Sport

Osmani:Daçia, ekip për respekt, por Shkëndija ka kualitet për në raundin e dytë (VIDEO)

Qatip-Osmani-uel-draw-reaction-1024x682

Trajneri Qatip Osmani ka folur pas shorit të eliminatoreve të Liga Evropës, që për kundërshtar të parë të “kuqezinjëve” përcaktoi Daçian nga Moldavia. Duke respektuar kundërshtarin Osmani beson se Shkëndija do të japë më të mirën në kërkim të avansimit në raundin e dytë ku do të përballeshin me fituesin e duelti ndërmjet Connah’s Quay Nomads nga Uellsi dhe Helsinkit të Finlandës.

“E kemi thënë mes veti se shorti është punë fati, por në Liga Evropa mendoj se nuk ka ekip që duhet të nënçmohet. Daçia është ekip për respekt, mirëpo unë mendoj se Shkëndija ka kualitet për të kaluar në raundin e dytë”, u shpreh shkurtë trajneri Qatip Osmani, që nuk preferon të flasë shumë para se të analizojë mirë kundërshtarin.

To Top