Shkëndija e Tetovës, të martën, në stadiumin “Filipii Dytë” (ora 20:15) në Shkup do të pres kampionin e Moldavisë, Sheriff Tiraspol, në kuadrin e ndeshjes së parë të turit të dytë eliminator në Ligën e kampionëve europian.

Trajneri i kuqezinjve, Qatip Osmani, deklaroi se vetbesimi pas humbjes nga TNS është kthyer dhe me padurim e presin ndeshjen me Sheriff-in.

“Pas humbjes nga TNS vetbeskimi kishte humbur. Dhe, kjo u pa që në stërvitjen e parë pas ndeshjes. Këtyre ditëve kemi punuar të rikthejmë vetbesimin, dhe mendoj se Shkëndija është gati për ndeshjen e ardhshme. E kemi analizuar ekipin moldav. Konstatimi ynë është se Sheriff është ekip kualitativ, bëhet fjalë për skuadër që dinë të luaj futboll, por besoj se Shkëndija do të përpiqet ta kaloj Sheriffin. Filozofia jonë është që të dominojmë me lojë, të jemi ne ata që marrim iniciativë dhe sigurisht këtë do të bëjmë”, tha Osmani, i cili njoftoi se në vend të Radeskit do të aktiivizohet Remzifaik Selmani.

Loading...