Osmani:E merituam kurorën e dyfishtë

Shkëndija fitoi kupën ndaj Pelisterit me rezultat 3-0, në finale e zhvilluar në stadiumin “Mlladost” të Strumicës. Trajneri Qatip Osmani ka uruar futbollistët e tij, të cilët luajtën një ndeshje në kushte të pabesueshme me shi, dhe erdhëm deri te triumfi.

“Urime të gjithë të punësuarve në klub për kurorën e dyfsihtë. Mendoj se kjo është e meritueshme. Gjatë tërë kampionatit, por edhe në kupë, ishim në nivel të lartë dhe uroj që Pelisteri të kthehet sa më shpejtë në Ligën e parë. Goli i parë ishte vendimtar, ndërsa koha me shi e prishi bukurinë e kësaj paraqitje futbollistike”, tha Osmani.

Loading...