realizimin e plotë të të gjitha rekomandimeve, kërkesave dhe vërejtjeve nga ana e miqve evropian. Plani 3-6-9 paraqet tërësi unike të tre pjesëve të tij dhe në të janë implementuar të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet relevante të cilat janë shënuar si pengesë për integrimet tona euro-atlantike.

“Kemi afate të shkurta, koha është faktor serioz, por Qeveria dhe institucionet tjera fuqishëm janë angazhuar në reformat dhe në kohë do të realizojnë rezultatet e premtuara”, theksoi Osmani.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top