Osmani: Urime Shkupit, rezultati është pak i lartë!

Renova ka përjetuar humbje të thellë në Çair nga Shkupi me rezultat 3-0. Trajneri i skuadrës tetovare, Qatip Osmani i uron fitoren ekipit vendas, duke shtuar se lojtarët e tij nuk shfrytëzuan rastet e krijuara, prandaj pësuan me rezultat të thellë.

“Urime Shkupit për fitoren. Mendoj se ky rezultat është pak i lartë, duke pasur parasysh zhvillimet në fushë. U përsërit ligji i pashkruar në futboll: Nëse nuk shfrytëzon rastet dënohesh. Megjithatë, fitorja është e merituar e Shkupit”, deklaroi trajneri Osmani. Pas kësaj humbje xhepcishtasit gjenden në vendin e gjashtë me 16 pikë./lajm

Loading...